Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dy vajzat në këtë foto janë bijat e dy ish-kryeministrave shqiptarë, historia rozë me gjeneralin gjerman…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Dy vajzat në këtë foto janë bijat e dy ish-kryeministrave shqiptarë, historia rozë me gjeneralin gjerman…
HistoriLajmi i fundit

Dy vajzat në këtë foto janë bijat e dy ish-kryeministrave shqiptarë, historia rozë me gjeneralin gjerman…

Published: April 27, 2024
Shpërndaje

Vajzat në këtë foto quhen Mediha Frashëri dhe Shehnisha Libohova, e para vajza e Mehdi Frasherit, kryeministri i qeverise qe bashkepunoi me nazizmin ne Shqiperi.

E dyta, eshte vajza e Ekrem Libohovës, dy here kryeminister ne 1943.

Rubrika Histori e gazetës DITA ka publikuar disa materiale shumë të vecanta nga arkivat gjermane që kanë të bëjnë me periudhën e pushtimit nazist të Shqipërisë. Materialet janë grumbulluar nga historiani i njohur, Marenglen Kasmi.

- Publicitet -

Në disa numra të gazetës janë botuar kujtimet e një reporteri nazist që shërbeu në Tiranë, nga viti 1942 në 1944. Ai tregon në ditarin e tij disa detaje nga jeta e familjeve të mëdha dhe më të pasura të Shqipërisë së asaj kohe si familjet Vrioni, Frashëri, Vlora etj, kolaboracioniste të nazizmit.

Ai quhet Rudolf Vogel. Në një nga faqet e ditarit të tij Rudolfi tregon:

“Një kënaqësi të veçantë përbënin ftesat që merrnim ndonjëherë nga shtresat e larta të familjeve bejlere. Unë merrja ftesë çdo 14 ditë nga familja Vrioni, e cila ishte një nga pesë familjet e mëdha të vjetra të Shqipërisë dhe pasuria e saj nuk afrohej me familjen e Vlorajve apo familjeve të tjera.

Unë jam ftuar në mënyrë të përsëritur edhe në ish-pallatin e mbretit, në të cilin organizonte pritje kreu i Regjencës Mehdi Frashëri, të cilat organizoheshin në mënyrë të shkëlqyer nga vajza e tij, Mediha.

Ishte një e fshehtë e njohur nga të gjithë që komandanti i Korparmatës 2, gjenerali Fehn –kishte një simpati të veçantë për vajzën tepër sharmante të presidentit. Komanda e Armatës e analizoi këtë histori rozë, dhe për arsye anshmërie ndaj qeverisë shqiptare e largoi atë nga detyra në Shqipëri dhe e zëvendësoi me një gjeneral tjetër.

Këto mbrëmje shqiptare më jepnin shpesh kënaqësinë të shërbeja si përkthyes ndërmjet gjeneralëve gjermanë të ftuar dhe elitës (shqiptare).

Kjo e fundit ishte një kazan që vlonte nga intrigat dhe plane të shpeshta për ndërrime qeveritare. Kush nuk kishte ende asnjë post, mundohej të merrte një të tillë, me qëllim të mbushte xhepat para se të mbylleshin portat. Korrupsioni lulëzonte, ari rridhte lumë…”

Artikulli i plotë mund të lexohet në DITA print

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • demo says:
    April 27, 2024 at 1:35 pm

    Oooo Marx lenin stalin Gramshiiii!I sheh keto vajzat shtojzovale te bejlereve si Pariziene ne Cotte d`Axur,,Si princesha Elisabet ne Pas de Calais..Jane ne Bregdetin e Durresit karshi Shkembit te Kavajes me nje langua rrace Shevrojer.
    Ne ate kohe gjyshja jote me tumane te lerosur nga bajgat vinte era mut,.Qepen e grinte me thonjt e nxire nga vrruku.
    Ne vitet 30 plazhin e njihnin vetem princeshat e konteve,markezeve,lordave,shqiptare,qe quheshin bejlere.Shiko fotografine e motres se Kadri Cakranit,mbi kale te fisem ne bregdetin e Divjakes,Si motra e vellezerve Kenedi ne Florida.
    O llumi fshatarsise Gramshit,.Te dhjefsha batalionin Verce-Gramsh-Sulove.
    Nuk beheni qytetare ju o shpellarii! 100 here te vini ne pushtet,po ne fis do perfundoni: HAJDUTER!

    Reply
  • Kaloresi says:
    April 27, 2024 at 1:54 pm

    Por natyrisht kohet e sollen qe te rezohen nga kuajt,sepse kohet jane shume interesante…Ata te rigonit ja ua treguan vendin…Kuajt jane me te cuditshem se komentuesit…

    Reply
  • K R says:
    April 27, 2024 at 2:58 pm

    Po ti o Demo kaq adhurim ke per hajdutet qe shtypin popujt e tyre?
    Si keto vajzat jane sot vajzat e Saliut, djemte e Rames apo gjakpires te tjere te popullit.
    Ti o Demo je popull apo hajdut?

