Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Drejtoresha që grabiti 700 mijë euro, hyri 340 herë në kazino bashkë me të shoqin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Drejtoresha që grabiti 700 mijë euro, hyri 340 herë në kazino bashkë me të shoqin
Uncategorized

Drejtoresha që grabiti 700 mijë euro, hyri 340 herë në kazino bashkë me të shoqin

Published: July 19, 2026
Shpërndaje

Seanca gjyqësore për caktimin e masave të sigurisë ndaj tri të dyshuarave në çështjen e mungesës së 69 milionë lekëve në filialin e Postës Shqiptare në Durrës u shoqërua me debate të forta mes prokurorisë dhe mbrojtjes.

Sipas organit të akuzës, shuma monetare është tërhequr nga arka qendrore gjatë muajve prill dhe maj përmes veprimeve kontabël të kryera në kundërshtim me procedurat, pa u regjistruar si hyrje në degët e Shijakut dhe Krujës.

Prokuroria ngriti dyshime edhe për përdorimin e mandatpagesave të falsifikuara, duke akuzuar ish-drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, për përvetësimin e shumës.

- Publicitet -

Një nga elementët e paraqitur nga akuza ishte edhe frekuentimi i kazinove nga Mataj dhe bashkëshorti i saj. Sipas prokurorisë, ish-drejtoresha rezulton të ketë hyrë 340 herë në kazino, përfshirë edhe gjatë periudhës kur dyshohet se janë zhdukur fondet.

Për këtë janë administruar edhe pamje filmike të hyrje-daljeve në dy kazino në Tiranë. Mbrojtja e konsideroi këtë provë si cenim të jetës private dhe argumentoi se frekuentimi i kazinove nuk ka lidhje me çështjen penale.

Avokatët e Matajt kërkuan një masë më të lehtë sigurie, duke theksuar se ajo është nënë e gjashtë fëmijëve dhe nuk paraqet rrezik për t’iu shmangur drejtësisë.

Ata kundërshtuan gjithashtu pretendimin se ajo ishte larguar nga vendi për të shmangur hetimin, duke sqaruar se hyrja në Shqipëri ishte bërë nga Morina, pikë kufitare që nuk pasqyrohet në sistemin TIMS sipas marrëveshjeve me Kosovën.

Në mbrojtje u paraqitën edhe dokumente që, sipas avokatëve, provojnë se Mataj kishte sinjalizuar prej muajsh parregullsi në sektorin e financës, kishte kërkuar kontrolle dhe masa disiplinore ndaj punonjëseve përgjegjëse, si dhe kishte informuar vazhdimisht Drejtorinë e Përgjithshme të Postës.

Nga ana tjetër, ish-shefja e financës Valbona Duni deklaroi se fondet janë marrë nga zyra e saj nga drejtoresha dhe nuk janë rikthyer, ndërsa arkëtarja Paola Dana mohoi të ketë përfituar para, duke deklaruar se çdo veprim në filial kryhej vetëm me urdhrin e drejtoreshës.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi masën “arrest në burg” për Elisabeta Matajn, ndërsa ndaj Valbona Dunit dhe Paola Danës caktoi masën “arrest në shtëpi”.

Për ngjarjen janë depozituar tre kallëzime penale: një nga Posta Shqiptare ndaj të trijave, një nga Valbona Duni ndaj Elisabeta Matajt dhe një nga vetë Mataj ndaj Dunit dhe Danës. Prokuroria pritet t’i bashkojë ato në një procedim të vetëm hetimor.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Fakir Fukaraja says:
    July 19, 2026 at 5:31 pm

    A e dini ju se te gjithe keta bixhozcinj, qe nga kryetaret e bashkive,drejtore e shefa digasteresh e deri tek Arben Ahmetaj, i zgjedh dhe i ve me doren e tij Mbreti Edi Rama. Dhe ne fund ben te paditurin se “hane dardhe e kumbulla” pas shpines s etij. Sikur jane bere shume keta qe po vjedhin pa dijenine e tij….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?