Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të enjten më 4 qershor se ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv e pastrim parash, përveç veprave penale të shkeljes së barazisë në tendera për të cilat është marrë e pandehur në tetor të vitit të kaluar. Po ashtu, është sekuestruar një vilë luksoze në Dhërmi, që dyshohet se është përfituar si ryshfet prej saj, në këmbim të favoreve që i janë bërë shoqërisë ndërtuese “Eurocol” sh.p.k., në procedurën e një tenderi dhe gjatë zbatimit të kontratës.
Për zotërimin e vilës janë kryer veprime fiktive, në të cilat është përfshirë Igli Tare, ish-futbollisti i famshëm i Kombëtares Shqiptare dhe ish-drejtor i Lazios e Milanit në Itali.
Më 3 qershor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e vilës dykatëshe në resortin turistik “White Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, pasuri që rezulton në pronësi indirekte të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. “Ekzistojnë dyshime se pasuria e sekuestruar lidhet me përfitimin e parregullt, të kërkuar dhe marrë nga shtetasja Belinda Balluku, në këmbim të favorizimit të operatorit ekonomik, përmes një procedure prokurimi publik të zhvilluar nga Albcontrol sh.a.
Hetimet kanë evidentuar gjithashtu përdorimin e veprimeve juridike të dyshuara si fiktive, me qëllim fshehjen e origjinës dhe pronësisë reale të pasurisë”, citohet në njoftim.
Po ashtu, sqarohet se pasuria e sekuestruar është një vilë individuale dykatëshe tip Begonia me nr. F6 dhe e rrethuar. Parcela në dispozicion të vilës është jo më pak se 300 m², ndërkohë që kati i parë i objektit ndërtimor ka sipërfaqe prej 103 m², nga të cilat 54 m² kati përdhe, ai sipër 49 m² dhe veranda 34 m². Brenda rrethimit ndodhet edhe vendparkimi.
Sipas SPAK, Balluku ka kryer veprime të kundërligjshme në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksioni i godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve”, me fond limit 88.6 milionë lekë, si dhe në tenderin “Shtesë kontrate për ‘Rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve’”, me vlerë 14.1 milionë lekë, pa TVSH.
Nga hetimet ka rezultuar se e pandehura Belinda Balluku, në cilësinë e titullares së autoritetit kontraktor “Albcontrol” sh.a., në bashkëpunim me shtetasin Evis Berberi që atëherë ka pasur detyrën e shefit të Sektorit të Prokurimeve, si dhe anëtarët e njësisë së prokurimit, shtetasit S.P., E.N. dhe A.M., përmes veprimeve të kundërligjshme kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe e privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të procedurës së prokurimit, operatorin ekonomik “Eurocol” sh.p.k., e zotëruar nga biznesmeni Pandeli Carapuli.
Po ashtu, favorizimi i kësaj shoqërie që është shpallur fituese, ka vazhduar edhe në momentin e lidhjes së kontratës, duke i ofruar parapagim të menjëhershëm gjysmën e vlerës së kontratës, si dhe gjatë zbatimit të kontratës dhe shtesës së saj.
“Nga hetimi rezulton se shtetasja Belinda Balluku, për shkak të funksionit të saj publik si Drejtore e Përgjithshme e Albcontrol sh.a., në këmbim të favorizimit të shoqërisë ‘Eurocol’ sh.p.k. në procedurën e sipërcituar, ka kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt, i cili, referuar kontratës së porosisë, është në vlerën 145,000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) euro, që konsiston në pasuri të paluajtshme, konkretisht vilën me nr. F6, në resortin turistik ‘White Rocks’, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me zhvillues shoqërinë ‘Eurocol’ sh.p.k.”, bën me dije SPAK.
Përfitimi i parregullt ka rezultuar se është kërkuar gjatë kohës së zhvillimit të tenderit, ku rezulton se në atë kohë shoqëria “Eurocol” sh.p.k. kishte aplikuar dhe ishte pajisur me lejen zhvillimore për ndërtimin e resortit turistik në fshatin Gjilekë.
Përveç përfitimit të parregullt, Balluku akuzohet se e ka fshehur këtë pasuri duke përdorur shtetasin Igli Tare dhe vartësen e saj në Albcontrol sh.a., shtetasen J.B. Sipas prokurorisë, kontrata e porosisë është kryer në mënyrë fiktive mes të hetuarit Igli Tare dhe pronarit të shoqërisë “Eurocol”. Balluku akuzohet se ka kryer fiktivisht edhe një kontratë qiraje dore mes saj, vartëses dhe Tares, në maj të vitit 2022, si dhe amendamentin e kësaj kontrate në prill të vitit 2024.
Igli Tare u mor në pyetje në SPAK prej mëngjesit të së enjtes, kur prej rreth orës 10:00 dhe deri në orën 14:40 ai ka qenë edhe nën shoqërinë e avokatit të tij, për shkak të komunikimit të regjistrimit të emrit si person nën hetim, për pastrim të produkteve të veprës penale.
Balluku është nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera lidhur me procedurën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë në seksionin rrugor Orikum-Himarë dhe në shtatë raste të procedurave të prokurimit të ndërtimit të Unazës së Jashtme të Tiranës.
Mazhoranca socialiste në Kuvend e rrëzoi në muajin mars një kërkesë të SPAK për lejimin e arrestimit të saj.

Ç ne
Kjo esht goc e ndershme
Komshi me qira me ate Karcarsen
Bravo SPAK
E vetmja shpres e popullit kunder hajdutve
Ore SPAK:
-KUR DO BËNI SEKUESTRO DHE KONFISKIM TË PASURIVE TË VJEDHURA POPULLIT NGA 1992 MBI 500 MILD.$ .?
