Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Durrësi paralizohet nga përmbytjet, pezullohet mësimi në shkolla, mbyllen çerdhet dhe kopshtet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Durrësi paralizohet nga përmbytjet, pezullohet mësimi në shkolla, mbyllen çerdhet dhe kopshtet
Uncategorized

Durrësi paralizohet nga përmbytjet, pezullohet mësimi në shkolla, mbyllen çerdhet dhe kopshtet

Published: January 6, 2026
Shpërndaje

Qyteti i Durrësit është përfshirë nga reshje intensive shiu, të cilat kanë shkaktuar probleme të shumta në disa zona të territorit të bashkisë. Për shkak të përmbytjeve dhe pamundësisë së lëvizjes së prindërve, fëmijëve dhe nxënësve, autoritetet vendore kanë vendosur pezullimin e procesit mësimor.

Mësimi është ndërprerë në të gjitha shkollat e qytetit, si dhe në disa çerdhe dhe kopshte, konkretisht në: Kopshtin “Sotir Noka”, Kopshtin “Met Hasa”, Çerdhen nr.1, Konviktin “Beqir Çela”, Kopshtin “Neim Babameto”, Kopshtin “Durrësi i Ri” dhe Kopshtin “Fidanishtja”.

Situata paraqitet problematike edhe në kodrën e Currilave, ku janë evidentuar rrëshqitje dheu. Ndërkohë, disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme për shkak të reshjeve të dendura. Mes rrugëve më problematike janë: “Mujo Ulqinaku”, “Hysen Myshketa”, “Marta Buda”, “Jahja Ballhysa”, “Kristo Sotiri”, “Glaukia”, “Vaso Pasha”, “Jeta Re”, “Vllazërimi”, “Jezerca”, “Azem Hajdari”, “Mbreti Pirro” dhe “Enkelejve”, të cilat ndodhen në lagjet nr. 12, 13, 14, 17 dhe 18. Bllokime të qarkullimit janë raportuar edhe nga zona e Mauzoleumit të Dëshmorëve deri në zonën e Durrësit të Ri.

- Publicitet -

Gjendje e rënduar raportohet edhe në njësinë administrative Rrashbull dhe në Manzë, ku ura e fshatit Borç rrezikon shembjen për shkak të prurjeve të mëdha të ujit. Deri më tani, janë evakuuar 10 familje, me nga 3–4 anëtarë secila, të cilat janë sistemuar pranë Kovalishencës.

Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e dendura pritet të vijojnë deri në orët e drekës. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal.

Të gjitha ekipet e Bashkisë së Durrësit ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e pasojave nga përmbytjet.

Njoftimi i Bashkisë:

Qyteti i Durrësit është përfshirë nga reshje intensive shiu, të cilat kanë sjellë probleme të shumta në disa zona të territorit të bashkisë. Si pasojë e përmbytjeve, në pamundësi të lëvizjes së prindërve, fëmijëve dhe nxënësve, mësimi është pezulluar në këto çerdhe e kopshte:
Kopshti “Sotir Noka”
Kopshti “Met Hasa”
Çerdhja nr.1
Konvikti “Beqir Çela”
Kopshti “Neim Babameto”
Kopshti “Durrësi i Ri”
Kopshti “Fidanishtja”
Po kështu procesi mësimor është pezulluar në të gjitha shkollat.
Në kodrën e Currilave janë evidentuar rrëshqitje dheu, ndërsa disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme për shkak të reshjeve të dendura. Rrugët problematike janë:
Rruga “Mujo Ulqinaku”
Rruga “Hysen Myshketa”
Rruga “Marta Buda”
Rruga “Jahja Ballhysa”
Rruga “Kristo Sotiri”
Rruga “Glaukia”
Rruga “Vaso Pasha”
Rruga “Jeta Re”
Rruga “Vllazërimi”
Rruga “Jezerca”
Rruga “Azem Hajdari”
Rruga “Mbreti Pirro”
Rruga “Enkelejve”
Këto rrugë ndodhen në lagjet nr. 12, 13, 14, 17 dhe 18. Gjithashtu, ka bllokime të qarkullimit nga zona e Mauzoleumit të Dëshmorëve deri në zonën e Durrësit të Ri.
Situatë problematike paraqitet në njësinë administrative Rrashbull si dhe në Manzë, ku ura e fshatit Borç rrezikon shembjen për shkak të prurjeve të mëdha të ujit. Deri më tani janë evakuuar 10 familje, me nga 3–4 anëtarë secila, të cilat janë sistemuar pranë Kovalishencës.
Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e dendura pritet të vijojnë deri në orët e drekës. Për këtë arsye, u bëhet thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal.
Të gjitha ekipet e Bashkisë së Durrësit ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për menaxhimin e situatës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ngjarje e pazakontë: U mbijeton dy herë dozave të helmit letal, dështon ekzekutimi i të dënuarës me vdekje në SHBA
  • “Arrestoni Ramën”, shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë e re, kryeministri Rama pritet me protesta
  • Katastrofa ekologjike në Lushnjë, tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen
  • Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për mocion me debat për skandalin në SHISH
  • Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”

Komentet e Fundit

  1. Mapo on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  2. hila on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  3. i persekutuar on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  4. Vl on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  5. B.Kopliku on Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?