Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dy gjykatësit shqiptarë bojkotuan procesin, shtyhet seanca për Ligjin për gjuhët në RMV
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Dy gjykatësit shqiptarë bojkotuan procesin, shtyhet seanca për Ligjin për gjuhët në RMV
Lajmi i funditRajoni

Dy gjykatësit shqiptarë bojkotuan procesin, shtyhet seanca për Ligjin për gjuhët në RMV

Published: December 11, 2024
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shtyjë seancën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve për një datë të pacaktuar.

Propozimi për shtyrjen e seancës u bë nga gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese, Elizabeta Dukovska, e cila është përgjegjëse për këtë çështje. Kundër këtij vendimi ishte gjykatësja Dobrilla Kacarska, e cila e theksoi se gjykata duhet të jetë ajo që jep fjalën përfundimtare.

Ligji për gjuhët parasheh përdorim të zgjeruar të gjuhës shqipe dhe e përmend atë në mënyrë specifike në nenin 2.

- Publicitet -

Në hapjen e seancës të mërkurën, gjykatësi Fatmir Skënderi propozoi shtyrjen e seancës për dy javë, me qëllim që të sigurohej prania e dy gjykatësve shqiptarë dhe plotësimi i përbërjes së gjykatës. Propozimi u hodh poshtë me votim, dhe pas kësaj gjykatësi Skënderi lëshoi seancën.

Seanca e së mërkurës filloi me mungesën e dy gjykatësve s/RE Osman Kadriu dhe Naser Ajdari, që bojkotuan procesin.

Nëpërmjet bojkotit, Kadriu dhe Ajdari synojnë të bllokojnë nisjen e procedurës për këtë ligj. Kjo lidhet me një konkluzion të miratuar nga Gjykata Kushtetuese gjatë viteve 2022 dhe 2023, që kërkon pjesëmarrjen unanime të të gjithë anëtarëve për procedurat që kanë të bëjnë me Ligjin për gjuhët, Marrëveshjen e Prespës dhe Ligjin për komunikime elektronike.

Bojkotin nga ana e gjyqtarëve shqiptarë e kishte përmendur më herët, Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë i Maqedonisë së Veriut që vjen nga radhët e VLEN-it. Me këtë, sipas tij, “vendimi nuk mund të kishte legjitimitet”.

“Është prononcuar edhe kryetari që duhet të marrin pjesë të gjithë gjykatësit dhe nëse dikush mungon, atëherë nuk ka legjitimitet vendimi”, kishte thënë Mexhiti më 6 dhjetor duke siguruar se “ligji nuk do të preket”.

Ndërkohë, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, që udhëheq me Frontin Evropian, deklaroi para njerëzve të mbledhur se data e 11 dhjetorit 2024 i rikujton periudhën e vitit 1989, kur, sipas tij, “Millosheviqi suprimoi autonominë e Kosovës”.

“Të punojmë së bashku. Ne kurrë nuk e kemi kontestuar gjuhën apo kulturën e tyre. Gjithmonë kemi qenë përkrah tyre, duke kërkuar mënyra për të mbrojtur së bashku vlerat tona dhe ato të bashkëqytetarëve tanë maqedonas. Në fund të fundit, jetojmë nën të njëjtin qiell dhe na ngroh i njëjti diell. Ne dëshirojmë që vendi ynë të jetë në paqe dhe i integruar në Bashkimin Evropian”, tha Ahmeti, duke shtuar se paqja nuk duhet të cenohet, dhe vendimet e Kushtetueses nuk duhet të merren në mënyrë të njëanshme.

BDI-ja edhe më herët ka shprehur shqetësim se nëse neni 23, paragrafi 5 i Ligjit për gjuhët abrogohet, atëherë ai mund të bëhet i pazbatueshëm.

Para Gjykatës Kushtetueses në Shkup të pranishëm janë edhe liderë të tjerë të Frontit Evropian në opozitë, si Zijadin Sela, lider i njërit fraksion të Aleancës për Shqiptarë, si dhe një numër i madh qytetarësh dhe simpatizantësh partiakë.

REL

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Pologu x says:
    December 11, 2024 at 12:11 pm

    Po tu ndodhin maqedoneve,sebeve gjera te ketilla e cojne ne kembe (Serbia dhe maqedonia) gjithe Europen.Kjo qe ndidhe eshte tallje me nje gjuhe qe ne realitet nuk ka zbatim zyrtar,pervec ne disa tabela.Por shovenisteve maqedon edhe kjo u pengon.Kosova nuk ka fuqi te beje dicka ,kurse shqiperia,si gjithmon ne anen e kundert.

    Reply
  • demo says:
    December 11, 2024 at 12:49 pm

    Nuk kane vdekur shqiptaret ne Maqedoni.

    Reply
    • pilo Lala says:
      December 11, 2024 at 12:55 pm

      Kete poshtersi Kombetare e beri Albin Kurti. Ka hyre ne marrveshje te fshehte me qeverine pro-ruse.
      Prisni sa poshtersi te tjera do vazhdoj te bej Albini kunder Shqiptareve per interesat e tij.

