Nga Artan Xh. Duka
Botuar në DITA
Kur vjen puna tek marrëdhëniet me Greqinë, me të drejtë Kryeministri gjykon se është me rëndësi komunikimi dhe ballafaqimi pa ndroje i të vërtetave mes nesh bile e ka të pamundur të mos thotë atë që mendon, rrethana kjo që rrok edhe “kauzën” boshe greke të rradhës me Belerin në Himarë.
“Kauza” në fjalë ndërkohë provoi sërisht se marrëdhëniet me Greqinë bazohen në gjithshka përveçse në reciprocitet dhe se historikisht gjepurat e sajesat greke peshojnë më shumë e krijojnë shumë më tepër lajm se të vërtetat historike që ende presin t’u dalim zot.
Politika e shteti shqiptar vuan ende ndrojen e ngurrimin historik ndaj Greqisë. Nuk i bëjmë nder as vetes, as Greqisë dhe as mirëkuptimit që rajoni meriton. E vërteta mbase pështjellon e trazon të sotmen por mbetet e vetmja “kurë” për lënien pakthim pas të së shkuarës dhe përmirësimin e marrëdhënieve me të tjerët në rajon.
Politika arkaike greke duhet të shohë veten në “pasqyrë”. Ajo quhet Çamëri, arvanitas, komuniteti rishtas shqiptar, genocidi i Zervës, dhuna në Shqipërinë e jugut, ligji i Luftës, varret-pelegrinazhe etj. Politika shqiptare, kryeministri, duhet t’ia vënë përpara fytyrës këtë “pasqyrë” Greqisë nëse vërtet mendojnë se ekzistojnë si të vërteta, nëse e kanë të pamundur t’i mbajnë brënda për brënda ato dhe nëse besojnë tek ballafaqimi për to!
Kjo jo vetëm do t’i kursente kohë e para Greqisë në kuturisjet e saj me përrallat e vorioepirit, përpjekjet “qimen-tra” me pseudorealitete sikurse në Himarë etj por dhe do të ujdiste marrëdhëniet mes nesh sepse falë pranimit të së vërtetës Greqia do të çlirohej nga makthi i së shkuarës si gjyle këmbëve që nuk e lë të bëjë përpara e trazon breza me rradhë në Greqi që meritojnë dinjitetin që e vërteta ofron.
Nëse Edi Rama e ka të pamundur të mos thotë atë që mendon, atëhere Çamëria e të gjitha padrejtësitë e shkuara ndaj kombit shqiptar duhet të shtrohen me vendosmëri e përparësi në tryezë me fqinjin jugor. Probleme nuk krijon e vërteta, që realisht i zgjidh ato por toni e mënyra sesi thuhet ajo.
Historikisht krisjet mes nesh gjithnjë nxiten nga gjepurat e arkaizmit grek që e ka sulmin mbrojtjen më të mirë për atë që i dhuroi Europa më 1913. E nëse e thënë të “allnohemi”, të paktën të ngrejmë “pjacën” e të ndodhë për të vërtetat historike që përkundrazi, do të na sjellin më pranë me një popull matanë që në masë ka në dejet e tij po atë “gjak” kuq e zi të Kastriotit të Madh që daton thellë në lashtësi.
Takimi i ardhshëm i Ramës me komunitetin shqiptar në Greqi është një mundësi për të dëshmuar vëmëndjen e shtetit si ndaj emigrantëve rishtas ashtu edhe komunitetit historik shqiptar atje nga arvanitasit, çamët etj të cilët kanë nevojë historike për respekt e vlerësim prej shtetit amë dhe jo harresë e shpërfillje që i kandis të ndjehen më “rehat” me identitetin e tjetrit pastaj!
Po ajo vëmëndje e interes ndaj arbëreshëve të Italisë duhet t’i shkojë edhe atyre në Greqi. Janë pjesë të së tërës që na bëjnë bashkë e një si komb dhe është një e vërtetë që nëse Rama e beson, duhet t’a thotë me forcë!
Anormalja si normalitet!
Nuk shkon që një kryeministër grek me shpurën e tij të vizitojë një krahinë tipike shqiptare e bile t’i ofrohet transport e shoqëri, që bëhen qoka me buste që as nuk begenisen më pas, që pranohen si “detyrime” “litarë” si kreu i ortodoksisë apo varrezat e pushtuesve në tokë kuq e zi me pelegrinazhe vjetore etj paradokse pafund.
