Kosova bleu mijëra dronë Skydagger dhe Bayraktar nga Turqia, duke përforcuar kapacitetet mbrojtëse. Serbia reagoi furishëm, ndërsa Kosova tha se do të vazhdojë ta modernizojë armatimin. Ekspertët vlerësojnë se dronët turq ndryshojnë mënyrën e mbrojtjes, duke shërbyer si mjet parandalues dhe për shënjestrim të saktë.
Në një rajon ku siguria është e brishtë, çdo blerje armësh përmban më shumë sesa kapacitete teknike – ajo bart edhe mesazhe politike. Kështu ndodhi edhe me blerjen e fundit të mijëra dronëve turq nga Kosova, e cila shkaktoi reagime të furishme në Serbi. Presidenti Aleksandar Vuçiq u shpreh “i tmerruar me sjelljen e shtetit turk” dhe e akuzoi atë se “ëndërron ringjalljen e Perandorisë Osmane”.
Përkundër përpjekjeve, Radio Evropa e Lirë nuk arriti të marrë ndonjë reagim nga Ankaraja, por për ekspertët e mbrojtjes, zemërimi lidhet me efektin e drejtpërdrejtë të dronëve.
“Në thelb, ata rrisin koston e çdo operacioni ushtarak kundër Kosovës. Nga përvojat e ushtrive në terren, shohim se dronët kanë aftësinë t’u shkaktojnë [forcave armike] shpenzime të mëdha”, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë Caglar Kurc, ekspert në industrinë e mbrojtjes nga Universiteti Abdullah Gül në Ankara.
Kosova e prezantoi blerjen si hap drejt përforcimit të kapaciteteve mbrojtëse, ndërsa NATO-ja paralajmëroi se çdo veprim ajror duhet të koordinohet me misionin e saj në Kosovë, KFOR. Ky mision mbikëqyr hapësirën e ulët ajrore të vendit, e cila së fundmi është shkelur nga dronë të dyshuar të Serbisë, sipas autoriteteve në Kosovë.
Dy vendet janë duke ashpërsuar retorikën dita-ditës, me akuza të ndërsjella për provokime dhe shkelje të sigurisë rajonale. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kritikoi reagimin e Vuçiqit ndaj Turqisë dhe afrimin e tij me Rusinë, Kinën dhe Iranin, duke theksuar se Kosova do të vazhdojë të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse.
“Ne do të vazhdojmë t’i forcojmë lidhjet me aleatët e NATO-s, duke modernizuar aftësitë tona mbrojtëse bazuar në standardet e NATO-s, duke siguruar paqe dhe stabilitet për njerëzit tanë dhe duke kontribuar në mënyrë aktive në sigurinë kolektive”, shkroi Osmani në X.
Kapacitetet mbrojtëse të Kosovës mbeten kryesisht të panjohura, pasi shumë nga të dhënat janë të klasifikuara. Megjithatë, nga informacionet e bëra publike këtë muaj dihet se Kosova ka blerë mijëra dronë kamikazë Skydagger nga Turqia, ndërsa, dy vjet më parë, nga ky vend ka pranuar edhe një flotë të dronëve Bayraktar – të njohur për përdorimin e tyre në disa prej konflikteve më të mëdha të dekadës së fundit.
Kurc shpjegon se këta dronë turq janë të aftë për një gamë misionesh: të shkatërrojnë sistemet e mbrojtjes ajrore, të sulmojnë pas vijave të armikut, të shënjestrojnë zinxhirët logjistikë, si dhe të mbledhin informacione të inteligjencës.
“Droni Bayraktar TB2, për shembull, është më i lirë krahasuar me dronët amerikanë. Ofron shikim të papenguar, vendoset lehtë dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në fushëbetejë gjatë një lufte konvencionale”, thotë ai.
