Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E RËNDË: Humb jetën në QSUT foshnja 9-ditëshe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > E RËNDË: Humb jetën në QSUT foshnja 9-ditëshe
AktualitetKronike

E RËNDË: Humb jetën në QSUT foshnja 9-ditëshe

Published: September 27, 2023
Shpërndaje

Një denoncim i rëndë është regjistruar në Prokurorinë e Tiranës lidhur me vdekjen e një foshnje 9 ditëshe. Prindërit e këtij të fundit kanë kallëzuar drejtoreshën e QSUT-së Albana Fico dhe drejtoreshën e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” Eliona Demaliaj. Shtetasi A. D thotë se lindja e foshnjës shkoi shumë mirë, erdhi në jetë me peshë rreth 4 kg.

Pas disa orësh u konstatua se fëmija kishte probleme me oksigjenimin ku pas ekzaminimeve u shikua e nevojshme ti bëhej kontroll i zemrës. Prindi thotë se spitalet shqiptare nuk kishin specialist, medikamente dhe as aparaturat përkatëse për trajtimin e rasteve të tilla. U vendos që të kryhej kontrolli në QSUT. Foshnja rezultoi me Transpozicion të enëve të mëdha të aortës së zemrës.

“Mjeku më tha që duhej bërë ndërhyrje e menjëhershme kirurgjikale koronare për zgjerimin e venave me qëllim lehtësimin e qarkullimit të oksigjenit në trupin e fëmijës. Çdo minutë që kalonte, rrezikonte jetën e fëmijës dhe ndërhyrja ishte urgjente”, thotë në kallëzim babai i foshnjës.

- Publicitet -

“M’u sugjerua se ilaçi për trajtim nuk gjendej në sektorin publik, dhe se duhej të kërkoja privatisht”, shton ai, teksa emri i ilaçit ishte Alprostoglandinë PGE 0.5 mg. Sipas babait të foshnjës ilaçi disponohej nga një spital privat në Tiranë, aty ku përtej kostove të larta, arriti të siguronte 5 copë.

Sipas tij është detyrë e shtetit të sigurojë këtë medikament për foshnjat me këto komplikacione.

Mjekët me të cilët babai diskutoi lidhur me këtë problem i sugjeruan që operacionin ta bënte jashtë vendit (Itali), ku kostoja shkonte mbi 40 mijë euro. Ndryshe t’i drejtohej fondacioneve që asistojnë për raste të tilla. Megjithëse u arrit të kryhej një operacion në QSUT, në kushtet kur nuk u gjet rrugë tjetër dhe jo në kushtet e duhura, foshnja ndërroi jetë vetëm një ditë më pas (25 gusht 2023).

Në kallëzim shtetasi A.D thotë se ai vetë dhe bashkëshortja e tij kanë rreth 30 vite që paguajnë sigurime shoqërore dhe shëndetësore dhe vetëm në një rast kur prej tyre u kërkua ndihmë nga shteti i tyre, nuk e gjetën atë.

Qytetari që humbi foshnjen 9 ditëshe, ka kallëzuar zyrtarët e institucioneve për shpërdorim detyre dhe thotë se e ndërmori këtë iniciative në mënyrë që të merren masa që prindër të tjerë të mos gjenden në të ardhmen në situatë të tillë.

Tashmë, mbetet në duart e Prokurorisë së Tiranës nëse do ta regjistrojë kallëzimin për të hetuar se ç’ndodh me foshnjet e porsalindura të cilat mund të jenë me të tilla komplikacione.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  • “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  • Përpjekja për ta shtypur protestën e ka shtuar zemërimin
  • Kush është 28 vjeçari që u plagos rëndë në sy gjatë protestës
  • VIDEO: Efektivi i policisë merr zjarr gjatë protestës (Pamje të rënda)

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme Analisti on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  2. Bravo ju qofte! on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  3. Marius on Pse është ngritur brezi i ri, analiza e CNN për arsyet e protestave në Europë, përfshirë Shqipërinë
  4. Roza on Një prej tyre…
  5. Vlora 97 on Një prej tyre…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?