Kjo kur të vërtetat historike që kërkojnë shpagim nuk bëzahen sa e si duhet nga politika e shtetarët tanë që në tre dekada nuk kanë begenisur t’i hipin njëherë makinës e bashkë me shpurë e gazetarë të vizitojnë e takojnë popullin autokton e historik shqiptar në Greqi që i ka dhënë kaq shumë shtetit grek, deri edhe politikanët e ditës atje që kanë dozën e tyre të identitetit kuq e zi.
Çfarë i pengon politikanët e zyrtarët tanë, vetë Ramën, që të dalin njëherë në këtë jetë nga Çamëria e viset arbërore atje? Që të shohin shtëpitë-gërmadhë të lëna pas nga popullsia çame që nuk i gëzon as sot, të vënë një tufë lulesh e ngulmojnë për memorial kujtese e vëndprehje atje ku mizoria e shovinizmit grek derdhi gjak të pafajshëm kuq e zi?
Që të kërkojnë shkolla, media e të drejta politike për gjakun kuq e zi matanë pa dallim? Që të nisin çdo bisedë me Greqinë me ligjin e Luftës si pikë të parë?
Greqia, sikurse edhe Serbia duhet të ballafaqohen me të vërtetat që çdo politikan patriot shqiptar i mendon dhe gjykon se duhet të dalin pa ndroje e ngurrim në shesh. Ndryshe, heshtja, në mos nënshtrim e shërbim, është “visto” për të vijuar me mëndësinë arkaike në rajon dhe me gënjeshtrat, të humbur jemi të gjithë.
Nëse BE ka si parakusht sheshimin e problemeve mes fqinjëve në rajon, ato vetëm e vërteta historike e mundëson. E nëse dikush e mendon të vërtetën, e ka të pamundur të mos thotë atë që mendon dhe beson tek ballafaqimi për to, t’a thotë atë!
Mëndja nuk lexohet dhe dy të vërteta nuk shkojnë! Do të ishte paradoks sepse e vërteta është vetëm një!
Artan Duka! Ne koma ke qene per 30 vjet dhe sot u zgjove?
Nuk kane lindur burra qe te mbrojne te drejtat e teritoret e shqiptareve.
E mendon ti qe Rama ,I cili dhuron lule dhe gjunjezohet perpara nje kryeministri te nje shteti tjeter ka bythe per patriotizem?
Para se per Greqi e Ram te shkruash o Artan,
cap e shih bustin e Micotaqis ne DERVICAN,
Shtatmarrezia e tij Rama ate na e peruroi,
per tu perkulur para tij vete deri atje shkoi,
porse i biri i Micotaqis ai kryeminister ne Greqi,
nuk denjoi asfare qe atje prane Rames te vij,
ngaqe po thua se e verteta eshte nje e dy nuk ka,
eshte Patriotik ky Rama a eshte nje koqe Budalla?
Megalomani Duka!
Jo vetem qe nuk je intelektual qe ketij vendi Ka tre dekada qe i mungojne por je nen nivelin mesatar te cdo shqiptari lindir e jetuar nder keto troje para ’90-tes.
1.-Jeton ne vote tjeter dhe akoma nuk njef nocio in’shtet’ e tamaresh vesh ate qe dine edhegAmoret e PeQInit se shqiptaretsi asnjeherene HISTORI Kane ngelur Jo vetem pa’ shtet epa Zotpor edhe pa’ ATDHE!
2-Per turpin e Botes nuk arriin ta imagjinosh se edhe sikur te kish shtet ne DEMOKRACi parlamentare nuk eshte ‘EDvin Sali-Muti’ Sulltan prendi te zgjidhi problemet e pa’ drejtesite historike me GREQI!
3.- Si pake gAmore akoma nuk arriin ta kuptoshsenje qenje ‘nudo’, ‘thonj pa’ prere’ me emrin EDvin Jo vetemnuk perfaqesonne kete vend as shtet,QEVERRI por as shqiptaret por thesht nje kujslingkoloboracionist,antishqiptare ne sherbimte agjenturave i inkriminuar kembe ekoke si SS- Serbi Sali e shumica e kesaj ‘politike’ salinjanesh -ORGJI!