– A KA SALIU 60 BANESA NË SHQIPËRI DHE EUROPË,SIPAS REP.TV.?
-A KAN VILA NË GJ.LAlZIT: SALIU,LIKE,MULI,TABAKU,HAXHINSTO,RISTALI,ARBEN KRAJA,etj..SI I KANË.?
-PO NË LONGHII GOLEM,DHËRMI VLORË,..DERI KSAMIL SA VILA JANË NË 28 MIJ KM/2 E KUSH I KA.?
-SA KOHË ZGJASIN GJYQET NË SHTETET E TJERA SI TEK NE.?
-KUR DO JEPNI INFO JU..PA DËGJUAR GËZETARËT TE DERA E SPAK 24/24 ORË.?
-SA KOHË DO VAZHDOI SALIU 2 HERË NË MUAJ TE SPAKU TË DËGJOJMË PORDHËT E TIJ.. PASI A.DUMANIT NUK I BËHET VON..SE I YTI TË DON MË SHUMË.?
– LUTEMI,SPAKU VAZHDON TË JETË MBI GJK.?
-SI DO ULEN PARABURGIMET 65 % MË DHUMË SE NË BE.?
EL News Albania
FLM DITA
Kur te futet ne Qeli Rama dhe kurvat e tij hajdutka, atehere do behet dhe hesapi i krimineleve si Berisha dhe tradhetareve si Rama, Basha, Berisha e Meta.
Jeni te gjithe brenda, qelbesira.
Belinda eshte putana e radhes, se i merret Belindes nje Vile, kjo nuk e shpeton Shqiperine nga Kriminelet dhe tradhetaret, Rama e Berisha. Ata duhet te vihen para ligjit.
Belinda eshte fundi i kavallit.
E more vesh ti O turisti Elitar dhiar i Ramutit
I kane te sekuestruara ore Teme. Te gjitha. Si Like Floriri ashtu dhe Saliut te Edit. Tani i erdhi radha Belase dhe se shpejti dhe Mireles, Gonxhes, etj mjeshtrave te vjedhjes se parave te shqiptareve dhe pede dorimit per favorizim dhe trafik ndikimesh…
Do dale te qaje sonte ne ABC News ai qorri Koli Ballukes..
Cfare na thua z Rama
Eshte e pastrehe, si Majlinda Karcanaj
Edhe suma e Beqires me vile ne Dhermi. Po ti o Igli, kemi pasur tjeter opinion me pare per ate c’fare kishe arritur si futbollist, qofte jashte , qofte me skuadren kombetare e me vone si drejtor sportiv i Lacios. Po pse more Igli, qenke vellai i vellait(Aurronit) te agjencise se bregdetit. Nuk thoshte kot nje gazetar i shtetit fqinj (pertej detit) “te hash buke me Lotiton, duhet te jesh si ai”! Po pse mo, nuk te kane munguar parate dhe zgjuarsia qe te blije nje vile kudo nga bregu a ku te te donte qejfi, e te ishe i respektuar. Perse i je bere mburoje kesaj Shtrige, kesaj Lubie te korrupsionit qe me Berberin e saj, i qeth zero fakiret shqiptare, po ashtu, bashke me banden e cakenjve(patrioteve pa atdhe), uzurpon pronat e bregasve qe nuk i kane asnje borxh askujt! Po qenkemi te paudhe fare more, po asnje fije njerezore nuk u ka ngelur.
Meqe asnje person me emer mbiemer ETHEM LALAJ nuk figuron si punonjes i News Albania, SPAK ka njoftuar se nuk i jep pergjigje rrenacakeve.
Sekuestroni te gjtheve hajduteve pasurine e vjedhur ndryshe nuk do te behet Shqiperia mos pyetni fare Shqiperia duhet patjeter te behet shtet i forte te realizohet enderra e patrioteve te shquar Shqipetar me patjeter Rroft Shqiperia te ngritet i cdo Shqipetar te mbrojme Shqiperine dhe Kosoven ti zhdukim hajdutet Shqipetare eshte momenti i ktheses se madhe te zgjedhet nje emer i madh te beje Shqiperine dhe Kosoven bashke te ecim me hapa Gjigant perpara besoj shume ne Rinin Shqipetare do te behet Shqipetaria me patjeter te mos dorezohemi kurrrrrrreeeee
vile 100 m katrore ne dhermi vetem 140 mije euro? si pak me duken. 1.4 mije euro metri katror vila ne dhermi?
Te pakten 400k
E keni gabim keto ndajne qirane. Nuk e keni pare ne krevat marinari flene te dyja. Kjo me qe nuk i durohen pordhet fle poshte. E shkreta Karcanaj c’heq kor fillon dhe gerrehet.
Jete e veshtire nuk u del rroga te blejne nje shtepi. Si i quan inglizi kete kategori “homeless”
Qe ke cmimi duket kodoshlleku.Vile ne Dhermi 145 mije euro ? Ma shisni mua ta ble me tre fishin e keti cmimi.
Ky SPAKU meret me “jajdite xhepash” 140 Mije EU nul kanë asgjë ne lrahasim me pronat e vjellura dje vilat e dhënedërit te SB që janë miliona EU duan pa tjetër të justifikpjnë gjithë atë flluskë që bënë për Ballukun Janë të pa aftë dhe koruptuar kanë dështuar
Verem Spaku nuk e dinte se Balluku kishte vile atje. Ne krah te saj eshte vila e Tigrit.