Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkrirja e Teatrit Migjeni? Beci: Kjo është e vërteta ime, të tjerat i vlerësojnë shkodranët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Shkrirja e Teatrit Migjeni? Beci: Kjo është e vërteta ime, të tjerat i vlerësojnë shkodranët
Lajmi i funditPolitike

Shkrirja e Teatrit Migjeni? Beci: Kjo është e vërteta ime, të tjerat i vlerësojnë shkodranët

Published: January 27, 2024
Shpërndaje

Më 24 janar 2024 Këshilli bashkiak i Shkodrës ka marrë një vendim që urdhëron ‘shkrirjen e institucioneve në varësi të bashkisë së Shkodrës”.

Në mes 5 institucioneve është dhe Teatri Migjeni.

Ky vendim ka ngjallur reagime të shumta.

- Publicitet -

Vetë drejtori i Teatrit Migjeni, Arjan Çuliçi, shprehet se nuk ka asgjë të vërtetë, madje thotë se janë në kulmin e provave për disa aktivitete që do të shoqërojnë tempullin e artit dhe të kulturës në Shkodër gjatë të gjithë vitit 2024.

Pas tij, ka reaguar edhe Kryetari i bashkisë së Shkodrës Benet Beci.

Beci tregon të vërtetën lidhur me procedurën që do të jetë pas vendimit të këshillit bashkiak.

Reagimi

Institucionet kulturore nuk janë më arat e babës!

Disa thonë që është kohë e humbur të merresh me përgënjeshtrime. Disa të tjerë thonë që përgënjeshtrimi amplifikon gënjeshtrën, po nuk ndërron mendjen e gënjeshtarëve. Unë vetë s’jam mësuar as të gënjej as të humbas kohë me gënjeshtarët. Por duke parë se si gënjeshtra për Teatrin “Migjeni” ka shqetësuar njerëz krejt të sinqertë e dashamirës po i them edhe unë dy fjalë.

Me ardhjen në drejtimin e bashkisë Shkodër, kemi parë e dëgjuar nga brenda gjëra që të vjen sekëlldi t’i dish dhe vjen turp t’i thuash publikisht.

Në Shkodrën ku kultura e sporti janë kryefjalë e historisë, shpirtit, vetëdijes dhe shpresës së qytetit, ne trashëguam një organikë të teatrit “Migjeni” ku 70 % të rrogave u jepeshin individëve që nuk kishin asnjë lidhje me rolin e teatrit, por me punë të tjera mbështetëse, të cilat edhe ato nuk ishin bërë megjithëse mund të bëhen me shumë më pak njerëz të futur në bordero për ato punë.

Aktorët bënin prova pa asnjë kusht, trajtoheshin për keqardhje dhe lekët e biletava nuk dihet nga përfundonin, ndërsa ato të shpenzuara për naftë mbase kanë ngrohur teatrin e politikës po Teatrin “Migjeni” jo njëherë.

Idem edhe në insitucione të tjera kulturore e sportive, ku organikat e fryra me punonjësish “mbështetës”, ishin një tallje e madhe me gjendjen e mjediseve të tyre.

Gënjeshtarët në fjalë që kanë mbushur Shkodrën me lajmin se po shkrihet Teatri “Migjeni” janë fiks përgjegjësit për mjerimin e mësipërm.

Ne kemi krijuar një drejtori të veçantë, e cila do të përmbushë nevojën e shërbimeve mbështetëse të insitucioneve, duke shkurtuar shpenzimet për qoka “mbështetëse” të teatrit politik dhe duke vënë në punë një sistem të ri për mirëmbajtjen e menaxhimin e godinave.

Teatri do të jetë po aty, trupa e artistëve të teatrit do të jetë aty, institucionet e tjera kulturore, sportive e arsimore, do të jenë po aty. Drejtuesit e tyre do të jenë po aty, por do të merren me art, kulturë, sport e arsim siç iu takon, jo me punët angari që duhet t’i bënin ata që morën rroga plot po nuk i bënë kurrë.

Buxheti për kulturën dhe sportin bashkisë Shkodër në vitin 2024 është 50 % më I lartë se në 2023. Rrogat dhe honoraret e punonjësve të artit e kulturës janë edhe ato më dinjitoze. Edhe mirëmbajtja e godinave të institucioneve përkatëse do të jetë dinjitoze dhe kurrë më skandaloze.

Kjo është e vërteta ime, të tjerat le t’i vlerësojnë shkodranët.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Spak says:
    January 27, 2024 at 9:25 pm

    Asgje nuk me habit: democrat do te thote hajdut! Sali: do te thote kriminel!

    Reply
  • Ppp says:
    January 27, 2024 at 10:38 pm

    PO EDVIN CA DO TE THOTE O KAPS..

    Reply
  • Spak says:
    January 28, 2024 at 1:11 am

    Edvin mundet, por jo Sali! ju dhe Saliu jeni primitive e fundit!

    Reply
  • Bureto says:
    January 28, 2024 at 8:49 am

    Unë e besoj prononcimin e zotit Beci. Bashkia Shkoder, si i ashtuquajturi “bastion i së djathtes”, gjithmone ka qene si nje ishull ku “kapot” e tij, perjashtuar Bahri Boriçin, ishin vegla qorre tē Sa-lehut. Mjaft të kujtojme ketu tre mandatet e fundit (12 vjet), respektivisht 8 vjet te Voltana Ademit dhe 4 vjet te Bardh Spahisë, per t’u bindur. Gjithsesi kjo nuk do te thote se justifikon organet e kontrollit, lokale apo qendrore, nese nuk kane kryer detyren. Sigurisht qe ata qe kane abuzuar me detyren, perveç qokave politike, nese kane shkelur ligjin duke i sjelle dem financave publike, siç kuptojme nga ato qe shkruan zoti Beci per Teatrin Migjeni, ky duhet te veje ne levizje auditin e brendshem te Bashkuse qe tashme drejton, i cili do duhet te gjeje shkelesit dhe nese rezultojne te dyshuar per ‘shperdorim detyre’, ato t’u referohen organit te Prokurorise. Lenia e gjerave vetem ne kuadrin e konstatimeve nuk i sherben publikut shkodran, e aq më ghere transparences aq te domosdoshme per te krijuar besim tek lidershipi aktual i Bashkise, besim qe u ngjiz te publiku shkodran dhe qe mundesoi, nje rokade historike, siç u quajt, per ate qytet. Nuk duhet kurrësesi qe ai besim i shkodraneve te kthehet në nje zhgenjim per ta, edhe pse vetë kete nuk e besoj.

    Reply
  • Detari says:
    January 28, 2024 at 9:54 am

    Ci doni teatrot ju, aty do ndertoi erdogani nje xhamie me 10 minare.

    Reply
  • Xhabir Barbullushi says:
    January 28, 2024 at 9:17 pm

    Ktij detarit ja preka spagen fort

    Reply
  • Asd says:
    January 29, 2024 at 9:34 am

    Situate identike eshte edhe ne Durres. Aktore nga Tirana marrin rrogen ne borderone e Teatrit Moisiu.
    Duhet shkundje edhe ne sektorin e artit dhe kultures brenda bashkive ku pergjegjesit jane fryre nga parate publike. Kater apartamente ne pak vite dhe makine elektrike 50 mije euro…me rroge 70.000 / ne muaj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?