Sitki Egeli, analist i studimeve ushtarake dhe profesor në Universitetin e Izmirit, thotë se dronët i japin Kosovës një dimension të ri mbrojtës dhe shërbejnë si mjet parandalues ndaj kërcënimeve të mundshme. Ai thekson se këto pajisje kanë revolucionarizuar mënyrën e mbikëqyrjes, shënjestrimit dhe kryerjes së sulmeve, ndërsa ndikimi i tyre, sipas tij, është tashmë i pakthyeshëm – ashtu si dikur ndikimi i artilerisë.
“Kur ta kuptojnë se si dronët i ndryshojnë rregullat e lojës, të gjithë do t’i përvetësojnë. Nëse jo tash, brenda tre, pesë ose dhjetë vjetësh. Është vetëm çështje kohe kur dronët do të bëhen pjesë integrale e të gjitha ushtrive. Unë e kujtoj kohën kur kanë qenë 40 ose 50 vende të pajisura me dronë, por pas pushtimit rus të Ukrainës, numri i tyre është rritur – mund të jetë dyfishuar ose trefishuar”, thotë Egeli për Exposenë.
Sipas raporteve të Kombeve të Bashkuara, të cituara nga BBC dhe The New York Times, sot 118 shtete posedojnë dronë ushtarakë – bashkë me 65 aktorë joshtetërorë.
Përdorimi i dronëve nuk është i ri. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjermanët përdorën anije me eksploziv, të telekomanduara përmes radios, për të sulmuar flotën në Normandi. Në dekadat që pasuan, dronët shërbyen kryesisht për zbulim, deri pas sulmeve të 11 shtatorit, kur u armatosën dhe u shndërruan në mjete thelbësore të fushëbetejës.
John Arquilla, profesor i Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare Detare në SHBA, pajtohet se dronët kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si zhvillohen luftërat. Ai përmend fushatën amerikane në Afganistan dhe konfliktin në Ukrainë, ku përdorimi i dronëve turq ka pasur ndikim të dukshëm në fushëbetejë.
“Droni funksionon si një shumëfishues i forcës. Ukrainasit, për shembull, janë shumë më pak në numër se forcat ruse, por dronët u ndihmojnë të barazohen në fushëbetejë dhe u mundësojnë – sidomos kur janë në pozita mbrojtëse taktike – të pengojnë shumicën e sulmeve ruse. Ndaj, për vendet e vogla, përmirësimi i mbrojtjes me dronë është ndoshta një ide shumë, shumë e mirë”, thotë Arquilla për Exposenë.
Kosova ka një forcë të sigurisë – aktualisht prej mbi 4.000 pjesëtarësh – që është në proces të shndërrimit në ushtri. Vitin e kaluar, për mbrojtjen, Kosova ndau 162 milionë dollarë, krahasuar me Serbinë: 2.2 miliardë. Më pak se Kosova në rajon shpenzoi vetëm Mali i Zi: 143 milionë – sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve të Paqes në Stokholm.
Përveç në Ukrainë, Egeli thotë se dronët turq kanë pasur rol vendimtar edhe në konfliktet në Libi e Siri, si dhe në luftën mes Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e Nagorno-Karabahut.
“Por, bota e kuptoi dhe vlerësoi rëndësinë e këtij ndryshimi vetëm gjatë luftës Rusi-Ukrainë. Sipas mendimit tim, kjo ndodhi për shkak se shkalla e konfliktit ishte shumë më e madhe, dhe interesimi i opinionit publik ndërkombëtar ishte më i përqendruar në këtë konflikt sesa në të mëparshmit”, thotë Egeli.
Një i ashtuquajtur dron gjuetar shihet para një njësie sensorësh të lëvizshëm për zbulimin e dronëve, në Gjermani, më 8 tetor 2025. Megjithatë, jo gjithçka është e padiskutueshme. Dronët e bëjnë përdorimin e forcës më të lirë, por kur jeta e personelit nuk rrezikohet, vendimet për të sulmuar bëhen më të lehta – dhe me to rritet edhe rreziku i përshkallëzimit, thotë Arquilla.
