Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Durrësi “merr fronin” e sezonit veror, shtohen me 50% pushuesit, jugu zero rritje, veriu vetëm 3%
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Durrësi “merr fronin” e sezonit veror, shtohen me 50% pushuesit, jugu zero rritje, veriu vetëm 3%
AktualitetEkonomi

Durrësi “merr fronin” e sezonit veror, shtohen me 50% pushuesit, jugu zero rritje, veriu vetëm 3%

Published: September 20, 2022
Shpërndaje

Durrësi është qyteti me rritjen më të madhe të vizitorëve këtë sezon veror dhe si i tillë i ka dhënë peshë gjithë rajonit qendror. Të dhënat e Institutit të Statistikave për strukturat akomoduese në korrik treguan se në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë rajoni qendër ku bën pjesë Durrësi u rrit me 50 për qind,.

Veriu nga ana tjetër ka pasur një rritje modeste prej 3 për qind në korrik 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Jugu sipas statistikave ka mbetur në të njëjtat shifra sikurse viti 2021 ku “braktisjen” e vendasve e kanë balancuar të huajt.

- Publicitet -

Vizitorët jo-rezidentë u rritën me 23 për qind në rajonin qendër në korrik 2022 krahasuar me 202-in. Turoperatorët në fakt raportuan se për Durrësin vetëm kishte një kërkesë 30 për qind më të lartë sesa kapaciteti akomodues i qytetit. Heqja e kufizimeve të pandemisë dhe çmimet më të arsyeshme në raport me shërbimin që ofrohet duket se nxitën kompanitë e huaja që ta kthenin në një destinacion të rëndësishëm. Durrësi edhe pse jemi në shtator vijon të ketë shkëlqimin e pikut të sezonit ku referuar fluturimeve nga Rinasi rezultojnë të paktën 14 chartera nga Polonia, Norvegjia e Suedia të gjithë pjesë e turizmit të organizuar.

Qendra shënoi dhe rritjen më të madhe të turizmit vendas, me 138% në korrik 2022, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në rajonin e jugut numri i turistëve vendas ra me 3.5% dhe në veri tkurrja ishte më e lartë me -20%. https://www.monitor.al/rritja-e-cmimeve-dhe-renia-e-euros-boshatiset-plazhi-i-shengjinit/

Tkurrja e turistëve vendas në veri u kompensua nga rritja e të huajve me 12%. Veriu është dhe rajoni më interesant për të huajt, duke tërhequr 41% të totalit, ndërsa qendra 31% dhe jugu 28%.

Edhe në Veri numri i turistëve jo-rezidentë ka qenë ë i lartë këtë korrik sipas të dhënave të strukturave akomoduese ku rritja e raportuar është 12.4 për qind. Në Jug numri i të huajve në korrik 2022 ishte 4.2 për qind më i lartë se korriku i një viti më parë.

Vendasit nga ana tjetër këtë verë ishin në një “eksod” masiv drejt destinacioneve të huaja si një tendencë post-pandemi por edhe për shkak të paketave agresive konkurruese me të gjitha të përfshira të ofruara nga destinacione si Turqia, Mali i Zi dhe Greqia. Gjithsesi pushuesit vendas në korrik patën rritje vetëm në rajonin qendër me 138% rritje ndërkohë që në Jug strukturat akomoduese kanë raportuar rënie me 3.4 për qind në raport me një vit më parë. Rajoni i Veriut është prekur edhe më shumë nga mungesa e vendasve me një ulje prej 20 për qind në korrik 2022 krahasuar me korrikun e një viti më parë.

Shifrat e INSTAT për korrikun në strukturat akomoduese konfirmojnë edhe një herë deklaratat e turoperatorëve ku Jugu u raportua sipas zonave nga Vlora në Sarandë me një okupancë që në korrik luhatej mesatarisht mes 50-70 për qind edhe për shkak “të fushatës” së çmimeve  të shtrenjta që nisi që qarkullonte masivit në rrjete sociale.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mbrëmë, sot, po nesër? Ç’duhet bërë?
  • 4iG Group kryeson inovacionin për lidhjen satelitore në Ballkanin Perëndimor
  • Kaos në Tiranë, deri tani 7 të plagosur te Spitali i Traumës, 3 protestues dhe 4 efektivë. Përgënjeshtrohet lajmi për një student të vrarë
  • Tirana në flakë
  • VIDEO: “Na e bëj hallall…” / Nëna u tremb, protestuesit ndalen dhe e përqafojnë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  2. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  3. K R on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  4. Hana on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Aldo on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?