Ti nuk njej vetvehten si shumica e ‘IntelektuHaleve’ megalomane Ngjelat,Lubonjat FEV ZI e ske si te dish se shqiptaret Kane tre dekada ngelurpashtet pa’ ZOT,ATDHE…SHQIPERI!?
Megalomani Duka!
Jo v noetem qe nuk je intelektual qe ketij vendi Ka tre dekada qe i mungojne por je nen nivelin mesatar te cdo shqiptari lindir e jetuar nder keto troje para ’90-tes.
1.-Jeton ne vote tjeter dhe akoma nuk njef nocio in’shtet’ e tamaresh vesh ate qe dine edhegAmoret e PeQInit se shqiptaretsi asnjeherene HISTORI Kane ngelur Jo vetem pa’ shtet epa Zotpor edhe pa’ ATDHE!
2-Per turpin e Botes nuk arriin ta imagjinosh se edhe sikur te kish shtet ne DEMOKRACi parlamentare nuk eshte ‘EDvin Sali-Muti’ Sulltan prendi te zgjidhi problemet e pa’ drejtesite historike me GREQI!
3.- Si pake gAmore akoma nuk arriin ta kuptoshsenje qenje ‘nudo’, ‘thonj pa’ prere’ me emrin EDvin Jo vetemnuk perfaqesonne kete vend as shtet,QEVERRI por as shqiptaret por thesht nje kujslingkoloboracionist,antishqiptare ne sherbimte agjenturave i inkriminuar kembe ekoke si SS- Serbi Sali e shumica e kesaj ‘politike’ salinjanesh -ORGJI!
Ti nuk njej vetvehten si shumica e ‘IntelektuHaleve’ megalomane Ngjelat,Lubonjat FEV ZI e ske si te dish se shqiptaret Kane tre dekada ngelurpashtet pa’ ZOT,ATDHE…SHQIPERI!?
Kura: ” Kur s’è i zoti te dhjesin te tjeret ,Kur je i DHJERE mos fole…!”
Turp mor turp që nxjerrim harta ku Kosova është pjesë e Serbisë. Shërbim më të mirë se kaq s’ju bën kush serveve. Dokrrat me Gerqinë svlejne një kacidhe kur tregoheni kaq të verbër. Nuk është detaj që svihet re. Moderator, ndryshojë të lutem sepse s’ju nderon si gazetë.
Te gjitha Qeverit Shqiptare ne keto 33 vjet jane bere skllevrit e nje vote per ne BE qe Greqia kurr nuk ka per ta dhen vetem ne se behet me shumic vote ndryshe harrojeni BE-ne
Pergdheljet qe i behen Greqise nga qeverit Shqiptare jane nje bumerge ndaje vendit tone !
Cfar oreksi te madh kane keta komentuesit gjithologe shqipfoles qe e heqin veten teper te mencem , jo vetem ndaj kreut te qeverise , por edhe kundreejt faktorit nderkombetar ! Kur Edi Rama guxon dhe ngre zerin me force ne takime me lidere nderkombetare e forume nderkombetare , keta lilipute qe s`dine ku bie Shqiperia kur jane para Globit , i versulen Atij si shtaze se pse guxon t`ua thote te verteten ne sy , se Shqiperia eshte teper e vogel , e dobet nga cdo pikepamje , e pa perfilleshme prej tyre , ndaj duhet te bjere me gjunje dhe te heshte , E verteta eshte krejt ndryshe . Edi Rama eshte lider dinjitoz , me autoritetin qe duhet t`i njihet nje personaliteti te tille , orator i shquar , i kthjellet e i vendosur ne gjith sa thote . Ne boten e sotme kaq te trazuar , te mbytur me probleme nga me te ndryshmet , nga egoizmat , antagonizmat e skajshme , luftrat lokale , rrjetet e frikeshme te sherbimeve sekrete e 1001 te keqia , qe Shqiperia te caje me kaq lehtesi sic predikojne nje tufe me injorante , fodulla kokeboshe , apo keqdsashes patologjike ndaj shqiptareve , sic pretendojne t`i “zgjidhin ” keto lemshe me nje te rene te sepates eshte thjesht nje marrezi e cmenduri ! Pa dyshim , E.Rama ka edhe ai mungesa e dobesi njerezore si cdo krijese tjeter , por e verteta eshte qe EDI RAMA , DERI ME SOT , MBETET K/MINISTRI ME I MIRE QE KA PARE NDONJEHERE SHQIPERIA QE NGA KRIJIMI I SHTETIT TE VET NDAJ TE GJITHE ATA QE NDIHEN SHQIPTARE NE KOMBESI DUHET TA INKURAJOJME DHE MBESHTESIM ME FORCE , SE DO TA KERKOJME DHE NUK DO E GJEJME . HIDHINI NJE SY HISTORISE PAS VITEVE `90 SE CFAR LLUMI KA SUNDUAR SHQIPERINE QE ENDE MBAHET ME THONJE E ME DHEMBE DHE DO TE BINDENI .
