Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “E ka blerë, e bëri drejtor”. Doli të mohojë se u denoncua nga Ilir Meta, media zbërthen raportin Meta – Filip Talo pas ’90-s
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “E ka blerë, e bëri drejtor”. Doli të mohojë se u denoncua nga Ilir Meta, media zbërthen raportin Meta – Filip Talo pas ’90-s
Kryesore

“E ka blerë, e bëri drejtor”. Doli të mohojë se u denoncua nga Ilir Meta, media zbërthen raportin Meta – Filip Talo pas ’90-s

Published: July 27, 2022
Shpërndaje

 

Media të ndryshme vijojnë të zbërthejnë dosjen më të përfolur të orëve të fundit, atë për rolin e ish-Presidentit Meta në Sigurimin e Shtetit.

Është botuar një prononcim i Filip Talos, personi që ka dërguar mailin te Autoriteti i Dosjeve. Ai thotë se nuk u denoncua nga Meta. Por media të tjera kanë publikuar historinë e Talos, i cili ka patur një raport të veçantë me Metën pas 90. Sipas tyre, Meta ka blerë heshtje  e tij dhe kjo shpjegon qëndrimin mohues të Talos në intervistën e fundit.

- Publicitet -

Faqja Voxnews, që drejtohet nga gazetari Erion Habilaj raporton:

“… E gjitha fabula nis në vitet 1988-1989, ku studenti Filip Talo, shok me Ilir Metën, vendos të arratiset drejt Greqisë. Këtë plan, Filip Talo e ndan në mirëbesim me shokun e ngushtë, Ilir Metën, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë dhe ish-President i Republikës.

Pas këtij rrëfimi mes miqsh, plani i Filip Talos dekonspirohet dhe ai thirret i pandehur.

Sipas dosjes së sigurimit, prej 140 faqesh përballë gjykatës merret në pyetje Filip Talo, për arsyet e arratisjes jashtë vendit. Pjesë e dëshmive del dhe Ilir Meta, i cili deklaron publikisht se kishte dëgjuar nga shoku, planin e arratisjes në drejtim të Greqisë.

Ky episod është i zbardhur me detaje në dosjen e Sigurimit të Shtetit, ku është qartazi emri i Ilir Rexhep Metaj si dëshmitar kundër Filip Talos. Pas kësaj, me rënien e regjimit dhe me ardhjen e demokracisë dhe përfshirjen e Ilir Metës në politikë, ky i fundit u kujdes që të pastronte të kaluarën e tij si pjesë e Sigurimit të Shtetit.

Personi që e dinte më mirë se kushdo, që Ilir Meta ka punuar për Sigurimin, ishte Filip Talo. Për të siguruar heshtjen e tij, Meta u kujdes që ta afronte, ta joshte duke e futur në parti dhe më pas t’i blinte heshtjen duke e punësuar gjatë qeverisjes PD-LSI.

Sipas të dhënave nga Tatimet, Filip Talo është punësuar si Kryetar i Vlerësimit të Ofertave në Drejtorinë e Metrologjisë, që merret me kontrollin e naftës dhe nënprodukteve të saj. Talo është punësuar kur drejtor ishte zyrtari i LSI-së, Gledion Rahovica dhe ministra të linjës ishin Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto.

Punësimi i Filip Talos në këtë institucion shihet zbardhet edhe nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i publikuar në vitin 2013 dhe që ka gjetur në shkelje shokun e dhomës së Ilir Metës.

Kjo do të thotë se Ilir Meta përveç makinacioneve e manovrave përmes modifikimit të mbiemrit të tij (nga Metaj në Meta), është përpjekur në këto 3 dekada të mbajë të fshehur një nga periudhat më te errta të jetës së tij, atë si bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit përmes blerjes e joshjes së dëshmitarit kryesor.

Ilir Meta ka manipuluar dëshmitarin kryesor, duke e blerë me vend pune dhe Filip Talo mund të dalë e të deklarojë publikisht se nuk është ai pjesë e dosjes, apo se nuk e ka spiunuar Ilir Meta. Por kjo nuk ka asnjë efekt.

