Radio Televizioni Zviceran, (Schweizer Radio und Fernsehen) SRF, i ka kushtuar një reportazh zbulimeve më të fundit të arkeologëve në Lin të Pogradecit që është pothuajse 8 000 vjet i vjetër.
Ekspedita arkeologjike e stafit shqiptaro-zviceran, drejtuar nga arkeologët Adrian Anastasi dhe Albert Hafner ka nisur prej vitit 2021 dhe po zhvillohet në tre shtete: Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Greqi, por tanimë fokusi është përqendruar në sitin e Linit, nga vijnë edhe rezultatet e para, të cilat do të plotësohen me përmbylljen e gërmimeve të këtij viti.
SRF shkruan se vendbanimi më i vjetër buzë liqenit u gjet gjatë gërmimeve në liqenin e Ohrit në Shqipëri.
“Provat e para shkencore janë tashmë të disponueshme se Lini është ndërtuar midis 5800 dhe 5900 para Krishtit. Kjo e bën atë rreth 2000 vjet më të vjetër se vendbanimet më të vjetra të njohura në Zvicër”, thuhet ndër të tjera në këtë reportazh.
Sipas studiuesve, “ky është projekti më i madh arkeologjik në Evropë”.
Sipas raportit të hartuar nga Anastasi e Hafner, materialet organike drusore të zbuluara në sitet nënujore ose të mbuluara me sediment në Liqenin e Ohrit apo në bregun e liqenit, dëshmojnë për një vendbanim të hershëm fermerësh, që daton rreth 5900 – 5800 para Krishtit.
“Këtu janë fillimet e bujqësisë dhe blegtorisë dhe për rrjedhojë edhe “ndryshimi më i madh kulturor në Evropë”, shprehet Albert Hafner, profesor i Arkeologjisë Prehistorike në Universitetin e Bernës.
Ai thekson se “ky vend është i rëndësishëm jo vetëm për këtë rajon, por për të gjithë Europën”.
“Në fillim të viteve 1970, niveli i ujit në Liqenin e Ohrit ra ndjeshëm dhe kjo e bëri të dukshëm këtë vend nënujor”, thotë Adrian Anastasi nga Instituti Shqiptar i Arkeologjisë në Tiranë.
Gërmimet nënujore janë sfiduese. “Këtu kemi të bëjmë me shumë bimësi bregore. Duhet të luftosh nëpër shtretërit e dendur të kallamishteve për të arritur në vendin e zhytjes”, thotë arkeologia dhe hulumtuesja Marie-Claire Ries, e cila koordinon operacionet e zhytjes në vend.

Zj.Dita.Arkeologet tane kane 70 vjet qe e kane thene kete qe po e thoni ju tani.Mjaft mbivleresuat te huajt.Shkenca Jone e arkeologjise dhe arkeologet tane jane me te perparuarit ne bote.Eshte zakon shume I keq te mos kesh besim tek intelektualet shqiptare ne te gjitha fushat. Ne kemi nje brume ne gene qe nuk e kane sllavet .Kete brume po perdor Kosova ,prandaj jane 100x me perparuar se ne Shqiperi.Ne ne shqiperi I a kemi marre frymen prej 70 vitesh.
Ku mund te gjehet ky reportazh,keni ndonje link?
Prit tani kur te eksitohen te gjithe nacionalistet dhe albanologet e gugllit! I mjafton një shkëndijë e marrin zjarr si kashta.
Palafitet ne liqenin e Ohrit u zbuluan ne mesin e viteve 70 nga arkeologet nenujore Neritan Ceka dhe Moikom Zeqo(egziston edhe nje dokumentar i RTSH per keto zbulime).Ne vendet e percaktuara dhe te njohura nga Arkeologet shqiptare,ekipi shqiptaro zviceran zhvilloi germime me te thelluara dhe mostrat u analizuan ne Laboratore Moderne te specializuar te gjenerates se fundit,qe ne as i kishim as i kemi.
Keto Laboratore zvicerane percaktuan egzaktesisht moshen dhe karakterin e kultures se banoreve te Ohrit,qe ne i njohim me Emrin Lynkeste.Kultura e sterlashte e Ohrit,Maliqit dhe Prespes,njihet si Kulture e Liqeneve Lynkeste.(ku perfshihet edhe Maliqi)Germimet filluan qe ne vitin 1947 ne Maliq,ku dolen ne drite vendbanimet gjate tharjes se kenetes,Rifilluan ne vitin 1972,.Arkeologet tane (Hasan Ceka,Frano Prendi)e percaktuan Kulturen e Maliqit Neolitike,nga mijevjecari 7,deri ne mijevjecarin e 4,dhe nuk paskan gabuar me datimet moderne te carbonit.
