Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Elbasan, operacion i gjerë policor në Metalurgjik, arrestohen 16 persona, 9 prej tyre të huaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Elbasan, operacion i gjerë policor në Metalurgjik, arrestohen 16 persona, 9 prej tyre të huaj
AktualitetKronike

Elbasan, operacion i gjerë policor në Metalurgjik, arrestohen 16 persona, 9 prej tyre të huaj

Published: December 14, 2025
Shpërndaje

Një nga operacionet më të mëdha kundër krimeve mjedisore në vitet e fundit është finalizuar nga Policia e Elbasanit.

Policia ka zhvilluar një operacion kundër krimeve mjedisore në Metalurgjikun e Elbasanit, ndërsa në pranga kanë rënë 16 persona.

Mësohet se të arrestuar shtetasit: Juncheol Chung –shtetas korean, Prakash Kadel –shtetas nepalez, si edhe shtetasit indianë: Rahul Pal, Styend Pal, Munna Singh, Rajesh Yadav, Aaditiya Raj, Rahul Pal, Dheeraj Kumar.

- Publicitet -

Ndërsa të arrestuarit shqiptarë janë: Jakup Karaj, Ismail Dybeli, Dorjan Xhufka, Elton Bejkolli, Besnik Abdiaj, Elton Beqi dhe Eglis Flaga.

Të arrestuarit janë në rolin e administratorëve, drejtorë prodhimi, inxhinierë, drejtues teknikë, përgjegjës turni, operatorë furrash dhe punonjës.

Sipas policisë, për shkeljet e konstatuara lidhur me menaxhimin e integruar të mbetjeve, gjatë inspektimeve u vendosën masat administrative 3.000.000 lekë për një nga subjektet dhe 10.000.000 lekë për subjektin tjetër, si dhe u pezulluan aktivitetet e të dy subjekteve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore.

Njoftimi zyrtar:

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Metalurgjiku”, i ndjekur prej disa muajsh me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e krimeve kundër mjedisit.

Procedohen penalisht 2 subjekte juridike, bazuar në nenin 3 të ligjit Nr. 9754, datë 14.06.2007, “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”, të cilat ushtronin aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.

Vihen në pranga 16 shtetas (9 prej tyre shtetas të huaj), me role drejtuese, teknike dhe punonjës.

Shpallen në kërkim 8 shtetas, aksionerë.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale kundër mjedisit, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale, finalizuan operacionin policor të koduar “Metalurgjiku”.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga 16 shtetas, konkretisht:

J. C., 64 vjeç, shtetas korean, E. F., 48 vjeç, banues në Elbasan, administratorë;

B. A., 62 vjeç, E. B., 48 vjeç, të dy banues në Elbasan, drejtorë prodhimi;

E. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, A. R., 31 vjeç, shtetas indian, inxhinierë/drejtues teknik;

R. P., 24 vjeç, S. P., 27 vjeç, D. K., 32 vjeç, R. Y., 38 vjeç, M. S., 43 vjeç, R. P., 24 vjeç, gjithë shtetas indianë, P. K., 32 vjeç, shtetas nepalez, J. K., 63 vjeç, D. Xh., 45 vjeç, të dy banues në Elbasan, përgjegjës turni/operator furre/punëtor;

I. D., 60 vjeç, shefi i Sektorit të Mjedisit në Bashkinë Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjithashtu, u referuan materialet procedurale në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Z., 43 vjeç, D. K., 54 vjeç, F. M., 55 vjeç, Gj. B., 48 vjeç, A. Sh., 72 vjeç, S. O., 67 vjeç, I. L., 53 vjeç, A. K., 38 vjeç, aksionerë të subjekteve tregtare, për veprat penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Po punohet për kapjen e tyre.

Nga hetimet intensive, si dhe inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ka rezultuar se dy subjekte tregtare, të cilat ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, Bradashesh, Elbasan, kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, si dhe duke mos respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përpunimin e mbetjeve të baterive.

Gjithashtu, për shkeljet e konstatuara lidhur me menaxhimin e integruar të mbetjeve, gjatë inspektimeve u vendosën masat administrative si më poshtë:

3.000.000 lekë për një nga subjektet dhe 10.000.000 lekë për subjektin tjetër, si dhe u pezulluan aktivitetet e të dy subjekteve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore. U sekuestruan celularë dhe DVR.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • demo says:
    December 14, 2025 at 11:03 am

    Bravo Prokuroria Elbasanit!Hani mut ju zarbo avokate te krimit dhe korrupsionit,,portali pamfleti i gjobaxhiut malok Gj.Zefi,ka ndonje gje per te thene? S`ka me hani Muco,pini Muco,si ne kohe te Berishes! Vrau rojen Ai vjerri jot dhe nuk e pagoi,se e mbronte Berisha,.Kane dale ca Prokurore tani nga Shkolla Magjistratures,me specializim Amerikan qe ti fusin paret e shumta mu ne verre te kurves,.Bravo djema!Keshtu vazhdoni!S`ka me PANDESHKUESHMERI.

