Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Duam 100 deputetë”, PS kërkon të ulet në tryezë me Berishën, për të ndryshuar Kushtetutën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Duam 100 deputetë”, PS kërkon të ulet në tryezë me Berishën, për të ndryshuar Kushtetutën
Lajmi i funditPolitike

“Duam 100 deputetë”, PS kërkon të ulet në tryezë me Berishën, për të ndryshuar Kushtetutën

Published: April 22, 2026
Shpërndaje

Një ditë pasi Sali Berisha pranoi se partitë e opozitës po punojnë për një qëndrim të unifikuar për ndryshimin e sistemit zgjedhor në proporcional kombëtar me lista të hapura, ka ardhur reagimi i mazhorancës. Në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Elda Menga, bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri deklaroi se PS është e gatshme të ulet në negociata politike.

Sipas tij, propozimi i opozitës prek ligjin themeltar të shtetit, ndaj është e udhës që të dyja palët të bien dakord qe të ulen dhe të rishikojnë Kushtetutën nëpërmjet një Komisioni të Reformës Kushtetuese, me kushtin qe ai të prekë jo vetëm çështjen e sistemin zgjedhor, siç kërkon PD, por edhe uljen e numrit të deputetëve, propozim i bërë nga socialistët.

Një ditë më parë Sali Berisha pranoi se partitë e opozitës po punojnë për një qëndrim të unifikuar për kodin e ri zgjedhor. Kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor në proporcional kombëtar me lista të hapura. Cili është qëndrimi i Partisë Socialiste?

- Publicitet -

Damian Gjiknuri: Duhet theksuar së pari se reforma zgjedhore bazohet te rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe, siç e dini, për sistemin zgjedhor s’ka rekomandim. Kjo do të thotë se s’ka një sugjerim apo recetë të caktuar për çështjen e reformimit të sistemit elektoral.

Megjithatë, pasi dëgjova publikisht (pasi nuk e kam parë konkretisht se cili është propozimi i tyre) por dëgjova një qëndrim të ri politik që një pjesë e opozitës do të unifikojë pozicionin e saj nëpërmjet paraqitjes së një propozimi për sistem proporcional kombëtar, them se sistemi zgjedhor është një çështje e përcaktuar në Kushtetutë.

Pra, nëse ne do të shkojmë drejt ndryshimit të sistemit zgjedhor, do të duhet të prekim Kushtetutën, pasi aty është përcaktuar qartë edhe sistemi zgjedhor që kemi në fuqi. Në këto kushte, mendoj se është e udhës, siç edhe PS, meqë kjo është çështje vullneti dhe dëshire, pra s’ka një rekomandim,  atëherë edhe PS ka pasur një propozim publik për rishikimin e numrit të deputetëve.

Është e udhës që të dyja palët të bien dakord të ulen dhe të rishikojnë Kushtetutën nëpërmjet një Komisioni të Reformës Kushtetuese, që prek çështjen e formimit të Kuvendit, numrit të mandateve dhe njëkohësisht edhe çështjen e sistemit zgjedhor, e cila patjetër duhet të konsiderohet, çdo lloj propozimi, për t’u shqyrtuar nga të gjitha palët që do të jenë pjesë e këtij komisioni.

Pra, po ftoni opozitën në negociata për ndryshime kushtetuese?

Damian Gjiknuri: Çdo ndryshim në sistemin zgjedhor kërkon ndryshim në Kushtetutë. Do të thotë që ne pranojmë të ulemi ta shqyrtojmë, duke marrë në konsideratë edhe propozimet tona, se në fund të fundit edhe mazhoranca ka të drejta të barabarta. Kjo është çështje e sovranitetit politik dhe, siç thashë, është dëshirë e forcave kryesore politike.

Nëse ata do të duan ndryshim të sistemit zgjedhor dhe kanë dalë me këtë propozim që kërkon prekjen e Kushtetutës, edhe ne mendojmë se ka ardhur momenti të ngrihet një komision ku të shqyrtohet edhe propozimi ynë për uljen e numrit të mandateve në Kuvend, dhe patjetër gjithçka tjetër që lidhet me gjithë atë superstrukturë kushtetuese që ka vendi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • TemO says:
    April 22, 2026 at 3:18 pm

    Mos o DITA me keto habere akshami…PS kerkon te ulet ne tryeze me Saliun?
    Nga kjo do ti bjere damllaja ndonje Kapterri ne Corrush te Mallakastres.

