Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E goditi me grushte dhe shkelma, arrestohet vëzhguesi që dhunoi sekretarin e KZAZ 30
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > E goditi me grushte dhe shkelma, arrestohet vëzhguesi që dhunoi sekretarin e KZAZ 30
AktualitetKronike

E goditi me grushte dhe shkelma, arrestohet vëzhguesi që dhunoi sekretarin e KZAZ 30

Published: May 16, 2025
Shpërndaje

Policia ka arrestuar vëzhguesin, i cili dyshohet i Partisë Socialiste, që ditën e djeshme dhunoi sekretarin e KZAZ 30 me grushte e shkelma brenda ambienteve të qendrës së numërimit të votave.

Në pranga ka rënë 26 vjeçari me iniciale R. N., ndërsa është shpallur në kërkim 40 vjeçari me iniciale O. D., i dyshuar i përfshirë në konflikt.

Njoftimi i Policisë:

- Publicitet -

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:

-arrestuan shtetasin R. N., 26 vjeç, pasi dje, në KZAZ Nr. 30, ka goditur me grushte dhe shkelma shtetasin R. M., me detyrë sekretar i KZAZ. Gjithashtu, në lidhje me rastin është shpallur në kërkim shtetasi O. D., 40 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rastit;

Sekretari i KZAZ 30 në Kashar, Remzi Mehmeti tregoi për mediat, ditën e djeshme, se si nisi sherri, ku disa persona u futën brenda perimetrit ku bëhet numërimi dhe e goditën me grusht.

Sipas tij, vota e kontestuar i përkiste Orlando Rakipit të Partisë Socialiste. Sekretari deklaroi se nuk i kishte identifikuar personat, por theksoi se kishte bërë kallëzim dhe ia ka lënë në dorë policisë.

“Kishte një votë të pa kontestuar dhe vëzhguesit në këtë rast, e kontestoi me shumë forcë. Unë u afrova dhe i thashë qetësohuni, do ta shohim votën dhe do të kthejmë përgjigje. Ata filluan të ngrenë zërin dhe të ofendojnë. I thashë që do marr masa për tiu larguar nga KZAZ. Ata kaluan perimetrin e sigurisë dhe më pas pamjet ju i keni parë.

Vota që po kontestohej ishte vota e Orlando Rakipit. Ishte votë e PS dhe normalisht duhet të ishin njerëzit e tij. Në ishim vetëm për ta vlerësuar”, tha Sekretari i KZAZ, Remzi Mehmeti .

KQZ revokoi akreditimin e vëzhguesve të KZAZ nr. 30

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për revokimin e akreditimeve të të gjithë vëzhguesve të KZAZ-së nr. 30, Qarku Tiranë, të akredituar për procesin zgjedhor të Kuvendit të datës 11 maj 2025.

Kjo qendër numërimi ndodhet në Kashar, ku ndodhi edhe një incident mesditën e sotme, teksa u godit me grusht sekretari i kësaj KZAZ-je, dyshohet prej një vëzhguesi të Partisë Socialiste.

Pas incidentit, policia ka shoqëruar në komisariat dy persona. Ndërkohë, pranë KZAZ-së u gjet një shumë e konsiderueshme parash, brenda një automjeti.

Në vendimin e publikuar zyrtarisht, KQZ thotë se ky revokim bëhet në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe vendimin nr. 23, datë 1.2.2023, për kriteret dhe procedurat e akreditimit të vëzhguesve të subjekteve zgjedhore.

Sipas pikës së dytë të vendimit, KZAZ nr. 30 detyrohet të caktojë një vëzhgues për çdo tavolinë numërimi për secilin subjekt zgjedhor, ndërsa në rastin e koalicioneve deri në tre vëzhgues.

Vendimi i KQZ-së hyn në fuqi menjëherë dhe është publikuar në faqen zyrtare të institucionit. Palët që ndihen të prekura nga ky vendim kanë të drejtë ankimi në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 3 ditëve nga shpallja e tij.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?