Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dy afrikanët që e quajnë veten dibranë, historia e Donaldit dhe Daudës në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dy afrikanët që e quajnë veten dibranë, historia e Donaldit dhe Daudës në Shqipëri
KronikeLajmi i fundit

Dy afrikanët që e quajnë veten dibranë, historia e Donaldit dhe Daudës në Shqipëri

Published: November 11, 2025
Shpërndaje

Donald nga Kameruni dhe Dauda nga Nigeria janë dy shokë që jetojnë në Shqipëri ndërsa thonë se e kanë dashur vendin tonë që nga dita e parë dhe tashmë e quajnë veten dibranë.

Ata na tregojnë historinë e tyre të veçantë, për jetën në Tiranë, miqësitë e reja dhe dashurinë që kanë për kulturën shqiptare ndërsa Dauda na shpjegon se pse vendosi të vijë në vendin tonë për studime.

“Kam ardhur në Shqipëri sepse profesori im në Nigeri më sugjeroi ta bëja këtë, pasi ka shkolla shumë të mira. Kam ardhur për studime – për bachelor dhe master. Gjuha shqipe më duket shumë e vështirë, por me kohë dhe durim do ta mësoj. Kam shumë miq këtu – shqiptarë, nigerianë dhe afrikanë nga vende të ndryshme.

- Publicitet -

Njerëzit në Shqipëri janë shumë socialë dhe miqësorë, dhe të bëjnë të ndihesh si në shtëpi. Qytetet që më pëlqejnë më shumë janë Berati, Shkodra, Korça, Dardha dhe Tirana. Secili ka diçka të bukur dhe të veçantë”, thotë Dauda .

Ai thotë se ushqimi shqiptar i pëlqen shumë.

“Më të preferuarit janë pilafi, byreku me mish dhe ai me patate, po ashtu trileçja dhe qoftet. Shqipëria ka ushqim shumë të shijshëm, dhe më pëlqen që gjithçka gatuhet me kujdes dhe me shije shtëpie”, thotë ai.

Dauda ka mësuar edhe disa valle tradicionale.

“Kam parë miqtë e mi shqiptarë duke kërcyer dhe kam mësuar disa valle tradicionale. Më pëlqejnë shumë vallja kosovare, ajo shqiptare dhe ajo e Tropojës. Muzika është plot energji dhe më bën të ndjej atmosferën shqiptare”, shprehet Dauda.

Donaldi ka rreth një dekadë që jeton në Shqipëri dhe tashmë ndihet kaq i lidhur me vendin sa e quajnë veten dibran.

“Shoku im është nga Kameruni, quhet Donaldi. Unë kam rreth një dekadë që jetoj në Shqipëri. Tani e quaj veten ‘shqiptar i veriut’, madje ‘dibran dem baba dem’, sepse kam shumë shoqëri nga Dibra dhe kam qenë atje disa herë. Fjalët që kam mësuar nga dibranët janë: ‘Malet tona janë më të larta’. Nga ushqimet shqiptare më pëlqen shumë fërgesa. Shqiptarët na kanë pritur shumë mirë që në fillim. Ata janë një popull luftarak dhe shumë patriotik, gjë që më bën t’i respektoj edhe më shumë”, thotë Donaldi.

Donald shton se ata janë miq shumë të mirë me Daudan dhe bashkëpunojnë në disa fusha.

“Unë e njoh pak më mirë gjuhën shqipe, ndaj shpesh e ndihmoj edhe atë për të mësuar dhe për t’u përshtatur më shpejt. Na pëlqen të ndajmë përvojat tona dhe të tregojmë historinë tonë si dy miq afrikanë që tashmë e quajnë veten shqiptarë. Më kanë pritur shumë mirë këtu në Shqipëri. Në kohën e lirë luajmë futboll me disa shokë shqiptarë. Ti e di, unë jam ‘malok’ nga Dibra – por malok që është rritur në fushë!”, thotë Donaldi.

(Euronews Albania)

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë
  • Orët e etheve në Hagë për shtabin e UÇK-së
  • 16 shtatori i Konferencës së Pezës
  • Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Komentet e Fundit

  1. i lir on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  2. xnxx.health on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  3. i lir on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Jim on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  5. PO , PO on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?