    Reply
  • Remo says:
    April 22, 2026 at 3:56 pm

    Ate emer Damian, ashtu si mbiemrin Gjiknuri,
    nuk e meriton o hundederr. Kujdesu t’i besh sherbimet Valiut te Surrelit derisa te te vije dita qe SPAK te te hedhe kekurat…dite me pare, vete Valiu qe vetem callma i mungon ne koke, te akuzoi si “poliagjent” qe rregjistron bisedat brenda shpelles se pirateve, si ka mundesi qe sot, jep intervista si “bashkekryetar”me ate anadollakun e Librazhdit, ate kokecepin e Rrajave, per ndryshime kushtetuese me ate Saliun qe gjoja po u “helmon” me molotov?! He kurve, po beni teatrin e radhes, ate qe bute bute beni naten kur si cakenj shyqeni ate vend te mjere, dhe diten “ziheni” per pickat e semave tuaja. Eshte marreveshje si ajo e 2008-es, o maskarenj, gjoja se ulni numerin e debileve me karton ne dore per t’i kursyer popullit disa milione euro kur i zhvatni si hiena miliarda. Po atje, edhe 50 deputete te jene, Zegjine tallava, Balluke Injorante e kusare, Gaz Bardh e zi, Mehdi e Mul Noker do zgjidhen derisa vendosni ju e jo populli o vegel e poshter, por ka shume me shume se kaq nga kjo pacavure, ashtu si fitira jote e ndyre

    Reply
  • Ana says:
    April 22, 2026 at 4:07 pm

    Eshte me mire te mos bejne gje tjeter vecse te largohen,sepse ne thelb te dy kane rene,njeri me kohe sic vertetohet ne cdo pale zgjedhje,ndersa tjetri kater muaj me pas,kur ne vend te mbronte drejtesine dhe interesat e vendit qendroi me krenari dhe vendosmeri krah zevendkryeministres se pandehur.Cdo gje tjeter per ta nuk ka te ardhme,fundi i secilit parashkruhet nga rrugetimi dhe veprimet e tij.

    Reply
  • Liria says:
    April 22, 2026 at 4:14 pm

    Me bajraktarin shekullor Salih Berisha nuk ka zgjidhje per procesin zgjedhor, ka vetem largimin e tij nga Politika Demokratike.

    Reply
  • Bruno says:
    April 22, 2026 at 5:31 pm

    Strukturat tuaja,si ajo e ps,e strukturat e pd,sjane gje tjeter,vecse struktura mashtruese,.U bene plote 34 vjete,nga te dy partite,qe degjojme e shikojme,rrena mashtrime,e dhunime per popullin mjeran e fukara.

    Reply
  • A.N says:
    April 22, 2026 at 5:52 pm

    Ndryshimi i sistemit zgjedhor është më se i domosfoshëm që shqiptarët të thonë vertetë fjalën e tyre në votime. Por për të vendosur këtë sistem të ri, duhet të përjashtohen Rama dhe Berisha të cilët kanë treguar se vetëm mund ta shkatërojnë dhe deformojnë atë për interesa të tyre. Një grup juristësh të pavarur
    mund të japin një zgjidhje të gjithpëlqyer për shqiptarët dhe jo “komisione bipartizan” me dështakë të provuar.