“Mendoj se ishte jashtëzakonisht provokuese kur Ukraina goditi avionët bombardues rusë, qindra milje larg vijës së frontit. Nëse dronët fillojnë të përdoren në atë mënyrë për goditje në thellësi, rreziku që ata të shkaktojnë përshkallëzim të mëtejshëm është i konsiderueshëm”, vlerëson ai.
Si shembull, profesori Arquilla përmend se administrata e ish‑presidentit amerikan, Barack Obama, përdori sulme me dronë rreth pesë herë më shumë sesa administrata e paraardhësit të tij, George W. Bush. Ai shton se shumë nga këto sisteme janë relativisht të lehta për t’u operuar dhe nuk kërkojnë trajnime shumë të gjata për pilotët.
“Mendoj se një nga aspektet më tërheqëse të dronëve është lehtësia e përdorimit të tyre. Nuk duhet të jesh pilot avionësh për t’i operuar. Në Shtetet e Bashkuara kemi vërejtur se disa nga pilotët më të mirë të dronëve janë të rinj që u pëlqen të luajnë video-lojëra. Reflekset e tyre janë të shpejta dhe kjo krijon një bazë të madhe të operatorëve të mundshëm. Kjo është edhe një prej arsyeve përse pritet që dronët të përhapen gjithnjë e më shumë”, thotë Arquilla.
Ai, megjithatë, nuk pret që dronët ta zëvendësojnë plotësisht fuqinë ajrore tradicionale. Ai parashikon një të ardhme ku do të ketë një kombinim të pilotëve njerëzorë, aeroplanëve të kontrolluar nga distanca dhe dronëve plotësisht autonomë.
Mbështetja vetëm në dronë, sipas tij, do të ishte e rrezikshme, pasi ata mund të jenë të ndjeshëm ndaj ndërhyrjeve elektronike ose kundërmasave të tjera. Muajin e kaluar, Kosova pranoi edhe disa dronë të blerë nga Shtetet e Bashkuara, me rreze veprimi deri në 60 kilometra. Në inventarin e tij, vendi ka kryesisht armë nga SHBA-ja, Turqia dhe Gjermania.
Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes konfirmuan më herët për Radion Evropa e Lirë se “të gjitha armët e blera nga Kosova në katër vjetët e fundit, janë sipas standardeve të NATO-s” – aleancës ku vendi synon të anëtarësohet. Ata, gjithashtu, njoftuan planet për të blerë më tej armatime nga SHBA-ja, në bashkëpunim me Shqipërinë dhe Kroacinë. Vuçiq, edhe atëherë, reagoi me zemërim – ai e quajti këtë një garë armatimi dhe u zotua se vendi i tij do të mbrohet kundër çdo agresioni të mundshëm.
E gjithë kjo situatë reflekton edhe zhvillimet më të gjera rajonale, ku NATO-ja dhe Bashkimi Evropian po ndërtojnë një “mur për dronët” për të mbrojtur vendet anëtare nga inkursionet ajrore.
Siç thekson profesori Arquilla, dronët po bëhen pjesë e përhershme e luftës moderne. Shembulli i Ukrainës, sipas tij, ka frymëzuar vende si Tajvani për të krijuar forca dronësh, si mjet për të detektuar dhe penguar çdo flotë të mundshme pushtuese.
—-
Autorja e këtij artikulli Valona Tela është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë dhe autore e magazinës së përjavshme televizive ‘Expose’.

CIRK ATDHETAR. Ne kohen e “clirimit” te Kosoves, Kurtin e keni ne video qe thote se nuk do te kap arm ne dore.
Jeni gati te vriteni per “clirime” dhe “bashkime” dhe “demokraci” te tjera?
Ajo opozita LDK, PDK, AAK ka reaguar valle fuqishem njelloj si Serbia kunder ketyre Droneve qe do ndryshojne lojen ne Kosove?…Jo per gje por se ka qene e eshte ne nje linje e ne krah me Listen Serbe (Serbska Lista) kunder Vetvendosjes.