      Reply
  • Flamur Struga says:
    December 11, 2024 at 1:10 pm

    Populli shqiptar i cili jeton ne trojet e veta,eshte i rrethuar nga armiq te perbetuar te cilet ne saje te aneksimeve te tokave tona,sot llogariten shtete.Shtet llogaritet edhe kjo krijese artificiale e cila perbehet me mbi 50% shqiptar autokton ,qe nje pjese e tyre ,roberia sllave i ka asimiluar sic jane shqiptaret e besimit orthodoks,nje pjese e shqiptareve te besimit musliman …E krijuar nga titizmi si nje monstrum,e fitoj emri maqedoni ,qe ne fakt eshte nje krahine ne greqi ,e cila njihet si krahine sot por qe ka qen e banuar nga fisi ilirMAQEDHON,gjithashtu eshte krijuar ky monstrum nga nje grusht i vogel bullgar,vllah,gagauz..U forcuan e krijuan shtetin e tyre pas 90 nentedhietave..e kan aftesine te shkolluar ne serbi,dhe jane pak me shume se ata te rrezikshem.Nen qeverisjen e ktyre barbareve,kombi yne ka qen gjithmone ne shenjester per te na zhdukur-gjenocid te vertete.Keto me ligjet e shtetit fashist,nxorren ligje per debim,per te syrgjynosur kudo neper bote,na kane ndaluar lindjen e femive (jo me shume se dy)nuk u kane dhene te drejten e sigurimit mjekesor,na eshte ndaluar emertimi i femive me emra qe kane karakter shqiptar.nuk na kane punesuar ne institucionet shteterore ((pos disa fallanga kuisling si behxhet behxheti,sherif trena ajrush toska ,shenasi mehmeti…)Urrejtja e ketyre hienave eshte shum me shume se ajo e serbeve ,sepse jo vetem mesuesit,prifterijt por edhe akademia e tyre ,krijon elaborate te ckatuara..edhe tani qe mendojne se jane ne Nato,jane aq syplasur qe e kane harruar vitin 2000(ate te cilen e filloi UCK-eja dhe e ndaloi BE)me nje premtim te garantuar (i cili kurr nuk u realizua ne praktike).Edhe ketu ,jo se situata eshte me e mire se ne Republiken e Kosoves,keta njohin vetem forcen,flaken e barotit,sepse po na prekin ne fenomenin kryesor qe nuk kemi nga te shkojme…Si do ndodhi pritet te bindemi ,pos grykes te asaj nga vjen LIRIA keta tjeter nuk njohin…

    Reply
  • demo says:
    December 11, 2024 at 2:12 pm

    Bullgaromaqedonasit,serbomaqedonasit,jevgjitomaqedonasit,vllahomaqedonasit,jane bashkuar te shtypin perseri shqiptaret AUTOKTONE,tu heqin gjuhen,te drejtat,lirite,edhe ti perzene fare,sic bene ne vitet 50 dhe Milloshevicin.
    Shqiptaret sot ne Maqedoni jane me te fuqishem se kurre,dhe nuk ka klysh shkine ti neperkembe.
    Edi Rama per ngjarjet ne Maqedoni po sillet sikur po kacafyten grupi Rrajave me grupin e Bajrave,grupi Calave me grupin e Capjave:Koken hengshin! Mbledh ca pionjere nga Shqiptaria Maqedonise dhe ben si Akademik 700 vjec;ESHTE STRABIZEM POLITIK.Booo cfare llafje tha,mor !Ka ndonje Institut te shkencave Gjeo-politike ta shenoje kete llafen???????
    O qelbesireee,o drogaxhiii,o rrugaac,,o Dyli Llazimit,o furcexiu,o jevgu komunales !
    Na ra per pjese furcja komunales per kryeminister!
    Sot qe gjithe Kombi eshte ne zgrip te Egzistences,.Sot qe na duhet nje Shtab Kombetar me qender ne Tirane qe te mbroje
    Interesat e Kombit.

    Reply
    • pilo Lala says:
      December 11, 2024 at 2:39 pm

      Mos e ngaterron me Albin Kurtin, se ai kerkoi te hiqet gjuha Shqipe nga Maqedonia.
      E tha ne krah te shokut te tij, Kryeministrit Maqedonise, atij qe kerkon ti zhduk Shqiptaret.

