Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një ditë nga gara për Kongresin, Biden dhe Trump kryesojnë tubimet elektorale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Një ditë nga gara për Kongresin, Biden dhe Trump kryesojnë tubimet elektorale
AktualitetBote

Një ditë nga gara për Kongresin, Biden dhe Trump kryesojnë tubimet elektorale

Published: November 7, 2022
Shpërndaje

Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump kryesuan përkatësisht tubimet në Nju Jork dhe Florida, të dielën, në një përpjekje për të nxitur mbështetësit e tyre, ndërsa mbetet vetëm një ditë nga një garë e ngushtë për Kongresin.

Zoti Biden shkoi në kontenë Westchester të Nju Jorkut, një territor normalisht i sigurt demokrat, po ku republikanët po kërcënojnë të kalojnë në avantazh, pjesërisht falë mesazheve të forta ndaj kundërshtarëve politike, duke i cilësuar ata si të butë ndaj krimit dhe inflacionit. Guvernatorja demokrate e Nju Jorkut Kathy Hochul po përballet me një sfidë të fortë përballë republikanit Lee Zeldin. Po kështu në të gjithë shtetin po zhvillohen beteja të ashpra edhe për sa i takon garës për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ndërkohë, Trump shkoi në një tubim në Majemi. Florida për vite me radhë ka lëvizur nga partia në parti, por kohët e fundit po anon drejt republikanëve. Shteti nuk konsiderohet fushëbeteje për këto zgjedhje.

- Publicitet -

Sipas këshilltarëve tubimet e shpeshta të ish-presidentit Trump i kanë shërbyer atij për të siguruar vëmendje teksa planifikon të nisë një garë të tretë për Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve të 8 nëntorit. Florida në veçanti, mund të shërbejë si një fushëbeteje e rëndësishme në çdo garë për t’u kandiduar zyrtarisht nga partia për Shtëpinë e Bardhë dhe guvernatori republikan i Floridës Ron DeSantis, shihet si një nga pretendentët e fortë për t’u kandiduar, nëse ai vendos ta bëjë një gjë të tillë.

Kjo e ka shndërruar zotin DeSantis një objektiv gjithnjë e më të shpeshtë të kritikave të zotit Trump.

Figura kryesore demokrate dhe republikane kanë bërë fushatë intensive javët e fundit. Si zoti Trump ashtu edhe zoti Biden u shfaqën në Pensilvani të shtunën, ashtu sikurse edhe ish-presidenti demokrat Barack Obama.

Zonja e Parë Jill Biden ishte në Teksas të dielën, ndërsa nënpresidentja Kamala Harris në Çikago.

Parashikimet dhe sondazhet jopartiake mbi zgjedhjet tregojnë se republikanët janë favoritët më të mëdhenj për të fituar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa flitet për një garë kokë më kokë për Senatin. Kontrolli qoftë dhe i njërës prej këtyre dhomave të Kongresit do t’u jepte republikanëve fuqinë për të bllokuar axhendën legjislative të zotit Biden dhe për të nisur hetime potencialisht të dëmshme ndaj tij.

Në disfavor të demokratëve është edhe rënia e popullaritetit të presidentit Biden. Sipas një sondazhi të fundit të agjencisë ‘Reuters’ dhe kompanisë ‘Ipsos’ vetëm 40% e amerikanëve e mbështesin atë për punën që po kryen në Shtëpinë e Bardhë, gjë që ka bërë që zoti Biden të shmangë pjesëmarrjen në fushata elektorale në disa shtete fushëbeteje.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 8, 2022 at 3:28 am

    Donald Trump I duhet perseri Amerikes dhe botes.Joe Biden is a joke

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale
  • Dyshime se është “rekrutuar” nga Rusia, Presidentja sllovene në qendër të një skandali spiunazhi
  • Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  2. Patriot on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  3. Keqardhje totale on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  4. Ethem Lalaj on “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  5. Vlora on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?