Tani cfare po ndodh?
Percaktimet shkencore te Kultures,8 mije vjecare te Ohrit,po i vishen Gjuhes.
Ne trungjet e drurit te Ohrit nuk ka gdhendje gjuhesore.Nuk ka copa guri,copa qeramike me mbishkrime.
Nga palafitet nuk dalin tinguj gjuhesore.
Sasha budallja e revistes shience,do botoje nje QUIZ me gomarlleqe per Gjysmehene prodhuese,cfare fantazon mendje e saj e semure,Do ngaterroje moshen e trungjeve te drurit me moshen e gjuhes dhe do konkludoje qe gjuha shqipe eshte 8 mije vjet e vjeter.Pastaj gjithe kopeja pellasgjikeve do versulet mbi gjuhetaret shkencore,,Do ngrihet Perparim Kabo,te deklaroje qe mystiku,Primordiali, Petro Zheji nuk ishte Skicopat,por ishte gjeni,pellasgjikja kocaqi,Embrioformisti Agron Dalipi,dhe Lavanderia Balena WWW do vari carcafet me lloqe kavaje,per 5 vjecarin e katert,se perseritja eshte nena e dijes dhe baba Idjotave.
Faleminderit ketyre Zviceraneve qe na nxorren 8000 vjet te vjeter ne kete toke,,pooor per pak desh na u dhi nusja n`kalt. Nje punetor sezonal aty (se nga Lini,de nga Hudenishti,se nga Pogradeci,8000 vjecar,kur pa Arkeologen zvicerane qe po hiqte skafandren e zhytjes,mes kallamishteve,me tanga,,ju hodh persiper,si kafshe 8000 vjecare,desh ta mullaste me zor,,Bertiti ajo e shkreta,,erdhen ca fshatare,,po qelloi edhe nje prokuror i Pogradecit,nga keta te rinjte,qe kane mbaruar Magjistraturen,e mbertheu kafshen 8 mije vjecare,,i vuri hekurat e plasi ne qeli dhe i dha 4 vjet burg per tentative perdhunimi te arkeologes zvicerane. Ministri Drejtesise Zvicres dergoi nje leter Falenderimi qeverrise shqiptare,per Drejtesine e shpejte qe u be.U vu nderi Zvicres ne vend menjehere.Qeverria kujtoi se i erdhi ndonje fax nga Zvicra per edvis martinaj,se mos eshte mbytur ne gjol te Pogradecit,se Drejtesia i duket si Cfaqje e huaj.As pyeti per kete prokuror qe e nderoi shtetin e dhjere.Ky prokuror i ri ,qe nuk ka as shtepi,qe banon me qera,qe nuk merr rrushfet,nuk pyet sa djem ka Hazizi,po na i plas brenda horrat,korrupsionistet,kriminelet me pushtet,ppa pushtet,po prit ere se na nderoi shtetin,Dergoi leter falenderimi Ministri Zvicres:Ju keni Drejtesi shembullore,!,.Ku ta dinte Ministri Zvicres qe Ne kemi nje mut,.
Po eshte nje gjykates i ri ne Shkoder,qe e nxorri dje Adriatik Doci,,Eshte ky Prokurori ne Pogradec,eshte nje ne Korce dhe nje ne Gjirokaster.Kaq jane.Keta jane nje moshe,Kane mbaruar Magjistraturen keto 3-4 vjet.
Ustallaret e vjeter te drejtesise ketyre i thone Kale karroce.Po zure mor ate Ndertuesin delenxhi,qe te merr mijra metro katror truall neper qendra dhe jepi nje apartament magjistratit fukara me kredi me interes 0,se po te nderon shtetin e dhjere..Se ujqit e vjeter jane me vila,nuk ti dhjesin apartamentet.
ha ha ha ,sa kom qesh me kte histori !
Na bohet qefi qe Juristat e rinj po ja ndrrojne faqen Drejtesise.
“Cdo gje eshte keqkuptim, manipulim, njohje e percipte e te vertetave dhe prirja njerezore per te besuar genjeshtrat.”