Një 12-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme në një spital në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake, i mituri dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Gjithashtu, dyshohet se mund të ketë konsumuar alkool, por do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.
Ngjarja është referuar për verifikim, ndërsa priten të dhëna të mëtejshme për të përcaktuar rrethanat e plota të vdekjes së 12-vjeçarit.
j.l./ dita
