Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E bënë ukrainasit, rusët anti-regjim apo vetë Kremlini? Vrasja e vajzës së mikut të Putinit, një krim me shumë pikëpyetje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > E bënë ukrainasit, rusët anti-regjim apo vetë Kremlini? Vrasja e vajzës së mikut të Putinit, një krim me shumë pikëpyetje
AnalizaBoteKryesore

E bënë ukrainasit, rusët anti-regjim apo vetë Kremlini? Vrasja e vajzës së mikut të Putinit, një krim me shumë pikëpyetje

Published: August 23, 2022
Shpërndaje

 

Çdo konflikt ka anën e tij të errët, misteret, të vërtetat e trefishta. Vrasja e Daria Duginas është pikërisht një prej këtyre ngjarjeve. Ndërkohë, kemi edhe historinë: vrasjet dhe pritat kanë qenë pjesë e përballjes gjatë Luftës së Ftohtë.

Ka vend për të dyshuar si për një veprim nga jashtë, po ashtu edhe për grindje ose provokime të brendshme, – shkruan gazeta “Corriere della Sera” lidhur me vrasjen e Duginas.

- Publicitet -

Ilya Ponomariev, ish-deputet i Duma-s, kritik i Kremlinit dhe i strehuar në Kiev, flet për një grup rus anti-Putin që quhet Ushtria Republikane Kombëtare. Ai thotë se “do të pasojnë aksione të tjerë”.

Edhe ukrainasit kanë treguar se munden të organizojnë sabotazhe. Ata po kombinojnë sulmet nga shërbimet speciale me veprimin e partizanëve të armatosur të futur në territorin rus dhe në zonat e pushtuara.

Daria ishte e ftuar thuajse e përnatshme në emisionet politike të televizioneve ruse

Por edhe rivalët e tyre, janë të dyshuar. Shërbimet sekrete të Moskës dyshohen për shpërthimet në fabrikat e armëve jashtë vendit – për shembull në Republikën Çeke që në vitin 2014. Moska njihet edhe për likuidimim e kundërshtarëve jashtë vendit.

Ngjarje me shumë pikëpyetje. Që po shtohen dita ditës. Të shtunën, psh, dy rusë dhe një ukrainas u arrestuan teksa tentonin të hynin në një objekt të vjetër ushtarak në Shqipëri. Pasi u zbuluan, ata përdorën gaz neuro-paralizues dhe lënduan dy ushtarë të uzinës së armëve në Gramsh.

Ka të tjera histori për të deshifruar. Si mund të kuptojmë atë që ndodhi në rajonin ukrainas të Kirovohard, ku shefi i inteligjencës lokale Oleksandr Nakonechny u vra me një plumb të vetëm. Krimi pason javë të stuhishme për agjentët e Zelenskit, ndërsa disa drejtues të rëndësishëm të institucioneve të shkarkuar për lidhje me Moskën.

Babai i saj mendohet si personi më influent në botëkuptimin politik të Putinit

Duginët përfaqësojnë një objektiv me vlerë të fortë simbolike; janë megafonë të nacionalizmit, figura kontroverse, idealë për t’i dhënë konfliktit përmasa të tjera.

Sulmi – kushdo qoftë fajtori – përfaqëson edhe një të metë në rrethin mbrojtës. Si një krim që ushqen dyshime të forta ai do pasohet nga “gjuetia e tradhtarit”: Kush arriti dhe si arriti të vendosë eksplozivin në fuoristradë? Rregullat e parandalimit kanë dështuar, apo Duginët mendonin se askush nuk do guxonte t’i prekte dhe nuk i kishin adoptuar?

Edhe në duelin Izrael-Iran kemi shkencëtarë dhe gjeneralë të vrarë në operacione të padeklaruara. Një lojë sekrete, ku e vërteta nuk është e lehtë të zbërthehet. Sulmet me dron, vrasësit e maskuar, substancat toksike në ushqim, bombat poshtë makinës, i lejojnë ata që godasin të mbajnë një distancë nga sulmi.

Vrasja po shoqërohet nga spekulime të shumta

Janë plagë të thella, një siklet shtesë për Kremlinin: Nuk po arrin të mbrojë Krimenë dhe nuk mbrojti dot një personalitet të njohur edhe jashtë vendit. Jo rastësisht separatistët e Donbasit akuzuan menjëherë Ukrainën, ndërsa disa vëzhgues nuk përjashtojnë provokimin, manovrën për të ndërmarrë ndryshime rrënjësore duke përdorur vdekjen e Daryas.

Kjo është arsyeja pse këto lloj krimesh janë një instrument “i dashur” i luftës në faza të caktuara. Të lejojnë të veprosh lirshëm, pasi ke hedhur gurin duke fshehur dorën.

Qoftë reale, qoftë e supozuar, përfshirja e ukrainasve do shkaktojë tani një reaksion zinxhir. Rusët do të kërkojnë hakmarrjen e tyre, fusha e betejës do zgjerohet,  përfaqësuesit e strukturave kundërshtare janë tashmë të gjithë në shënjestër. Edhe para vrasjes ishin – Zelenski vetë mbrohet nga një mburojë e trefishtë – por eliminimi i Duginas i ekspozon edhe më shumë.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    August 22, 2022 at 5:16 pm

    Kujt shqiptari i hyn ne pune ky shkrim!,

    Reply
  • Remo says:
    August 22, 2022 at 5:29 pm

    A.Dugin , korri ate qe mbolli , por beni pak kujdes qe kete sulmin , mos t’ia faturoni menjehere ‘Partizaneve Ukrainas’ , akoma s’ka dale e verteta. Me e keqja eshte se, ‘Partizani’ , provokon ndjenjat e Sumes se Kombit ketu ne Shqiperi , prandaj tregohuni me te ‘arsyeshem’!

    Reply
  • Arben says:
    August 22, 2022 at 7:25 pm

    Cia cia cia cia cia cia

    Reply
  • Evropiani says:
    August 23, 2022 at 6:51 am

    Putin, si Hitleri qe dogji Reistagun e akuzoi partine komuniste per te ngritur tensionet sociale luftenxitese. Putin ka nevoje per me shume ushtare e vullnetare ne luften kunder Ukraines.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjendet i vdekur ish-profesori i Cambridge i akuzuar për plagjiaturë
  • Ndalimi i rrjeteve sociale nën 15 vjeç, pezullohet ligji në Francë
  • Tunelet në Bjellorusi që migrantët i përdorin për të hyrë në BE
  • Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra mbeten aktive, mbi 500 forca në terren
  • Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. ANA on ​98-vjetori i “Po”-së në Letnicë: Udhëtimi i Gonxhe Bojaxhiut nga Kosova drejt Misionit Botëror
  2. Anonymous on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Devolli on Diella dhe zhdukja e ryshfetit
  4. Zyx on “Nuk e njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët folkloristë reaguan kundër, por ne nuk ndikohemi
  5. Dashi on Në 51 bashki të vendit numri i të moshuarve tashmë tejkalon numrin e fëmijëve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?