Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “E kam bir për shpirt, do shkoj sa herë të ketë nevojë”, Ndrenika u përgjigjet kritikëve pas episodit në gjyq me Veliajn
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > “E kam bir për shpirt, do shkoj sa herë të ketë nevojë”, Ndrenika u përgjigjet kritikëve pas episodit në gjyq me Veliajn
Uncategorized

“E kam bir për shpirt, do shkoj sa herë të ketë nevojë”, Ndrenika u përgjigjet kritikëve pas episodit në gjyq me Veliajn

Published: May 9, 2026
Shpërndaje

Robert Ndrenika ka reaguar pas sulmeve dhe akuzave që i janë bërë prej ditës së djeshme, kur u shfaq në gjyqin e Erion Veliajt, duke e puthur këtë të fundit, madje duke shfaqur gatishmërinë për të bërë burgun në vend të tij.

“Po pse pra reagojnë kështu?! Hë, ma thuaj ti! Njeriu i di vetë gjërat e tij. E kam djalë të adoptuar! Ia njoh jetën mirë dhe ma njeh jetën mirë. E kam si djalin tim”, thotë aktori Robert Ndrenika i kontaktuar me telefon nga Report TV.

I bindur se këtë do ta bënte sërish për Veliajn, që e vlerëson shumë si njeri dhe kryebashkiak, Ndrenika thotë se vendimin e mori aty për aty, siç do të bënte si për anëtarin e familjes.

- Publicitet -

“Më lajmëruan njerëz të afërt të Erionit se ishte seanca dhe më pyetën nëse doja të shkoja. Shkova pa u menduar dy herë”, tregon Ndrenika.

“E kam bir për shpirt. E njoh dhe e vlerësoj, ia njoh jetën dhe ma njeh edhe ai timen. Nëse do të ketë sërish nevojë, prapë do të jem aty”, thotë ai.

Sipas aktorit, lidhjet njerëzore nuk kufizohen vetëm te familja biologjike.

“Njeriu nuk ka të afërm vetëm prindërit, fëmijët apo motrën e vëllanë. Ka edhe njerëz që i zgjedh vetë rrugës dhe i bëhen të afërt”, thotë Robert Ndrenika.

Jo vetëm si “bir për shpirt” por kreut të Bashkisë Tiranës ia njeh një meritë shumë të madhe. Njeriu që kaloi dekada në skenë, thotë se me projektin për teatrin e ri në kryeqytet, Erion Veliaj po realizon një ëndërr të madhe, jo vetëm të tij por të gjithë një brezi të artë të artistëve, që ai bën pjesë.

“Veç të tjerash, Erioni realizoi një ëndërr të madhe timen dhe të shumë artistëve: një teatër të madh, të bukur dhe modern në qendër të Tiranës, që shpejt do të jetë gati”, thekson Ndrenika.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • nastradini says:
    May 9, 2026 at 4:45 pm

    Robert Ndrenika nje MANIPULUES egocentrist:

    “…E kam bir për shpirt. E njoh dhe e vlerësoj, ia njoh jetën dhe ma njeh edhe ai timen. Nëse do të ketë sërish nevojë, prapë do të jem aty…”, thotë manipuluesi egocentrist dhe aktori i Realizmit Socialist, Robert Ndrenika, por harron se me keto llogje qe deklaron tregon hapur se eshte nje BABA i Lig qe nuk ka ditur si te edukoje djalin e biresuar prej tij, qe nuk i ka thene te mos fyeje prokuroret e SPAK si “Fuksa, Qerosa” etj dhe nuk e ka mesuar te mos vjedhe para publike me thase €500 euro te mykura me inceneratoret dhe kompanite e tij 5D, te mos mashtroje, sic beri me dipllomen e tij fallco ne SHBA dhe sic mashtroi Boten me Parlamentin Evropian me Griselden nga Kavaja qe ja zbathi breket Lali Erit si nje mashtrues i pacipe.

    KERKO FALJE PUBLIKE O DORDOLECI I REALIZMIT SOCIALIST EGOCENTRIST, ROBERT NDRENIKA, SE KE BIRESUAR DHE EDUKUAR KEQ NJE HAJDUT DHE GENJESHTAR TE PACIPE SI ERION VELIAJ

    qe:

    Eshte fajtori kryesor i betonizomit te Tiranes

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    May 9, 2026 at 5:51 pm

    Te them te verteten,Prishja e Teatrit ishte enderr e kahershme e Edi Rames,para se te behej kryyeminister.Ndertimi i Teatrit te Ri,Projekti arkitektit danez jane escluzivitet i Edvinit,Mos ja hame Hakun.Se nuk le Laro te haje Balo.Se u be mire,se u be keq,,I dalte per mbare.!Artisti popullit kete birbon e Bashkise ka zgjedhur bir per shpirt.
    O zot na ruaj mente ne pleqeri!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dalin në shitje tre apartamentet e konfiskuara të kryeministrit të dënuar për korrupsion
  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  • Projektligj për të sjellë bitcoin të krimit nga Belgjika
  • Ndërron jetë senatori amerikan Lindsey Graham, aleati i ngushtë i Donald Trump

Komentet e Fundit

  1. Datmir on Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!
  2. 1thundrak on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  3. Sarkazma on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  4. Dashi on Cinizëm me “5 yje”
  5. Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?