Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “E duan të vdekur!?” Analisti plas bombën për Ahmetajn: “Bëj kujdes se je në rrezik, nga ata që po të përdorin kundër Veliajt dhe Ramës”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “E duan të vdekur!?” Analisti plas bombën për Ahmetajn: “Bëj kujdes se je në rrezik, nga ata që po të përdorin kundër Veliajt dhe Ramës”
KronikeKryesore

“E duan të vdekur!?” Analisti plas bombën për Ahmetajn: “Bëj kujdes se je në rrezik, nga ata që po të përdorin kundër Veliajt dhe Ramës”

Published: August 3, 2023
Shpërndaje

“Arben Ahmetaj ndoshta nuk ka ndonjë rrezik aq të madh nga drejtësia sa ç’duket, sa çka rrezik nga nevoja që ka Berisha ta përdorë atë. Të gjallë, ose të vdekur!” – paralajmëron gazetari i njohur Mero Baze.

Baze, i cili ka qenë ndër analistët që ka mbajtur qëndrime dukshëm të moderuara ndaj ish-zv.kryeministrit në arrati është i bindur se Ahnetaj është në rrezik.

Marrja publike në mbrojtje e Ahmetajt nga Berisha, sipas tij, dhe përdorja për të sulmuar Veliajn dhe Ramën tregon qartë çfarë po ndodh.

- Publicitet -

Më poshtë, analiza që i bën Baze situatës në të cilën ndodhet ish-zvkryeministri:

“Me sa duket Arben Ahmetajt nuk i mbarojnë kusuret vetëm me drejtësinë. Tani ka përsipër dhe një rrezik të ri. Është “përpjekja” e Sali Berishës për ta mbrojtur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj se mos e “vrasin”.

Pak a shumë po ndjek strategjinë që ka ndjekur me vrasjet e 21 janarit. Sapo drejtësia nisi punën të hetonte vrasjet, ai ngriti një Komision Hetimor kundër drejtësisë, kryesuar nga ministri i tij i Drejtësisë dhe zbukuruar nga pasthirrmat e Dash Sulës, sa herë përmendeshin rreziqe për komplote, puç shteti, skenar A, skenar B etj.

Qëllimi, i cili u arrit maksimalisht, ishte që prokurorët të mos hetonin 21 janarin, por të ishin nën presionin e “hetimeve” të tij, ku unë dhe tre kolegë gazetarë ishin të skeduar si “puçistë”.

Pak a shumë po përsërit këtë skemë. Prej dy ditësh i ka prishur pushimet Belindit dhe ish- vartëses së dikurshme të Arben Ahmetaj, që të ngrejnë një “komision hetimor” për këtë çështje, dhe përditë të “dëshmojnë me fakte alternative”, se çfarë ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj dhe se si mund të shpëtojnë jetën e Arben Ahmetajt nga këta dy.

E gjitha kjo do të bëhet natyrisht dhe në emër të Arben Ahmetaj, duke përdorur faktet publike, si fakte të ofruara prej tij, si i rrezikuari i madh.

Natyrisht që tani nuk jemi në kushtet e 21 janarit, ku vrasësi kryesor i katër gardistëve ende nuk është marrë në pyetje për turpin historik të drejtësisë shqiptare.

Tani jemi në kushtet kur SPAK ka shumë më tepër integritet dhe forcë për të hetuar të vërtetat e tij dhe për të kuptuar se çfarë fshihet pas të “vërtetave alternative” të Sali Berishës, që po sillet si avokat i autorizuar i Ahmetajt.

Por tek thirrja e Berishës që SPAK të marrë në mbrojtje Ahmetajn, “pasi i rrezikohet jeta”, duhet bërë pak kujdes. E di që SPAK nuk ka si ta mbrojë Ahmetajn, pasi nuk është dorëzuar para drejtësisë, por ka një mënyrë se si t’ia ruajë jetën.

Të mbajë nën kontroll Sali Berishën dhe grupin e tij, pasi atë që thonë me zë të lartë për Edi Ramën, ka shumë shanse ta pëshpëritin me njëri- tjetrin si një skenar për të plotësuar skenarin e tyre të të vërtetave alternative.

Arben Ahmetaj ndoshta nuk ka ndonjë rrezik aq të madh nga drejtësia sa ç’duket, sa çka rrezik nga nevoja që ka Berisha ta përdorë atë. Të gjallë, ose të vdekur!”

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?