    Reply
  • km says:
    April 27, 2024 at 3:04 pm

    Eh mor I Deme,sa tu dhimskan ato gocat.Nuk Jane kujtimet te gramshiotit,por te oficerit te l’arte nazista gjerman.Nje Moment nga jeta e tij Mes miqsh naziste,sot miqte e tu.

    Reply
  • capi says:
    April 27, 2024 at 5:39 pm

    Me ben cudi sa afer ka qene deti tek shkembi i Kavajes, nese foto eshte mare atje. Eshte larguar apo kane bere ndonje germim kur u ndertua hekurudha.
    Nuk kam ndermend te komentoj shkrimin. E njeta gje si me detin, dhe me shoqerine ka evoluar mjaft qe ne ate kohe. Ka shume raste ne bote qe e kane filluar nga hici dhe jane bere miliarder, si ai skuthi i facebook qe ta shikosh vishet si fakir.

    Te vime ne Shqiperi, themi se paraja ka rene ne dore te horrit, pushtetarit, hajdutit. Por cndodh, me parate qe kane i nje pjese e tyre shkollojne femijet ne universitet me te mira te Evropes dhe Amerikes. Do thoni cfare do dalin?, Brezi i pare mundesia me e madhe te dalin skarco, hunje si prinderit e tyre me 5 klase shkolle. Mendo kete process ne 3 ose 4 breza, dhe ja tek doli ajo klasa e fisme aristrokate.
    Sic e thashe gjerat kane evoluar shume shpejt, nuk jane ato standarde si me pare. Ndoshta e kam dhe gabim.

    Reply
  • durrsaku says:
    April 27, 2024 at 7:03 pm

    me falni, e kisha si pergjigje per PO PO-n

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    April 27, 2024 at 7:30 pm

    Vazhdon ndaria, Shqiperia “reaksionaro-tradhetare “e shqiptareve dhe Shqiperia komuniste-“patriotike” e pakicave ortho- sllavo-grekerve.Gazeta dita pararoje e patriotizmit vorio-epiriot,”bravo”gazeta DITA

    Reply
  • Patriot says:
    April 27, 2024 at 8:39 pm

    O kazan po Enveri sa dashnore kishte dhe sa flori vodhi. Kunatin prandeje e vrau se erdhi koha per ti kthyer leket e shkolles. Qemalin e vrau per pune xhelozie. Ishte diktatori me I pasure dhe me 3.000.000 skllever ku ne funde te dites duhet te rrinine ne rradhe per nje cope buke. Me cfare lekesh u ndertua vaje Olim qe eshte prone e kelysheve te Enverit. Keto familje nuk rane nga kali por I rrezuan per te hipure vete. Berisha dhe Meta vetem po imitojne Enverin. Nqs ju jeni te kenaqure me Enverin duhet te jeni te kenaqure dhe me qeverite poskomuniste. Thelbi i pasurimit eshte e njejte me floririn, forma ka ndryshuare sepss ka me shume informacione tani.

    Reply
  • Remo says:
    April 27, 2024 at 8:43 pm

    Po keto “historite roze” i kane pasur ne tradite keto familjet e degjeneruara te bejlerbejve dhe pashallareve i nderuari Mariglen Kasmi. Perpara gjermaneve kishin kaleruar Italianet, u la shendetin baba turk dhe keta duhet te mbijetonin, duhet te “europianizoheshin” me nje fjale, lane haremet dhe u bene “allafrenga” ndonjeri si Eqerem beu i Vlores se prishi traditen, martoi kusheriren se keto familje ishin lidhur si nje rrjet mermange me njera-tjetren, Toptane,Vrione,Zogolle, Markagjone,,Vloraj, Kelcyra e letyra otomane, besnike deri ne vdekje te kujtdo qe do t’u garantonte pushtet dhe ruajtjen e gjese se grabitur e pervetesuar si paterice e xhelate te TURKUT TE ZI mbi kurrizin e atij populli te vuajtur, lene ne mjerim e analfabetizem, ne sketerre e mesjete nga po keta, prandaj s’perbejne asnje cudi sot keto histori dhe intrigat e asaj kohe, si i thone fjales “kurva nderron dashnoret”, edhe ata, kete bene, ose kete dinin te benin me mire!
    Nuk i mbante me atij populli, kishin ardhur kohe te reja jo per Melihate e Shanishate
    turkesha, por per nje RINI TE RE, me ideale, dhe ata mijera te rinj e te reja qe moren armet, bene qe HYQMETI dhe SELAMETI i bejlereve me grada turke, te perfundonte atje ku perfundoi Safeti, NE HALE!