Ik o koqe… Ximo hesapi aq i thote mendja
Presidenti Aleksandar Vuçiq u shpreh “i tmerruar me sjelljen e shtetit turk” dhe e akuzoi atë se “ëndërron ringjalljen e Perandorisë Osmane”.
Harruan te pyesin kete 🤮💩🤮
Jam i mallengjyer me qendrimin PER NDER ARM te shtetarit te madh te Kombit,Albin Kurti perpara Droneve turq.
Armatimi i Kosoves eshte Detyre Imperative per te mbrojtur kufijte e shenjte te Atdheut.
Perpara per konsolidimin e Shtetit te Kosoves! Shteti Kosoves te Hape numur llogarie.Cdo shqiptar e ka detyre patriotike te kontribuaje sipas takatit per Armatimin e Kosoves.
Ne ketu i muarem 6 drone dhurate,qe na i fali Bajraktari me ceremoni.3 i derguam ne Ukraine.2 i kemi per te ruajtur turistet mos na humbasin dhe 1 per te vaditur arat me gjethe.
Eshte Kosova qe duhet armatosur si Izraeli zotni Daj Sami!
Të dhjefsha atdhetarin e bythës o demo mavria . Armatimi i Kosovës është mbrojtje e Atdheut ? Atdheu im Shqipëria nuk ka asnjë kanosje të huaj është antare e Natos kujt i plasi kari për Albinin dhe Kosovën .
Sërbija me një pështymë e bën mut Kosovën .
Gjynah i shkreti demo , siç thotë dhe vetë , na qënka emocionuar e iu mbushën sytë me lot , kur pa spurdhiakun Kurti , që qëndronte gatitu para dronëve turq .
O pika plakut , që i ka ngrënë mendtë fare .
Po o tellall po, aty fli ti, te NATO. Nuk behet buke me miell hua ka thene populli. NATO nuk di ku ka koken, si tia thote truri Trapit. Neser vjen nje trap tjeter ne Amerike edhe …
Kush qesh me këta dronët mjafton të shikojë vidjot se ca nami po bëjnë në Ukrainë këta lloj dronesh. Ushtarët e këmbësorisë dhe ata që ngasin mjete jo të blinduara e kan pisk punën kur hasin ndonjë nga këta drona. Se ta bie droni bombën të koka. Se janë të vegjël 15 cm, dhe të karikuar me një granatë ose eksploziv që shpërthejnë gjatë kontaktit dhe me telekamera që e lejon operatorin e dronit që me një joystick ta komandoje qe nga shtëpia e tij. Bëjnë cik për të qeshur videot me ushtaret e shkret qe rrotullohem rreth vetes duke qëlluar me automatik në drejtim të Dronit pa e zënë dot, kurse operatori pret sa ushtarit ti mbarojnë fishekët dhe pastaj ja lëshon dronin kokës. Një dron 50-100 dollarë për një jetë
Po mire o tellall bytha,kaq shume jeni ju minoritaret?
Demo
Kosova Eshte shtet me vete
Shqiperia gjithashtu
Mos bej lemsh
Të betohem o demo jam shqiptar 22 karad e nuk më ligdh asgjë as me minoritarët e ca më pak me koqevarët vetëm me Shqipërinë .
Kjo do jete e ekipit te agitpropit te ramavicit me jashte. Rrogat i paguan te majme ramavici, fonde per te vjedhur e borxhe ne kurriz te kombit, gjenden kollaj aty ku esht ulur, me force.
Shqiptarja e re ne Ceki shkruan kundra gjysmes (me te mire) te Kombit Shqiptar, ne media nderkombtare!
Nuk ka problem per to kur Vucic blen duzine aeroplane luftarake franceze, armatime nga Erdogan, e sa ti doje bytha nga Kina e Rusia. Ndersa Kosova u dashka te luftoje me hunj.
Rrace e ndyre pa moral, ramovicit si gjender fundi pusit te tij te urrejtjes antishqiptare.