Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dumani dhe homologët finlandezë japin detaje nga operacioni anti-drogë: U kapën 300 kg drogë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dumani dhe homologët finlandezë japin detaje nga operacioni anti-drogë: U kapën 300 kg drogë
KronikeLajmi i fundit

Dumani dhe homologët finlandezë japin detaje nga operacioni anti-drogë: U kapën 300 kg drogë

Published: June 3, 2025
Shpërndaje

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese të Finlandës, ka finalizuar një operacion të përbashkët kundër disa grupeve kriminale shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp të mbajtur në Tiranë, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, dhe përfaqësues të lartë të prokurorisë finlandeze dhanë detaje për operacionin, i cili është rezultat i një hetimi të gjatë dhe bashkëpunimi të ngushtë mes dy vendeve.

Dumani bëri me dije se janë goditur disa grupe kriminale shqiptare, të cilat kanë shtrirë aktivitetin e tyre në vendet nordike.

“Ky hetim i përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze përfaqëson një sukses të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar, duke shënuar gjithashtu krijimin e njësisë së parë hetimore të përbashkët mes dy vendeve. Hetimi konfirmon se krimi i organizuar shqiptar ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në vendet nordike, përfshirë Finlandën.Gjatë këtij operacioni janë goditur disa grupe kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike, përfshirë marijuanë dhe droga sintetike. Rezultatet janë frut i një pune të gjatë hetimore dhe bashkëpunimi të ngushtë ndërkombëtar”, tha Dumani

- Publicitet -

Detaje të tjera u dhanë edhe nga komisari për krimet në Byronë Kombëtare të Hetimit në Finlandë, i cili theksoi se hetimi dyvjeçar përfshiu arrestimin e 55 personave dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme prej 300 kg droge.

“Kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me SPAK gjatë dy viteve të fundit. Para dy vitesh, në Finlandë u zhvillua një hetim ku u arrestuan 55 shtetas. Në kuadër të këtij hetimi u sekuestruan 300 kilogramë drogë, e cila vinte nga Spanja dhe Holanda. Nga droga e sekuestruar, 170 kilogramë ishin amfetaminë, 10 kilogramë kokainë dhe pjesa tjetër 100 kg marijuanë dhe kanabis dhe disa tableta të lëndëve narkotike. Hetimi ynë zbuloi se drejtuesit kryesorë të këtij trafiku ishin shtetas shqiptarë,” deklaroi ai.

Sa i takon aksionit në Shqipëri, SPAK bëri me dije se janë arrestuar 9 nga 11 personat e dyshuar, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për kapjen e dy të tjerëve.

Gjatë operacionit brenda vendit janë sekuestruar rreth 8 automjete, telefona celularë dhe dokumente të rëndësishme, përfshirë materiale në gjuhën finlandeze, që lidhen me aktivitetin kriminal të të arrestuarve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet
  • Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave

Komentet e Fundit

  1. Otto on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  2. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Zgjohuni or mij kenetash. on Dy botë në një shesh
  4. Patriot on Një ndëshkim historik dhe mësimet që dalin prej tij: Çfarë pritet të ndodhë tani në SHBA
  5. ¿? on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?