Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Duro optimist për sfidën e kthimit ndaj Zalgiris Kaunas, por ul euforinë e të tijëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Duro optimist për sfidën e kthimit ndaj Zalgiris Kaunas, por ul euforinë e të tijëve
AktualitetSport

Duro optimist për sfidën e kthimit ndaj Zalgiris Kaunas, por ul euforinë e të tijëve

Published: July 17, 2023
Shpërndaje

Shpëtim Duro kërkon ta mbajë me këmbë në tokë Strugën në prag të takimit të kthimit me Zalgiris Kaunas. Në sfidën e parë, të zhvilluar në Lituani, kampionët e freskët të Maqedonisë së Veriut morën një barazim pa gol, por për trajnerin Duro sërish favorite për të vijuar më tej mbetet kundërshtari, që ka shumë më tepër përvojë në ndeshjet europiane.

Çfarë pritshmërie ke për ndeshjen e kthimit me Zalgiris?

Në ndeshjen e parë bëmë një paraqitje të mirë, mund të them gjithashtu se edhe rezultati ishte i pranueshëm, kishim mundësinë të merrnim më shumë, por unë e kam thënë që pas përfundimit të ndeshjes së parë, se janë dy ndeshje për t’u luajtur dhe për t’u interpretuar, kështu që përqendrimi është te loja e ditës së nesërme.

- Publicitet -

Është çdo gjë e hapur, pavarësisht avantazhit të rezultatit që kishim në ndeshjen e parë, po them se çdo gjë do të jetë e hapur”.

Kërkoni ta mbani ekipin me këmbë në tokë…

Ne, si ekip, nuk fluturojmë shumë, madje jemi shumë modestë në të gjitha aspektet dhe në të gjitha pikëpamjet: të drejtuesve të klubit, stafit teknik dhe futbollistëve.

Ne jemi të ndërgjegjshëm që, pavarësisht paraqitjes së mirë dhe rezultatit pozitiv, çdo gjë është e hapur.

Në këtë aspekt e dimë se kundërshtari ka një një eksperiencë të jashtëzakonshme në ndeshjet europiane.

Nuk duam ta mendojmë ndeshjen në Zalgiris, kjo është një ndeshje tjetër që duhet luajtur, duhet interpretuar dhe për të marrë në fund maksimumin. Nuk ka asnjë lloj doze euforie, vetëm seriozitet dhe koncentrim maksimal”.

A është favorit Zalgiris edhe tani pas përfundimit të ndeshjes së parë?

Sigurisht, unë e kam thënë edhe para zhvillimit të ndeshjes së parë, që për shumë faktorë Zalgirisi është favorit ndaj nesh, si nga eksperienca, buxheti, që mund të them se është 20 herë më shumë se i Strugë. Këtë e dëshmoi edhe gjatë sezonit të kaluar, duke shkuar deri në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke eliminuar skuadra si Malmo, Ballkanin, etj. Por, e thashë, në futboll, sidomos ndeshja e parë tregoi që nuk kishte shumë diferencë në fushën e lojës, shpresoj edhe kjo ndeshje të jetë interpretimi i atillë, që i gëzon këto favore që ka kundërshtari”.

Përkrahja e tifozëve nesër në Ohër….

Shpresoj që stadium të jetë i mbushur, për aq sa na lejon rregullorja, ne i kemi vuajtur gjatë kampionatit, pasi jemi skuadër e re. Megjithatë, nesër them se stadiumi do të jetë i mbushur dhe në përkrahje të skuadrës. /Supersport/ 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kthimi i vendimeve të KPA nga Strasburgu, kush do ta paguajë faturën e paaftësisë?
  • Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
  • Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
  • Kryebashkiakët e rretheve “punojnë” nga Tirana, Rama: Po flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korçë
  • Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më, edhe babai im të çohet nga varri…

Komentet e Fundit

  1. Detari on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. labi on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  3. Protes Protestuesi qe nuk heq dore nga protestarotesta on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. @labi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  5. demo on Mosbesimi dhe teoritë e komplotit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?