Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E TRISHTË: Talentit më shpërthyes të momentit që ka një lidhje speciale me Shqipërinë, i ndodh fatkeqësia e rëndë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > E TRISHTË: Talentit më shpërthyes të momentit që ka një lidhje speciale me Shqipërinë, i ndodh fatkeqësia e rëndë
KultureLajmi i fundit

E TRISHTË: Talentit më shpërthyes të momentit që ka një lidhje speciale me Shqipërinë, i ndodh fatkeqësia e rëndë

Published: March 26, 2024
Shpërndaje

Nutsa Buzaladze e lindur më 28 janar 1997 e njohur në mënyrë mononime si Nutsa, është një këngëtare dhe kompozitore gjeorgjiane.

Ajo konsiderohet si ylli ndërkombëtar i momentit për shkak të performancave të jashtëzakonshme në disa nga eventet muzikore më të rëndësishëm të planetit.

Aktive, energjike dhe e vetë-motivuar, ajo i ka lënë pa frymë juritë në mbarë botën, me zërin dhe sjelljen e jashtëzakonshme në skenë.

- Publicitet -

Që nga viti i kaluar kur u shfaq në finalen e American Idol, në duetin e saj me Kylie Minogue, 27 vjeçarja kërkohet nga të gjithë, ndërsa vendi i saj i lindjes e ka caktuar përfaqësuese në Eurovision 2024 në Suedi ku Nutsa do prezantohet me këngën “Firefighter”.

Ajo mund të jetë nga këngëtaret e pakta sot në botë që pëlqehet masivisht edhe në SHBA, edhe në Rusi.

Publiku amerikan mrekullohet kur Nutsa këndon himnin amerikan në disa nga eventet më të rëndësishme sportive të kombit, kurse në Rusi zëri i saj ka thyer të gjitha rekordet e pëlqimit dhe popullaritetit.

Nutsa performoi këtë vit edhe në Teatrin Kombëtar të Dubait si dhe në Operan e Dubait, i cili është qyteti ku ajo është vendosur rezidente për momentin.

Buzaladze ka lindur në Tbilisi por është rritur në Turqi. Ka performuar në skenë që në moshën 5-vjeçare. Ka jetuar në Los Anxhelos, ku fitoi përvojë muzikore, dhe më pas u vendos në Dubai. Albumi i saj “Nutsa22”, një bashkëpunim me shtëpinë diskografike Sony përmban edhe single-in “Gvirilebi” që e ka kthyer artisten në një sensacion brenda dhe jashtë Gjeorgjisë.

Jo të gjithë e dinë e Nutsa ka një lidhje speciale me Shqipërinë. Artistët shqiptarë e njohin të gjithë, por edhe një pjesë e publikut në Shqipëri e mban mend vajzën energjike që u shfaq për herë të parë në Tiranë në 2021.

 

“Ne jemi një” titullohej jo rastësisht kënga e saj. Ajo konkurroi në kategorinë “Artistët Ndërkombëtarë” në konkursin e këngës shqipe Kënga Magjike 2021, ku doli e dyta.

Kur Ardit Gjebrea, i cili është një mik i afërt i artistes shpërthyese, e pyeti se ku dëshiron të arrijë, Nutsa i tha se ëndrra e saj ishte të bëhej një këngëtare ndërkombëtare. “Dua t’i bëj njerëzit e lumtur dhe t’u jap të gjithë dashurinë dhe energjinë time” – i tha ajo Gjebresë. “Mezi pres të kthehem në Tiranë” – shkroi më pas vajza e talentuar në rrjetet sociale.

Tre ditë më parë kjo artiste premtuese u godit nga një fatkeqësi e rëndë që ka hidhëruar të gjithë miqtë e saj, edhe në Shqipëri.

Vëllai i saj u nda nga jeta në moshë shumë të re.

“Sot vëllai im, i bukuri Dato, u gjet i vdekur në një makinë në Amerikë. Nuk di cila dhimbje është më e madhe se kjo. Ndjej sikur më është thyer një pjesë e zemrës. Nuk mundem ta fal veten që nuk pata një marredhenie më të ngushtë me të veçanërisht kohët e fundit. Kjo vuajtje do më ndjeke pas gjithë jetën. Të dua” – ishte postimi i Nutsës.

Mijëra miq dhe fansa nga e gjithë bota përfshirë Shqipërinë ndanë me artisten e re dhimbjen dhe empatinë për këtë humbje të madhe.

n.s. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?