Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E paprecedentë! Ndërpritet shfaqja e një filmi në gjuhën shqipe në Podgoricë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > E paprecedentë! Ndërpritet shfaqja e një filmi në gjuhën shqipe në Podgoricë
Lajmi i funditRajoni

E paprecedentë! Ndërpritet shfaqja e një filmi në gjuhën shqipe në Podgoricë

Published: September 5, 2025
Shpërndaje

Shfaqja e filmit “Lejleku” të regjisorit shqiptar, Isa Qosja, në festivalin e filmit Xhada në Podgoricë të Malit të Zi, u ndërpre derisa po shfaqej për publikun në mjedis të hapur më 3 shtatorit, njoftuan organizatorët. Ajo u ndërpre për shkak të pakënaqësive të shprehura zëshëm nga një grup personash ende të panjohur, të cilëve, siç thuhet, u pengoi fakti që filmi ishte në gjuhën shqipe.

Organizatorët konfirmuan se ndodhi një “situatë e pakëndshme” dhe se shfaqja e filmit u ndërpre.

“Pasi një grup individësh shprehën pakënaqësi për shkak të shfaqjes së filmit, vendosëm që, për arsye sigurie, ta ndërprisnim shfaqjen. Policia, sipas detyrës zyrtare, mbrëmë doli në vendngjarje”, deklaruan organizatorët e festivalit.

- Publicitet -

Policia nuk i ka bërë të ditura rezultatet e hetimit. Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje që lidhen me epilogun e hetimeve.

Ndërprerjen e dhunshme të filmit “Lejleku” e dënuan ashpër organizatat joqeveritare, të cilat theksuan se kjo përbën sulm të rrezikshëm ndaj lirisë së shprehjes artistike e kulturore dhe shpërfaqje të hapur të urrejtjes për shkak të përkatësisë kombëtare dhe gjuhës.

“Një grup dhunuesish ndërpreu shfaqjen vetëm pse filmi ishte në gjuhën shqipe. Është shqetësuese që një sulm i tillë ndodh në një shtet shumetnik ku gjuha shqipe, sipas Kushtetutës, është gjuhë zyrtare”, theksuan OJQ-të malazeze.

Ato thanë se presin nga policia dhe prokuroria të zbulojnë autorët dhe u bëjnë thirrje partive në pushtet të reagojnë.

“Partitë në pushtet mbajnë përgjegjësi për një sërë provokimesh nacionaliste që i paraprinë këtij rasti, dhe rrjedhimisht edhe për destabilizimin e Malit të Zi si shtet qytetar. U bëjmë thirrje përfaqësuesve më të lartë të pushtetit të parandalojnë incidente të tjera dhe prishjen e harmonisë multietnike”, thanë ato.

Shqetësim për ndërprerjen e dhunshme shprehu edhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, i cili e kishte financuar festivalin Xhada.

“Liria e shprehjes artistike është pjesë përbërëse e lirisë së fjalës dhe një nga vlerat thelbësore demokratike”, theksoi delegacioni në rrjetin X.

Festivali i filmit Xhada mbahet që dhjetë vjet dhe është festival ndërkombëtar i filmit debutues. Të gjithë filmat dhe dokumentarët shfaqen kryesisht në hapësira të hapura në Podgoricë.

Filmi i gjatë malazez “Lejleku”, i regjisorit kosovar Isa Qosja, u shfaq premierë në shtator të vitit 2024 në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit PriFest në Prishtinë. Ngjarja zhvillohet në fshatin e braktisur Vuthaj, të banuar me popullsi shqiptare, në kufirin malazezo-shqiptar. Tema e emigracionit rrëfehet përmes historisë së tri brezave të grave fatkeqe.

Ky është projekti i parë malazez që u mbështet nga fondi evropian i filmit Eurimages, me 80 mijë euro. Filmi u realizua nga kompania “Artikulacija” e Podgoricës, në bashkëpunim me ABHO Film dhe ABA Film nga Mali i Zi, si edhe me shtëpi të tjera produksioni nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • OPS says:
    September 5, 2025 at 9:33 am

    ATE QE SOT NUK E LE TE NGORDHE NESER NUK TE LE TE RROSH………………….

    Reply
  • Eno says:
    September 5, 2025 at 10:07 am

    (e përsëritur) Përderisa ne si komb nuk kemi ANTIKORPET organike, kështu do të vazhdohet. Nuk jemi të zotët, nuk na lenë apo jemi të shitur për ta bërë këtë, është tjetër gjë.

    Reply
  • Rexha says:
    September 5, 2025 at 2:19 pm

    Zot, ruaje shqiptarinë!
    Shqiptar, duani dhe forconi shtetin!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos
  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
  • Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. capi on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  5. Durres Albania on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?