    Reply
    • Ethem Lalaj says:
      April 23, 2026 at 9:59 am

      VO:
      -SALIU PO KËRKON LISTA TË HAPURA,POR TË GJITHË EMRAT NË LISTË DO TË MARRIN VULËN E TIJ..!
      -AI NUK PO THOT ABROGIMIN E LIGJIT 2008 TË DIKTUAR VETË E.RAMËS,PËR TU BËR URDHËRVRASËS DHE NË 35 VJET NË JRYE TË PD,DUKE MOS ZBATUAR AS STATUTIN E PD,TË BËR VETË,PËR TË LARGUAR L.BASHËN 7×7=42.!
      -KJO BËHET NGA NON GRATA PËR TU BËR QEJFIN 120 P.VOGLA,PËR TI FUTUR NË Vagon,POR ATO KAN VDEKUR..U KA NGELUR ÇELSI DERËS NË DORË..DHE VETË PD NUK KA FITUAR QË NGA ZGJEDHJET E DYTA QË NË KORRIK 1992..99 % DHE 13 HERË RADHAZI.!
      -Non Grata e di se ndryshimet Kushtetuese duhet të kalojnë Malin e Tomorrit(maxhorancën),e cila nuk i pranon listat e hapura si vetë Non Grata..dhe që të dy..do ZEROJNË P.VOGLA,PASI ATO NUK BASHKOHEN,DUAN DEJCILI TË BËHET K.MINISTËR,SIKURESE NË KOSOVË,QË TË GJITHA DUAN PRESIDENTIN,SI PRETEKS PËR TË HEDHUR NË KOSH ALIBININ..MIKUN E NON GRATËS..TË DY TË PAPRANUESHËM NGA SHBA,BE,ANGLIA,NDAJ JANË KTHYER NË FATKEQSI KOMBI SHQIPËRI KOSOVË.!
      DHE,JO MË KOTË,THUHET SE RREZIKU I KOMBIT SHQIPËTAR VJEN NGA VETË SHQIPËTARËT..
      …DHE SHQIPËTARËT NUK DINË TË BËJNË SHTET LIGJOR.! NDAJ BOTA TALLET ME NE.!
      KJO ISHTE DEMO-DE-MOKRACIA QË NA OFROJË PERËNDIMI KAPITALIST..NJERIU PËR NJERIUN UJK.!
      NDAJ,NË 2016 NË SONDAZHIN E BËRË NGA OSBE,POPULLI VOTOJË RREGJIMIN E E.HOXHËS 65 %.,PASI AI MENDONTE PËR PAKICËN..!
      DHE,PËRGJEGJSIA KRYESORE NË DEMOKRACI QËNDRON KRYESISHT TE QEVERIA DHE DREJTËSIA ..E CILA PO VEPRON NË MËNYRË SELEKTIVE,NEPOTIKE,E CILA NGA 1992-2013 NUK SEKUESTROJË PASURINË E VJEDHUR NGA QEVERIA GANGËSTERE PD(DASH),MËSËPARI TË RR.KOMBIT ME 230 MIL.$,QË U PASUA DERI SOT,PASI NGA VETINGU 85-90 % E MAGJISTEATVE TË SALIUT ’92 DOLËN NOKAUT,POR ASNJËRIT NUK JU SEKUESTRUA PASURIA MBI 250 MIL.$..PASI NJËRA DORË LANË TJETRËN TË DYJA LAJNË FYTYRËN PD+ SPAK(SALISPAK) !
      DHE,MAXHORABCA PRET TË DALI NGA KOMA SPAK,GJKKO,KLP,KLGJ..TË DRRJTUARA NGA SHEFJA ARGITA SALI BERISHA(MALLTEZI ME 60 VILA,$,€ NË EUROPË)!
      RROFTË MBRETI DEFAKTO NON GRATA 92.!
      FLM DITA