    Reply
  • Pa censure says:
    December 14, 2025 at 11:52 am

    Lerini more plehra njerezit te punojne, se nuk po ju kerkojne as pensione e as asistence sociale. C’fare mbrojtje mjedisi po derdellisni me ligje plepash antinjerezore? Keshtu si e kane nisur keta, dhe kur pirdhni do ta konsiderojne ndotje te mjedisit e do ta bejne krim penal. Na mbyten me budalleqe qelbesirat. As ne Diktaturen Komuniste nuk vepronin keshtu. Fara e kuqe eshte si fara e miut.

    Reply
  • Pa censure says:
    December 14, 2025 at 12:15 pm

    Keta prokuroret e tredhur, po kane bole te merren me mire me ata qe kane shitur c’do pellembe te Shqiperise dhe jane bere sheike duke vrare, vjedh e rrjepur Shqiptaret. Po keta nuk kane bole,, sepse keta jane te tredhur dhe jane mercenare e sejmene te rregjimit. Keta behen cuba vetem me njerezit e thjeshte punetore, qe punojne te nxjerrin diten me mund e djerse. Ptuuuu fare e lig!

    Reply
  • Leon says:
    December 14, 2025 at 2:00 pm

    E di ti pa censure sa vdesin ne Elbasan dhe ne Bradashesh nga kanceri dhe semundjet e mushkerive?Shih statistikat qe boton Agjencia e Mbrojtjes mjedisit,sa eshte ndotja ne fshatin Bradashesh ku ndodhen Kurumi dhe Ferrokromi.
    Vdekjet nga kanceri dhe semundjet e mushkerive ne fshatin Bradashesh jane me te lartat ne vend.
    Si ti lejojne te punojne keto fabrika vdekje,pa kushtet teknike te mbrojtjes mjedisore,,duke i hedhur mbetjet radioaktive te furrave te kromit ne mjedis? Vdesin femijet e fshatareve te Brdasheshit nuk vdesin femijet e tu..pa censure ti!,Leri te punojne ti! Fare e mire,Ti!!!!!!!!!!!!????????????????????????

    Reply
    • Aldrinp says:
      December 14, 2025 at 2:06 pm

      O Leon, e lejon shteti Metalurgjikun, apo kane dale ca trima lagjesh, dhe e ngriten vete?

      Reply
    • Pa censure says:
      December 14, 2025 at 3:13 pm

      C’fare po thua o zoteri Leone, se po ngaterron kekun me byrekun. Ne Metalurgjik pas 90-es jane shkrire metale me permbajtje radioaktive, si psh predha antitank me Uranium nga Iraku dhe luftra te tjera, kobalt etj etj. Kjo nga nje bashkepunim I ngushte i qeverive Shqiptare nder vite me mafien nderkombetare. C’fare lidhje ka nje punishte baterish me shendetin e banoreve perreth? Problemet shendetesore aty u krijuan me dekada nga smogu Radioaktiv qe lundronte me dhjetra vite pa pushin ne ate zone.

      Reply
  • Aldrinp says:
    December 14, 2025 at 2:09 pm

    A ka shteti rregulla dhe institucion te kontrolloje veprimtarine e subjekteve industriale?
    Si u lejokan keto te bejne namin ne mes te dites, dhe policise i duhen muaj te tere te mbledhi faktet?
    Nese hidhen helme, perse nuk pezullohet biznesi menjehere?
    Pse arrestoni keta qe jane vetem punetore zbatues, dhe nuk arrestoni shtetin qe i le te operojne?

    Reply
  • ILIR says:
    December 14, 2025 at 7:35 pm

    Ndotja mjedisore ne Shqiperi eshte e kudondodhur dhe shume e perhapur. Faji eshte i shtetit,i ligjeve te pa plota, e paaftesise dhe korrupsionit te kuadrit ligjzbatues.Ne vendin tone,me rregullat ne fuqi,nje numer i madh biznesesh jane perjashtuar nga detyrimi i paisjes me leje mjedisore dhe ligjerisht te pa kontrollueshem nga inspektoratet shteterore.Kjo pasi vete licenca eshte nje kontrate veprimtarie qe percakton detyrime e biznesi ndaj mjedisit.Sot p.sh. rregullat dhe vendimet shteterore nuk detyrojne biznese si: oficinat , varrezat e makinave , grumbulluesit e vegjel te skrapit ,gomisterite e shume te tjere(qe ne fakt jane biznese qe gjenerojne ndotje)te paisen me leje mjedisore dhe ligjerisht nuk mund te kontrollehen nga strukturat e shtetit. Nga ana tjeter kuadri i inspektoriateve mjedisore eshte i paafte dhe i korruptuar ne nivele te llahtareshme………..ka plot te tjera…….

