Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E dhunuan brutalisht dhe e hodhën nga ballkoni, nëna e kenianes: Kam marrë mesazhe nga…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > E dhunuan brutalisht dhe e hodhën nga ballkoni, nëna e kenianes: Kam marrë mesazhe nga…
KronikeLajmi i fundit

E dhunuan brutalisht dhe e hodhën nga ballkoni, nëna e kenianes: Kam marrë mesazhe nga…

Published: 28 Maj, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kur kanë kaluar rreth 2 vite nga ngjarja e rëndë në kryeqytet ku shtetasja e huaj Xhoi Ayoko u dhunua brutalisht dhe më pas u hodh nga ballkoni i banesës ku jetonte, çështja e kenianes ende nuk është zbardhur nga autoritetet shqiptare.

E reja u dhunua brutalisht më 13 gushtit 2022 dhe ra në gjendje kome, por humbi jetën disa javë më vonë në një spital në Kenia. Prokuroria shqiptare vijon në pritje të letërporosive nga autoritetet keniane, por pa rezultat edhe pse kanë kaluar 1 vit e 2 muaj nga kërkesa e dërguar.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar letërporosi Kenias në shkurt 2023 dhe i ka kërkuar që t’i vërë në dispozicion autopsinë që i është bërë 22-vjeçares në morgun e spitalit ku ndërroi jetë, por edhe të marrë në pyetje nënën e vajzës keniane ku do t’i përgjigjet disa pyetjeve lidhur me ngjarjen, por edhe për disa sende të Joyt, si laptopi të cilin Ruth Abongo e ka marrë me vete në Kenia. Edhe vetë nëna e Xhoit prej kohësh i ka dërguar email autoriteteve keniane lidhur me letërporosinë, por ende nuk i kanë kthyer përgjigje.

- Publicitet -

Po ashtu News24 është kontaktuar nga nëna e vajzës keniane. Ruth Abongo deklaron se pak kohë më parë, një adresë me emër “fake” në facebook e quajtur “bashkia” i ka shkruar Ruth Abongos duke iu prezantuar si një “agjenci” që po investigon çështjen e Xhoit duke i thënë se po kryejnë hetime për vrasjen me qëllimin që të bëhet drejtësi. Kjo adresë “fake” e pyet Ruth Abongon se ku dyshon për autorin dhe i përmend shoferin e kazinosë nëse është i përfshirë në krim, Ruth Abongo i thotë që po.

Më pas adresa anonime i shkruan se shoferi mund të jetë shtyrë edhe nga persona të tretë, dikush që ka njohur qëllimet e tij ndaj Xhoit. Në fund i thotë që do përpiqen të konfirmojnë teorinë e tyre sa më shpejt lidhur me të vërtetën. Nëna e vajzës nuk i beson për identitetin dhe qëllimin dhe mundohet ta marrë me video kamera këtë adresë, por kjo adresë ia bllokon telefonatën dhe mbyllet fare si account në facebook.

Sipas nënës së Xhoit ajo dyshon se personi që i shkroi në këtë adresë mund të jetë një nga autorët, bashkëpunëtorët apo ndonjë i penduar i përfshirë në ngjarjen e rëndë. Nuk përjashtohet as mundësia që mund të jetë ndonjë tentativë për të penguar dhe devijuar hetimet apo për të marrë informacion rreth çështjes nga nëna e Xhoit.

Kujtojmë se që prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia u shtrua për kurim në spitalin e Traumës, pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë. Pas 6 muajsh në spital, Xhoi u kthye në vendin e saj në Kenia aty ku edhe ndërroi jetë në spitalin Keniatta. Rasti i dhunimit të 22-vjeçares solli në Tiranë edhe përfaqësues të ambasadës keniane në Itali. E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj nga Kenia.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pensionet me Italinë, ja çfarë përfitojnë emigrantët
  • Humbja e thellë e PD në zgjedhje, Fredi Beleri kërkon dorëheqjen e Berishës: Duhet të mbajë përgjegjësi
  • Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë
  • Një telefonatë nga Tirana fut në “sherr” Melonin me Macronin
  • Protestë masive në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të vendosë vijat e kuqe!

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj në Manja dorëzon rekomandimet për drejtësinë, Dumani: Të përgjithshme e të pazbatueshme
  2. Devolli në Dosja ‘Partizani’, GJKKO jep vendimin: Berisha dhe Malltezi shkojnë në gjyq
  3. Dashi në Ambasadori i BE në Shqipëri: Jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju
  4. Zbatoni ligjin! në Manja dorëzon rekomandimet për drejtësinë, Dumani: Të përgjithshme e të pazbatueshme
  5. demo në U rrëzua nga çatia e kishës në Korçë, prifti niset me helikopter drejt spitalit të Traumës
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?