    Reply
  • demo says:
    April 27, 2024 at 11:15 pm

    K.R. Ne kendimin e klases trete te vitit 1962,bejleri agallari shtypnin popullin.Po cilet shtypnin Libohovat?
    Ne kohen e vjeljes se duhanit,Familja e Halil Hoxhes shkonin perdite ne libohove,Shkonin ne vargje gjethet e duhanit,seleksiononin gjethet sipas cilesise dhe i magazinonin per tharje.Punonin Aneja,Gjylya,me cupat dhe me Enverin.
    Prandaj spjegohet qe Enveri ju prezantua pronarit te fabrikes Flora ,Ibrahim bej Bicakciu si specialist duhani dhe i kerkoi te merrte persiper shitjen e Prodhimit te Fabrikes,duke shmangur pullat fiskale dhe doganen,(kontrabande,sepse duhani ishte Monopol shteteror).Kjo i pelqeu qorrit te Elbasanit,se Enveri siguroi tregje te pavleresuara,Cernagoren,Kosoven dhe Ushtrine italiane ne Frontin Grek dhe bente sikur nuk i shihte Pilo Peristerin,Zoi Themelkon,Lale Xhepen,bace Citakun,Vasil Shanton e ca ftyra hajdutesh,qe hynin e dilnin ne dyqanin Flora me dengje duhani.Nje kamioncine bente perdite rrugen e Shkodres.
    Aq shume i ka shfrytezuar Mufit bej Libohova punetoret me meditje te vjeljes dhe seleksionimit te Duhanit,(sidomos familjen Hoxha),saqe kur ishte minister i jashtem emeroi Enverin pa diplome,sekretar konsullate ne Bruksel,,Nje vend qe do ta enderronte cdo student exelent i drejtesise.Kjo vajza ketu eshte e mbesa,vajza e Eqremit,te birit.Mban emrin e katragjyshes,Shanisha,Motra e Ali pashe Tepelenes,qe u martua ne Dere te Libohoves.Libohovat permanden nga udhetari turk Evlija Celebiu, ne 1670,ne nje dasem qe beri pashai i Gjirokastres per te birin ne Sarajet e Libohovesw.
    Kjo Famije zoteron ne Pronesi gjithe Luginen e Drinos,,Nga Tepelena ne Kakavije,,Dropullin dhe Fushen e Janines etj,.
    Mire ato qe pushtoi greku ne 1913,,po Katastrofa kombetare eshte Dhurimi i Lugines se Drinos,(Fusha e Dropullit,prone e bejlereve Libohova)Banoreve greqishtfoles te Dropullit me Ligjin 7501 nga Sali Berisha.
    Nga njera ane krkojne toke babe ne Himare,,dhe po keshtu marrin ne pronesi Tokat e Pronareve shqiptare me 7501 ne Dropull,Vurg dhe Vrine.

    Reply
  • durrsaku says:
    April 28, 2024 at 8:59 am

    Si spjegohet sipas Renos se partise qe vajzat pasnike benin prostituten per pasuri , kurse shtresa e varfer megjithese kishte dhe ka shume nevoje per leke jo!? Mund te thuash ndoshta qe si ne ate kohe dhe sot shtresat e pasura mund t’a kerkojne seksin si argetim kurse shtresat e varfera si nevoje. edhe sot 90% e atyre qe bejne prostitucion jane shtresa e varfer qe per te fituar nje burse, per te paguar konviktin apo per te paguar leksionet detyrohen te prostituojne. Nuk mund te flas per nje shumice, sepse jane dhe te varfer por dhe fisnike por flas per persona qe ose e kane nga halli ose tradite dhe tradita eshte e kunderta qe thote Reno, megjithese ky nuk eshte as shqiptar.

    Reply
  • I tille je , sa here qe hap gojen says:
    April 28, 2024 at 4:29 pm

    Ky komentuesi Patrioti qenka gomar fare ! Dikush duhet ta kete ndihmuar per te shkruar ketu , se nuk k,a mundesi ndryshe .

    Reply
  • E.v says:
    May 4, 2024 at 10:13 am

    Remo ,na lodhe por pas 80 vjetesh,rrena me e madhe e Enverit e kompani qe qe :”Shqiptaret pas 1944 do te hanin me luge florini.”
    Por,ata familjet e ketyre vajzave jetuan per zekat e sevap prandaj nuk paten miliona ne konto(si enveri kapot,shehu,etj si edhe rama,sala,iliri,…)
    Nuk ju mjaftojne rrenat 80 vjecare???
    Me ben pershtypje qe ato vajzat ne foto,nuk duken si ato kur….qe gjen sot ne faqet e gazetave on line ose ne dore.
    Edhe dicka ate pasuri qe ato familje e tyre i krijuan me pune ne shekuj,sot politikanet shqiptare te katundeve te jugut e veriut e kane krijuar ne 30 vjet.Pyete veten si???????

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  • DETAJET: “Shpëtim Aliu, më i rëndësishmi i hetuar ndonjëherë”! Goditet nga SPAK një tjetër “perandori” e kokainës në Tiranë
  • One Albania sjell admiruesit më pranë Yll Limanit në koncertin “Thirrëm Sot ose Nesër”

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  2. Remo on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  3. Kokpalari 21 janarit on FOTO: Leje të shumta nga Rama për resorte luksi, kush është Isa Aliu i lidhur me grupin e kokainës goditur sot nga SPAK
  4. demo on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. demo on Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti dhe kryeministri, te deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?