    Reply
  • intelektuali says:
    December 14, 2025 at 7:57 pm

    Baterite ose akumulatoret e makinave jane prej pllakash plumbi, qe perben nje material te rrezikshem per shendetin e njeriut, aq me shume kur shkrihet ne zjarre amatoresh ne ambiente te hapura, kjo ne te gjithe Boten perbn krim kunder njerezimit dhe nuk konsiderohet si biznes. Ne karburantin e makinave eshte hequr me kohe plumbi si nje element i rrezikshem per njeriun kur del me gazet e djegura nga marmitat ne atmosfere, puntoret qe punojne ne metalurgji me plumb kane orare te shkurtuara dhe ushqime speciale, sepse plumbi futet ne gjak dhe shkakton semundje te renda, me zhvillimin e industrise se makinave leketrike me bateri, ka dale problemi i depozitimit te plumbit ne Bote, sepse plumbi nuk shkaterrohet kurre dhe qendron ne toke vazhdimisht si ndotes i mjedisit, kete BAJGAT idiote te Enverit nuk e kuptojne dot. Baterite e vogla sipas nje rezolute te BE duhet te mbildhen ne kontenjere te posacem per te mos ndotur mjedisin gjate perpunimit te mbetjeve dhe cdo flakje e tyre kuturu gjobitet me sanksion te rende. Pse ndodh kjo ne Elbasan si ne Mesjeten e Koleres? Kete duhet ta spjegoje Edi Rama qe e ka bere Shqypnine si Bangladeshi i Tigrave te Vlores dhe jo komentuesit e gazetes DITA, aq me shume BAJGAT e Enverit qe nuk hane pyka llogjike.

    KU ESHTE KURUMI I ERDOGANIT QE GRABISTE SHTETIN SHQYPTAR ME ENERGJINE ELEKTRIKE FALAS, QE FILLOI TE EKSPORTONTE MBETJE TE RREZIKSHME NE TRAFIK KRIMINAL DERI NE TAJLANDE?

    Reply
  • Pa censure says:
    December 15, 2025 at 10:19 am

    Elementet Katode Anode te baterive te makinave elektrike apo pajisje Elektronike, perdorin Litiumin si material dhe jo Plumbin. Baterite me Plumb perdoren ne makinat me djegje te brendshme per ti ndezur, por po zvendesohen dhe aty me bateri Litiumi. sa per sqarimin e lexuesve.

    Reply
  • demo says:
    December 15, 2025 at 11:15 am

    Po Ate ka bere Shteti prokuroreve.Ate,qe kerkojne populli dhe komentuesit e nderuar.Ka mbyllur Subjektet helmuese.ka vene ca gjoba te majme nga 30 miljon leke,nga 100 miljon leke te vjetra.Kur nuk funksionon inspektoriati Mjedisit,Inspektoriati licencave te Bisnesit,Kontrolli Larte i Shtetit,Funksionon SHTETI PROKUROREVE,qe ka tmerruar shtetin e Edi Rames,po i arreston kriminelet dhe mafiozet,po i dergon policin me Patllake ke dera Kryeministrit dhe zv kryeministres,po i merr te pandehur Kryegaruzhden e Tiranes,po i merr te pandehur kryeEnergjitiken e prokurimeve,tuneleve,TEC eve lundruese,po i merr frymen Bysneseve helmuese.Po paska qene burre i mire ky Shteti prokuroreve.Kemi 35 vjet qe po e kerkojme.
    Sa ti merret fryma banoreve,me mire t`i merret fryma mu ne gabzherr fabrikes helmeve.
    Leri te punojne mor plehra njerezit te punojne-c`fryn nje pa censure.
    Eee po kur punon Ai plehra,vdes une.
    Kush eshte plehra tani?

    Reply
    • Pa censure says:
      December 15, 2025 at 11:32 am

      C’fare po thua o matuf. Po deri tani gjithe keto vite, qe u rrite dhe u plake nuk kishte ndotje mjedisi? Apo tani u kujtuan ta ndotin qe te te helmojne ty se ke jetuar pak si shume. Ej zot madh, thone mire qe pleqeria behet si femija.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?