      Reply
  • Ethem Lalaj says:
    April 23, 2026 at 10:00 am

    VO:
    -SALIU PO KËRKON LISTA TË HAPURA,POR TË GJITHË EMRAT NË LISTË DO TË MARRIN VULËN E TIJ..!
    -AI NUK PO THOT ABROGIMIN E LIGJIT 2008 TË DIKTUAR VETË E.RAMËS,PËR TU BËR URDHËRVRASËS DHE NË 35 VJET NË JRYE TË PD,DUKE MOS ZBATUAR AS STATUTIN E PD,TË BËR VETË,PËR TË LARGUAR L.BASHËN 7×7=42.!
    -KJO BËHET NGA NON GRATA PËR TU BËR QEJFIN 120 P.VOGLA,PËR TI FUTUR NË Vagon,POR ATO KAN VDEKUR..U KA NGELUR ÇELSI DERËS NË DORË..DHE VETË PD NUK KA FITUAR QË NGA ZGJEDHJET E DYTA QË NË KORRIK 1992..99 % DHE 13 HERË RADHAZI.!
    -Non Grata e di se ndryshimet Kushtetuese duhet të kalojnë Malin e Tomorrit(maxhorancën),e cila nuk i pranon listat e hapura si vetë Non Grata..dhe që të dy..do ZEROJNË P.VOGLA,PASI ATO NUK BASHKOHEN,DUAN DEJCILI TË BËHET K.MINISTËR,SIKURESE NË KOSOVË,QË TË GJITHA DUAN PRESIDENTIN,SI PRETEKS PËR TË HEDHUR NË KOSH ALIBININ..MIKUN E NON GRATËS..TË DY TË PAPRANUESHËM NGA SHBA,BE,ANGLIA,NDAJ JANË KTHYER NË FATKEQSI KOMBI SHQIPËRI KOSOVË.!
    DHE,JO MË KOTË,THUHET SE RREZIKU I KOMBIT SHQIPËTAR VJEN NGA VETË SHQIPËTARËT..
    …DHE SHQIPËTARËT NUK DINË TË BËJNË SHTET LIGJOR.! NDAJ BOTA TALLET ME NE.!
    KJO ISHTE DEMO-DE-MOKRACIA QË NA OFROJË PERËNDIMI KAPITALIST..NJERIU PËR NJERIUN UJK.!
    NDAJ,NË 2016 NË SONDAZHIN E BËRË NGA OSBE,POPULLI VOTOJË RREGJIMIN E E.HOXHËS 65 %.,PASI AI MENDONTE PËR PAKICËN..!
    DHE,PËRGJEGJSIA KRYESORE NË DEMOKRACI QËNDRON KRYESISHT TE QEVERIA DHE DREJTËSIA ..E CILA PO VEPRON NË MËNYRË SELEKTIVE,NEPOTIKE,E CILA NGA 1992-2013 NUK SEKUESTROJË PASURINË E VJEDHUR NGA QEVERIA GANGËSTERE PD(DASH),MËSËPARI TË RR.KOMBIT ME 230 MIL.$,QË U PASUA DERI SOT,PASI NGA VETINGU 85-90 % E MAGJISTEATVE TË SALIUT ’92 DOLËN NOKAUT,POR ASNJËRIT NUK JU SEKUESTRUA PASURIA MBI 250 MIL.$..PASI NJËRA DORË LANË TJETRËN TË DYJA LAJNË FYTYRËN PD+ SPAK(SALISPAK) !
    DHE,MAXHORABCA PRET TË DALI NGA KOMA SPAK,GJKKO,KLP,KLGJ..TË DRRJTUARA NGA SHEFJA ARGITA SALI BERISHA(MALLTEZI ME 60 VILA,$,€ NË EUROPË)!
    RROFTË MBRETI DEFAKTO NON GRATA 92.!
    FLM DITA

    Reply
  • Tártari says:
    April 23, 2026 at 12:18 pm

    Maxhoritar i paster nga populli,.lerini listat e mbyllura. Me keto lista ju mbroni partine dhe jo popullin. Mendoj kalimin ne sistemin maxhoritar.te paster me 70 deputet!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë”, Rama reagon pas incidentit me flamurin LGBTQI+ në protestë
  • Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!
  • Gjirokastër, arrestohet pronari i pishinës ku humbi jetën 15-vjeçari
  • SPAK në Zvërnec, çfarë fshihej pas në makinacionin me tokat
  • SHBA do ofrojë viza “premium”, intervista për 10 ditë

Komentet e Fundit

  1. KTH S on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!
  2. Mutdhënësi on Ushtria amerikane sulmon Iranin, Teherani bllokon Ngushticën e Hormuzit
  3. Tellalli on SPAK në Zvërnec, çfarë fshihej pas në makinacionin me tokat
  4. Une on Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij
  5. K R on FOTO + VIDEO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?