Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dumani përpara studentëve: Duhet rikandidimi, nuk mund të humbasim prokurorët e posaçëm, është investuar shumë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dumani përpara studentëve: Duhet rikandidimi, nuk mund të humbasim prokurorët e posaçëm, është investuar shumë
KronikeLajmi i fundit

Dumani përpara studentëve: Duhet rikandidimi, nuk mund të humbasim prokurorët e posaçëm, është investuar shumë

Published: December 12, 2025
Shpërndaje

Më 18 dhjetor, Altin Dumani mbyll ‘kapitullin’ në krye të Prokurorisë së Posaçme, për t’i lënë stafetën Klodian Brahos i cili u zgjodh kryeprokuror vetëm një ditë më parë me 7 votat e KLP-së.

Në një bashkëbisedim me studentë në qytetin e Durrësit, kreu i SPAK tha se ishte një nder që e drejtoi këtë institucion në 3 vite të vrullshme dhe intensive.

“Jam prokuror si të gjithë prokurorët e tjerë, që mua dha mundësia në 2022 të drejtoj këtë institucion. Ka qenë nder për mua ta drejtoj në këto 3 vite të vrullshme, intensive, por unë të tillë e kam drejtuar karrierën time, jam në vitin e 26 si prokuror dhe një vit kam punuar dhe oficer i policisë gjyqësore”, tha Dumani.

- Publicitet -

Ai renditi sukseset e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.

“SPAK është institucion i konsoliduar, ka maturinë e duhur. Prokurorët kanë integritetin e duhur, profesionalizmin e nevojshëm dhe këto janë garancitë që mua më bëjnë optimist për të ardhmen e institucionit dhe besoj se do jetë shumë e mirë.

Askush nuk është mbi ligjin, SPAK ka ngritur akuza për zyrtarë të nivelit të lartë, nga funksionarët më të lartë deri tek funksionarët te nivelit të mesëm dhe të ulët, SPAK ka ngritur akuza edhe ndaj kryebashkiakëve, prefektëve, gjyqtarëve, prokurorë, funksionarë të Policisë së Shtetit, sekretarë të përgjithshëm”, tha Dumani.

Edhe pse në ikje si kryeprokuror, Dumani ngre edhe njëherë zërin për mandatin 9-vjeçar të prokurorëve të posaçëm, për të cilët thotë se Shqipëria nuk e ka luksin t’i humbasë.

Dumani kërkon ndryshime legjislative që atyre tu jepet mundësia e rikandidimit në përfundim të mandatit, duke theksuar se deri në vitin 2028 u mbaron mandati 12 prokurorëve të posaçëm dhe kjo do krijonte boshllëk në sistem.

“Në vitin 2028, mbaron mandati në të njëjtën kohë 8 ose 9 prokurorëve. Brenda 2026, i mbaron mandati dhe 4-5 të tjerëve. Pra 11 apo 12 prokurë të posaçëm s’do jenë më pjesë e SPAK, do krijohet boshllëk shumë i madh.

Për këta prokurorë është investuar shumë nga shteti shqiptar, partnerët ndërkombëtare, për ngritjen profesionale, por edhe në drejtim të integritetit të tyre. Largimi i tyre do sillte anomali.

Nuk e kemi luksin të largojmë prokurë që janë profesionistë me integritet dhe e kanë treguar me punë. Ne nuk kemi kërkuar rinovim automatik mandati, por mundësinë për të rikandiduar. Rikandimi është i hapur. Gjyqtarët e Posaçëm nuk kanë mandat”, theksoi Dumani.

Kreu i SPAK thotë se shpesh herë janë përballur me presion nga politika, por kjo nuk ndikon asesi në vendimmarrjet e tyre.

“Presioni politik ndaj SPAK ka qenë publik, ka qenë i shpeshtë, por prokurorët e posaçëm kanë pjekurinë dhe integritetin e duhur për ti përballuar këto presione. Nuk na vjen mirë që ndeshemi para këtyre presioneve publike, politike, por është detyra jonë ti përballojmë dhe të mos ndikohemi në vendimmarrjen tonë nga presionet politike. SPAK ia ka rritur ti rezistojë presioneve politike dhe prokurorët kanë hetuar të pandikuar nga këto presione, por kanë patur si guidë ligjin dhe provat”, vijoi Dumani.

Altin Dumani, i cili pasoi Arben Krajën, të parin drejtues të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, tashmë do të jetë prokuror në SPAK, deri në vitin 2028, kur i përfundon mandati 9-vjeçar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Jimi says:
    December 12, 2025 at 12:39 pm

    I bere malet fusha !

    Reply
  • Shqiptar says:
    December 12, 2025 at 12:58 pm

    Aftesia juaj do duket me shume edhe ne nje prokurori qyteti, te perconi atje eksperiencen tuaj.
    Une mendoj se 9 vite jane mjaft ne nje vend per profesionin tuaj, vazhdojeni karieren ne nje tjeter prokurori, shperndani eksperiencen e fituar edhe ne qytete.
    Mbi 9 vjet behet si uji ndenjur,…
    Kemi nevoj cdo 9 vjet per forca te reja ne nje institucion kaq te rendesishem.

    Reply
  • Shqiptar says:
    December 12, 2025 at 1:05 pm

    Desha te shtoj qe shkrova me respekt dhe transparence sic e mendoj.

    Reply
  • Euro 96.1 says:
    December 12, 2025 at 1:11 pm

    Na bëni ndonjë nga ato artikujt qesharakë si: “Euro prek minimumin histerik, vlera më e ulët që prej…”, se na ka marrë malli!

    Reply
  • Skypion says:
    December 12, 2025 at 1:47 pm

    Horr, nuk ke fytyre te japesh leksione, ti qe ne vit elektoral arrestove, ndalove, burgose dhe ndoqe penalisht te gjithe kreret e Opozites ne Shqiperi.
    Po do te vije edhe radha jote, mes ki merak; atyre kater shtepive qe zoteron zotrote, do ua gjejne se me cfare lekesh i ke blere, apo cfare cokash te jane falur.
    Pas aspektit tend se nje flegmatiku te veremlosur, fshihet nje monster; aspekti yt medemek i perunjur, nuk mund te fshehe krimet qe ke bere duke amnistuar krimin e madh elektoral, dhe shume kriminele te rrezikshem, vrases ta pashpirte.
    Vetem prit radhen, se ne esfel do vesh dhe ti.

    Reply
  • Gjyshi says:
    December 12, 2025 at 4:22 pm

    Dum Dumon +Oslli Dudo =dhimokrracia e skipnis

    Reply
  • ..... says:
    December 12, 2025 at 6:51 pm

    Filloi te japi leksione ky jurist qe dy here ka bllokuar dosjen kriminale te 21 janarit. Ju jeni per ne litar.

    Reply
  • Buda says:
    December 12, 2025 at 8:06 pm

    Deshtimi i kryeprokurorit Altin Dumani me hetimet e veprave penale te Salih Berishes, tregoi ne praktike se prokuroret e SPAK-ut duhet te qarkullojne me shpejt se 9 vjet.

    Reply
  • Xha jaho says:
    December 13, 2025 at 8:30 am

    Ne profesionin tuaj nuk kalohet jeta ne te njejtin vend pune, behesh si padron i atij vendi dhe korr e pret se te mbron vendi, stop, jo me shume se 9 vjet. Do thosha 4+4 vjet nqs i meriton mjaftojne. Duhet te qarkulloni ne prokurori te tjera dhe te shperndani eksperiencen tuaj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?