E para sepse në regjistrin e gjendjes civile vetëm një person ka me emër Filip Talo dhe me vitlindje të njëjtë me Ilir Metën dhe e dyta sepse dosja e Ilir Metës nuk është bërë nga Filip Talo, por nga Sigurimi i Shtetit dhe aty është e shkruar e zeza mbi të bardhë që ‘Ilir Rexhep Metaj’ është bashkëpunëtori ynë…”

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Virusi says:
    July 27, 2022 at 10:49 pm

    Pirdhni pirdhni se liroheni..filipi thote nuk me ka denoncuar ju vazhdoni i bini po me nje vrime.
    Te vrima fiqshkerdhymit aty bjerini fort

    Reply
    • Aldo says:
      July 28, 2022 at 8:37 am

      Dosjet e Sigurimit te Shtetit nuk jane dosje nga ato qe infektohen me Viruse. Ato jane aty ne disa forma. Hard copy origjinal. Te mikrofilmuara. Te protokolluara dhe te markuara me dosje tjeter.
      Çfare do qe te thote sot personi i kallxuar, ne dosjen e tij jane te gjitha elementet sic kane ndodhur ne ate kohe.
      Askush nuk i ndryshon dot.
      Sigurisht qe ka patur edhe keqperdorim te dosjeve, por kopjet e tyre jane dhe jane te ruajtura. Fati e ka dashur qe ne dosjen origjinale te ketij rasti te jete emri i Ilir Metes. I asaj kohe, dhe jo se si do te desheronim te ishte sot.
      Ndodhia eshte aty. Per mire a per keq.
      E kuptoj qe, dikush mendon se po sulmohet opozita, opozitarizmi, njeriu shpetimtar qe do sulet dhe do ktheje situaten etj.
      Kater nga pese, plerat me te medha qe ka patur Shqiperia qe jane Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano, Lulezim Basha, sot po shkojne drejt perjashtimit nga jeta politike. I vdekuri dhe i pakalluri qelbesira Nr 1 Saleh Pleh Berisha, ka 10 vjete qe e ka prere bileten, Fatosi ka 18 vite, Luli iku pak me pare, Meta do te iki nuk ka rruge tjeter. Edhe kaq ja zgjati jeten Kryeqelbesira ne pushtet Edi Rama, duke e emeruar President te Republikes.
      Rradhen mbas Metes e ka Edi Rama, njeriu me i ndyre qe ka patur tranzicioni, pas Sali Berishes.
      Keta duhet te qerohen nje ore e me pare dhe sduhet te kemi asnje iluzion se shkaterrimtaret e Shqiperise, ata qe e vodhen dhe vazhdojne ta vjedhin per dite, ata qe e shiten dhe vazhdojne ta shesin per dite, do te vene doren ne zemer dhe do te qajne hallin e Shqiperise.
      Duhet te ngrihemi te gjithe ti zhdokim keto plehra nga jeta politike e Shqiperise.

      Reply
  • vlonjati says:
    July 28, 2022 at 4:34 am

    Besoj se stafi i gazetes DITA duhet te jete paguar mire per te vazhduar me lojen e Rames.

    Reply
    • Ok says:
      July 28, 2022 at 5:33 am

      Trap vlonjat

      Reply
      • PRoShi says:
        July 28, 2022 at 5:48 am

        Do ishte mirë të shoqërohej ky shkrim me faksmilje nga dekomentat e dosjes të sigurimit të shtetit.
        Nëse këto janë shkatërruar e djegur (gjasat të jetë kështu) vetëm sa ja rritim vlerën I.M (Metaj).

        Reply
        • Zeni says:
          July 28, 2022 at 1:59 pm

          Spiun I felliqur ne burg plehra

          Reply
    • Lasgushi says:
      July 28, 2022 at 6:08 am

      Nga materjali I cunguar ne kete shkrim qe eshte me.i sakti per ptoblemin aktual Meta,deri tashti.Ky verteton se Meta ka ndihmuar sigurimin per dokumentimin e veprimtarine se Talos,per krimin e articles jashte atdheut..Ne kete rast Iliri eshte denoncues per Talon.Por Talua eshte denuar arrestuar keshilluar apo rektutuar nga sigurimi.Per keto te gjithe,duet te kete vendim zyrtar,per sejcilen nga keto.Sidoqofte iliri I ka sherbyer sigurimit fillimisht dhe Gazidedes …turp I.madh.