      Reply
  • Dashi says:
    December 11, 2024 at 2:51 pm

    Sa plak i pështirë je ti o demo ! Po pse përmënd Ramën , more edepsës , pse nuk përmënd idhullin tënd Albin Kurti , që shkoi për vizitë në Maqedoni tek këta që duan të heqin nga qarkullimi gjuhën shqipe ? E di ti plak zevzek se çfarë deklaroi bylmezi yt Kurti në konferencën e shtypit me Mickovskin ? Tekstualisht :” Gjuha shqipe , nuk është e sanksionuar me ligj në kushtetutën e Maqedonisë” . Dhe mori përqafimin shumë miqësor të Mickovskit
    , ndërsa Ali Ahmeti ju përgjegj flakë për flakë shumë i revoltuar në një urgjente konferencë shtypi : ” Neni 5 i kushtetutës quan gjuhë zyrtare atë gjuhë qe flitet nga 20 për qind e popullsisë së Maqedonisë” . O demo , po ç’ke me Ramën ti more karafil i rrjedhur ? Ç’punë ka Rama të ndërhyjë ? E provoi Rama të ndihmonte Kosovën në politikën e saj të jashtme dhe u akuzua nga VV-ja dhe bylmezi Kurti për ndërhyrje në punët e brëndëshme të Kosovës . Ndërsa bylmezi yt Albin , jo vetëm ndërhyri në punët e Shqipërisë , por mori dhe pjesë në zgjedhje (votime) , në përkrahje edhe të Berishës . Të njëjtën gjë bëri edhe në zgjedhjet e fundit të Maqedonisë . Si i gjykon ti , plak I pështirë , këto ndërhyrje flagrante e përçarëse të këtij hajvani amator kudo ku ka shqiptarë ? Ku është faji i Ramës këtu ? Të ndërhyjë , pse ndërhyn , të mos ndërhyjë , një farë demo pensionist , qëndis një çarçaf me epitetet më të pështira kundër kryeministrit të tij , sepse i duket më i mirë ai i Kosovës , që është armik me tërë Evropën dhe SHBA-në . Na rrofsh për dimër , o demo mavria , se për Behar të hanë mizat .

    Reply
  • Dashi says:
    December 11, 2024 at 3:09 pm

    Kisha dy fjalë edhe për atë Flamur Strugën . Ju shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë , mos u ngatërroni e mos hyni në të thella në histori , se jini fare të pa ditur . Nuk ekziston , o Flamur , ndonjë “fis ilir me emrin Maqedoni ” . Maqedonasit , që në kohën e Filipit dhe të birit të tij të famshëm Aleksandri i Madh , kanë qënë në gadishullin e Ballkanit , por nuk ishin as grekë dhe as ilirë , ishin thjesht maqedonas .

    Reply
  • Flamur Struga says:
    December 11, 2024 at 3:28 pm

    e po o dash pa brire,dash die dash sot mbete.Kur kemi lexuar Arben Puto,Kristo Frasheri ,keto te dhena na i kane mesuar,qe i tere ballkani ka qen Ilir ,kjo nuk diskutohet…Edhe e ema e Aleksandrit te madh,nga fisi Molos na kane thene qe eshte…Po perse o i uruar mirremi me vetvehten?nuk e vlereson rrezikun i cili na kercenohet kjo fare e ndyre sllave a..ndergjegjesohu se jemi per te qen te bashkuar per te shpetuar nga mortja rusoserbi …Te fala dashiii.

    Reply
  • Dashi says:
    December 11, 2024 at 3:55 pm

    O flamur pa bisht , ose bisht pa flamur . Filipi , i jati i Aleksandrit të madh e kishte gruan ilire , por kjo nuk i bën ilirë maqedonasit. Po t’a përsëris maqedonasit nuk ishin as ilirë dhe as grekë . Më gjej një shkrim të Arben Putos dhe Kristo Frashërit që të thotë , që maqedonasit ishin ilirë dhe që në Ballkan paska pasur vetëm ilirë . Ju shqiptarët jashtë Shqipërie , nuk lexoni historianë , por historinë e bëni vetë , sipas mendjes suaj .E dyta , po kërcënohet gjuha shqipe në Maqedoni ? Kërkojini llogari Albin Kurtit , ai është mik i kryeministrit maqedon , madje Mickovski është i vetmi mik që ka Albin Kurti nga të gjithë politikanët dhe udhëheqësit e botës .

    Reply
  • xyz says:
    December 11, 2024 at 4:51 pm

    Spartaku psh nuk ishte ilir, por thrakas. Bullgarêt janë po ashtu pasardhës sê dakêve të lashtë. Asnjëherê Ballkani nuk ka qënë i banuar vetêm nga ilirët. Ilirët gjeografist janë shtrirë buzë Adriatikut: Nga Janina në Zadar të Kroacisê dhe deri në Manastir – Sanxhak etj në brendësi. Ndryshe Albin Kurti është politikani shqiptar më nacionalist në trojet tona. Vetëm ai ia ka thyer hundët Serbisë, qê kërkon vênien në jetë të Republikës të Bosnjës serbe në Kosovë, firmosur si idiota nga Thaçi dhe Mustafa më 2011 dhe 2013!

    Reply
  • Flamur Struga says:
    December 11, 2024 at 11:32 pm

    ….jo maqedoni por fis ilir maqeDHon ,jo shiftar por shqiptar…Lexo Dashi dhe do bindesh se edhe neRomen e vjeter kane jetuar tre fise ilire .japig ,venet…te tretin duhet ta kerkojsh tek Akademiku Ivo Puhan.prandaj lexo mos akuzo mos nencmo ,njeriu meson tere jetes te vete…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?