Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E dhunuar nga burri xheloz! Gruaja nga Korça detyrohej të rrëfehej para kamerave dhe të betohej në kishë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > E dhunuar nga burri xheloz! Gruaja nga Korça detyrohej të rrëfehej para kamerave dhe të betohej në kishë
KryesoreShoqëri

E dhunuar nga burri xheloz! Gruaja nga Korça detyrohej të rrëfehej para kamerave dhe të betohej në kishë

Published: July 5, 2022
Shpërndaje

Gjykata e Lartë shqyrtoi një rast dhune ekstreme dhe disa vjeçare mes një çifti nga qyteti i Korçës, duke urdhëruar Gjykatën e Apelit që ta rigjykojë çështjen pasi gjeti të pavend pushimin e akuzave ndaj bashkëshortit xheloz.

Hetimi tregon torturimin e një gruaje që detyrohej përditë përpara një kamere të pranonte tradhtitë dhe më pas t’i nënshtrohej procesit të pendesës. Dhuna fizike dhe emocionale shkoi deri në atë pikë, sa burri e detyronte të shoqen që udhëtonte së bashku me të në Greqi enkas për të kërkuar falje në kishë.

“Ai  më ka detyruar të shkruaja letra që i quante ‘Betime para Zotit’,  në të cilat unë duhet të pranoja dhe të betohesha para tij se po rrëfehesha për meshkujt me të cilët ishte i bindur se e kisha tradhtuar. Megjithëse nuk ishte e vërtetë, rrëfehesha dhe kërkoja falje përpara thikës që më vendoste në fytyrë”.

- Publicitet -

Situata disa vjeçare e çoi gruan në gjendje të rëndë ankthi dhe frike për të jetuar, derisa u bind se po izolohej tërësisht për të shmangur çdo burrë te të cilët i shoqi bëhej menjëherë xheloz.

“Ai më detyronte që këto betime përpara Zotit t’i lexoja në shtëpi , por më çonte t’i lexoja edhe nëpër kisha të ndryshme në Greqi”,-thotë gruaja që kujton se u detyrua të pranonte ngjarje te pavërteta lidhjesh jashtë martesore pasi bashkëshorti e kërcënonte.

Duke ia pranuar pendesën, bashkëshorti i dhunshëm e paralajmëronte se në rast se nuk firmoste betimet, familja e vajzërisë do mallkohej me zhdukje. Sipas dosjes që iu tregua Top Channel, gjykata thirri për të vërtetuar këtë dhunë disa vjeçare djalin e çiftit, i cili pranoi se babai i tij kalonte në gjendje depresive tre deri në katër herë në vit dhe se bëhej xheloz për meshkuj të ndyrshëm të panjohur, për të cilën akuzonte të ëmën.

Por pastaj qetësohej dhe kërkonte ndjesë, por nuk zgjaste shumë dhe kthehej në të njëjtën gjendje xhelozie të çmendur thotë i biri në dosje. Gruaja jetoi për vite me radhë me pasaportë të bllokuar dhe me lëvizje të kontrolluar por edhe me letra që lexoheshin përditë me zë të lartë ku ajo betohej për devotshmëri dhe lutej për falje.

Dhuna në familje e përsëritur i ka shtyrë gjykatat që tanimë të mbajnë një qëndrim tjetër, atë të nxjerrjes nga banesa të bashkëshortëve, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë mbi 500 metra larg viktimës dhe fëmijëve. Por megjithë ashpërsimin e ligjeve, fenomeni mbetet i njëjtë./Top Channel

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • ilo says:
    July 6, 2022 at 1:17 am

    Ky kokrra e pederastit si duket e dinte se nuk e pallonte dot sa duhet edhe i kerkonte te betohej ne kishe se nuk kerkonte ta kompensonte mangesine qe i linte. Kto lloj sume.irash duhen tredhur.

    Reply
  • Na myten says:
    July 6, 2022 at 5:48 am

    I vetmi qe paska qelluar ne shenje eshte i biri qe thote “semundje”.
    Eshte rast deliri ekstrem qe mund te perfundoje ne vrasje por me ekstrem qenka budallalleku i gjithe zinxhirit te drejtesise qe sjell verdalle prej kaq vitesh gruan dhe te semurin.
    Kerkoni ore konsulte psikiatri dhe mos torturoni njerezit!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës
  • Ahmetaj publikon emrin dhe pjesë nga një audiopërgjim i rëndë: Koncepti KAYO, skema e tjetërsimit masiv të pasurisë publike
  • “Krijojmë një… për t’i mbyllur gojën ambasadës amerikane”: Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj, detaje të rënda për trafik armësh
  • Ahmetaj: Audiopërgjimi i janarit 2026 zgjat tre orë, kush është “Gysi ndërkombëtar” i Ramës
  • Shkëlqen në Kroaci, Erind Cara merr medaljen e argjendtë

Komentet e Fundit

  1. Blerti on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. Heu bre... on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  3. Heu bre... on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  4. Papagalos on Tërmet politik në Gjermani: AFD merr 44.5 %, fundoset CDU e Merz me 18.5 % të votave
  5. Kaydence Hahn on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?