      Reply
  • Andis says:
    July 28, 2022 at 5:36 am

    Ilir Meta duhet te jete nje shembull qe ligji mbi autoritetin e dosjeve duhet te rishikohet.

    Reply
  • Ilir floriri,ilir vidio,ilir kok tuli,na doli dhe sigurims says:
    July 28, 2022 at 6:56 am

    Nuk ben iliri nga keto gjera,ai eshte xhanan burre…
    Burri monikes ka debules per sali kriminelin,per floririn,per eurot,per popullin e varfer dhe per macen sasha

    Reply
  • Detari says:
    July 28, 2022 at 8:02 am

    bejne sherr islamokomunistet kush ka qene me shume komunist.

    halli vendit ai eshte, cfare ka bere meta ne konvikt dhe jo cfar vjedh qenveria sot.

    Reply
    • Dauti says:
      July 28, 2022 at 3:00 pm

      O komentues injorante! Nuk vihet emri i denoncuesit/bashkepuntorit ne dosje. Vihet vetem pseudonimi.
      Filip Talo ka dhene interviste sot. Nuk eshte Ilir Meta denoncuesi i tij. Eshte Imigron Mucaj.
      Po ju jwni te paguar. Vazhdoni. Ilir Meten aty do e keni.
      Edhe z. Simon Mirakaj thote se ceshtja nuk ka te beje me Ilir Meten.

      Reply
  • Prifti i varfer katolik says:
    July 28, 2022 at 10:43 am

    Nuk Ka asnje lloj loje ne keto dosje.Te dhenat agjenturore jepen dhe evidentohen te sakta.Pavarsisht nga ndonje gabim qe mund te evidentohet,ne dosjet e agjente e ,te dhenat personale Jane te sakte dhe te patjetersueshme.Ndryshe nuk do te zhdukeshin apo digjeshin Sic thuhet per Saliun ,milicen me bij e me bija.Se dyti,beni publike dosjet e Filip Toles.Pa tre prova te vertetuara ,nuk kish burre ne te te therriste ne hetim.Zakonisht,emrat e agjente e te sigurimit nuk jepeshin as me inicialet,por citoheshin vetem me pseudonim.I thoni Filipit,mos ha mut kot,Iliri Nese Ka qene deshmitar ne gjyq Ka qene me emer e mbiemer,Jo me inicialet,adje balle perballe.Si agjent vetem me pseudonim.Asnje,ne menyre kategorine asnje nuk mund te dekonspironte emrin apo inicialet dhe ditlindjen.Publikimi i tyre eshte bere nga komisioni i dosjeve ballafaquar pseudonimin me emrin ne kartelen agjenturore.Diku lexova sot se Ilir Metà eshte dhe agjent Rus.Dakord ,mund Edhe te jete,nuk e Ve ne dyshim ..Nga sa kam degjuar une nga njerez qe Kane punuar ne Shish,Ilir Metà ,Ilir kulla,(keshilltari i tij Jane agjente Edhe te nje spiunazhi Mik,Jo vetem spiunazhit armik.Por ATA qe bejne keto differencime duhet te kene te qarte ,se spiuni,ne cdo rrethane ,mbetet spiun,armik i vendit te tij.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    July 29, 2022 at 3:06 pm

    OK Dita: Mesa lexova Ilir Rexhep Metaj është Spiun i Sigurimit të Shtetit Komunist që nga 1988-89.
    -I spiunuari Filip Talo nuk e dredh dot Bishtin,ndonse I.M i ka bërë FAVORE JOSHJE,PUTHJE DORE..!
    -Tashmë Kuvëndi Shqipërisë duhet të ndryshoi ligjin Bezhani ’90 që ndodhet në Autoritetin e dosjeve..!
    -Dhe Athere WC e vilës së Gj.Lalzit do të shpërthejë duke e “..Pastruar”mirë Like Floririn 32 vjeçar në politikë duke u bër pronar i shumë institucioneve të vëndit..!
    -Fatkeqsia qëndron se Agjentët e sigurimit duhet të jen lidhur me agjenturat e huaja të cilat në këto 32 vite kan synuar minimin e demokracisë dhe të ekonomisë së vëndit..duke ngelur vëndi më i varfër në EUROPË.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?