Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK i sekuestron tre milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK i sekuestron tre milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales
Kronike

SPAK i sekuestron tre milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales

Published: May 14, 2024
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuri me vlerë 3 milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri, i cili ndodhet në burg si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

SPAK ka sekuestruar pasuri të Oltian Bistrit dhe familjarëve të tij, të cilët kanë pasur transaksione të lidhura apo të dyshuara se janë kryer për ish-shefin e Operacionales.

Nga verifikimet pasurore ka rezultuar se ato zotërojnë pasuri, vlera e të cilave është disa herë më e lartë se të ardhurat e ligjshme të përfituara prej Oltian Bistrit dhe familjarëve të tij.

- Publicitet -

Njoftimi i policisë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, mbi bazën e verifikimeve pasurore të kryera në funksion të procedimit penal nr. 9, të vitit 2023, ka regjistruar procedimin pasuror nr. 6, të vitit 2024, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit Oltian Bistri dhe familjarëve të tij.

Duke qenë se ndaj shtetasit Oltian Bistri ka pasur indicje që në vitin 2016 për përfshirje në veprimtari kriminale, si dhe në kuadër të procedimit penal nr. 09, të vitit 2023, të Prokurorisë së Posaçme, është marrë i pandehur për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 259  dhe 287 të Kodit Penal, në bazë të nenit 3/1, gërmat (ç) dhe (d), të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, shtetasi Oltian Bistri është subjekt i këtij ligji dhe mundet që t’i nënshtrohet masave parandaluese pasurore.

Ndaj shtetasit Oltian Bistri dhe familjarëve të tij (të cilët kanë pasur transaksione të lidhura apo të dyshuara se janë kryer për shtetasin Oltian Bistri), janë kryer të gjithë verifikimet pasurore të mundshme, prej të cilave kanë rezultuar se ato zotërojnë pasuri, vlera e të cilave është disa herë më e lartë se të ardhurat e ligjshme të përfituara prej tij dhe familjarëve të tij.

Në vijim, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.19, datë 03.05.2024, ka vendosur sekuestrimin e pasurive në pronësi të shtetasit Oltian Bistri dhe familjarëve të tij, si më poshtë:

·  18 Njësi (dyqane) + 1 Apartament, të ndodhura në rrugën “Todi Shkurti”, Tiranë;

·  Apartament me sipërfaqe totale prej 400 m2, kati i 6 (gjashtë), ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

·  Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 200 m2, Zona Kadastrale 8270, ndodhur në “Rrugën e Kosovarëve”, Tiranë;

·  Apartament me sipërfaqe 66.5 m2,  ndodhur në kompleksin “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

·  Apartament me nr. 18/C, kati i shtatë teknik/8 ndërtim, me sipërfaqe 73.16 m2, i ndodhur në godinën 1, në “Kompleksin Delijorgji”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

· Apartament me sipërfaqe 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

· Njësi (dyqan) me sipërfaqe 125 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

· Apartament me sipërfaqe 138.3 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;

 Garazh me sipërfaqe 87.8 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;

· Apartamenti me sipërfaqe 100.6 m2, në katin e dhjetë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

· Njësi (dyqan) me sipërfaqe ndërtimore 72 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

· Vila A14, në rezidencën “Green Valley”, Tiranë;

·  Apartament me nr. 3, kati i katërt, me sipërfaqe 58.5 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;

· Apartament me nr. 9, kati i dytë, me sipërfaqe 58.9 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;

· Pasuri e llojit njësi (dyqan), me sipërfaqe ndërtimore 110 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

· Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe totale 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

· Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe totale 95 m2, në katin e parë,  ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

·  Automjet i markës “Land Rover” model “Range Rover Sport”, vit prodhimi 2012;

22 – Njësi (dyqane/ambiente biznesi)

Vlera totale e blerjes së pasurive të sekuestruara sipas çmimeve të përcaktuara në kontratat noteriale është 3.091.519 Euro.

Prokuroria e Posaçme, ka ekzekutuar vendimin Nr.19, datë 03.05.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe të gjitha pasuritë e mësipërme janë marrë në administrim nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme, Tiranë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • DF says:
    May 14, 2024 at 11:30 am

    Wau ,duke punuar 8 vjet shef ioperacionales e te vshgjithe ketepasuri toke pjellorw te kish qene?!?!
    Mos ka pastruar paratee ndokujt?!?!?!?!
    Wau,,,,,,,,,,,,,,,cfar vendi pune,,,?!!!!!!!!!

    Reply
    • pilo Lala says:
      May 14, 2024 at 12:05 pm

      Te dyja variantet jane te mundshme.
      Ky ka qene pjese e trafikut te droges, ka marre perqindjet e punes.
      Nuk besoj te kete pastruar parate e ndonje pushtetari.
      Jam kurioz te di, nga eshte ky person?

      Reply
  • Karderri says:
    May 14, 2024 at 12:59 pm

    Ky surrati kaq I pasur dihet të jetë me prejardhje diku nga Shkumbini e poshtë .Koqe e zgjuar.

    Reply
  • Popull says:
    May 14, 2024 at 2:06 pm

    Ky i paska q..i r..obt postit. Pervec gjithe ketyre vjedhjeve ….ka marre dhe rroge….

    Reply
  • redaktori says:
    May 14, 2024 at 3:20 pm

    Per ndonje kurioz qe mos ti mbese merak – ky person i “Operacionales” eshte nga Canaku i Rilindjes.

    Reply
  • Jurist pa diplomë says:
    May 14, 2024 at 4:53 pm

    Pyetje: Ku qëndron ndryshimi mes sekuestrimit dhe konfiskimit?

    Përgjigje: Në të dyja rastet mendohet se kemi të bëjnë me “grabitje e ligjshme” të pasurive të hajdutërve budallenj prej hajdutërve më të regjur.

    Reply
  • Popull says:
    May 14, 2024 at 5:34 pm

    O redo. Ata te Rithemelimit jane engjej….. I kemi pare… Hajduti veç nje ngjyre ka, ate te hajnise…

    Reply
  • Sidoqoftë says:
    May 14, 2024 at 8:35 pm

    Sa lek paska patur kjo Shqipëri e shkretë! E rropën për së gjalli monstrat e pangopur.

    Reply
  • Qytetare says:
    May 15, 2024 at 7:31 am

    Obobobo ca bohet ne kte vend, 40 vite pune kemi bashke me bashkeshortin dhe jemi me minus neper banka, per kredite e marra,,,! E rjepen e shkaterruan dhe nuk e lane te beje perpjete kete vend. Mos i gezofshin🙏

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PS i vë drynin Kuvendit, seanca për huanë ushtarake 302 mln dollarë me SHBA zhvillohet me dyer të mbyllura
  • Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen SASPAC për plotësim hetimesh
  • “Do të na dhembë gjatë”, letra e ndjerë e Kylian Mbappé pas humbjes në Botëror
  • “Kjo që po ndodh në Francë e Spanjë mund të ndodhë edhe te ne”, Rama: 4 helikopterë gati dhe 3 avionë zjarrfikës në fund të vitit
  • Marrëveshja me SHBA, opozita: Jemi pro, por kundërshtojmë mënyrën sesi Rama kërkon ta miratojë brenda ditës në Parlament

Komentet e Fundit

  1. Shkodrani on E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
  2. xxx on Pse heshtin artistët?
  3. Demotakercita on Pse heshtin artistët?
  4. [email protected] on Koha kur në rast agresioni, një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. Dashi on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?