Ok Artan !
OK,A.DUKA:
-Edi Rama i di mirë të gjitha këto që shkruan,Por e ka një HALL TË MADH..!
-Në Greqi punojnë e jetojnë mbi 900.000 Shqipëtar që QEVERIT FASHISTE GREKE në 200 vite u kan ndryshuar EMRA,MBIEMRA..e i kan përdhosur keq..dhe asnjë qeveritar Shqipëtar nuk ka guxuar nga Frika e fshesën Greke antiMigratore..!
-Vetëm me TERRORISTIN F.BELERI janë bërë mbi 15 gjyqe dhe E.Rama është akuzuar nga MOÇOT sikur e ka arrestuar F.Belerin Edi Rama..! Kjo është marrëzia Greke Anti Shqipëtare e mbështetur nga Anti Shqipëtarët tan Salist,Metist..!
-Marrëzisë Greke i duhet dhën fund me ligjin e luftës,Problemin ÇAM,Me DETIN,TOKËN,VORREZAT,JANULLATOSIN..dhe Greku të heq mëndjen nga HIMARA & JUGU I VËNDIT.
-FLM A.DUKA,DITA.
prandaj duhet hedhur topi tek fusha e grekut e ngritur me qetësi por me kembengulje ne tavolinat dypaleshe qe te degjoje dhe bota problemet reale se po nuk u fol per Çamerine domosdo gjen sebepe greqira me belera e compani. bota flet per genocidin armen, tani per ate boshnjak por para tij ka ndodhur ai kosovar e çam por ne nuk ndjehemi si bota dhe bota nuk di gje.
Ore,ju lutem me….Shqiperine e kane bere famoze mafiozet dhe jo Rama.
Rama e ka bere te njohur me puthjet dhe dhurate lule I gjunjezuar ndaj gay kryeministrit te huaj.
Batutat dhe pazaret mafioze nderkombetare detyruan DEA qe nga nje zyre ne Durres te ngrene edhe nje zyre ne Tirane.
Detyruan FBI te kete zyre ne Tirane.
Keto jane aritjet e kryeministrit te nderuar z. Mos me dogjoni..dhe shkelqesia e tij Ethem Lalaj.
Lideret, si cdo njeri tjeter kane dilemat e tyre ne lidhje me pozicionin e pikes se ekuilibrit.
Situatat ndrojne shpejt dhe disa here ATO i pergjigjen me ndryshimin e asaj qe quhet “pika e ekuilibrit”
Ndreshimet “majts dhe djathtas” per te qene te ballancuar, kur kalojne masen e duhur perceptohen
nga shume individe si “Mungese Karakteri”, si “Pragmatizem ne ekstrem” dhe rasti me i rende eshte
kur keto korigjimi nuk pasqyrojne interesat e kombit, por interesin personal ne “sherbim te karrikes se pushtetit”,
qe shpesh e “Zbeh Personalitetin, Dinjitetin e AUTORIT” duke perfshire ketu edhe “Rolin e nje Palaco Cirku”
Shpesh “LIDERI” mashtron veten per te “fituar nje fare qetesie psiqike” duke i mbushur mendjen vetes, se Ai
eshte i “pa zevendesushem”, “individi me i pershtatshem”, e “me eksperience”, qe ben me “pak gabime” se shume te tjere.
A BISEDOI ZONJA NIKOLLA ME ZOTIN BAKOJANIS PËR NJË SHESH DHE MONUMENT PËR SKËNDERBEUN NË ATHINË?!
Nga arkivi
Opinion nga Abdurahim Ashiku, gazetar
A do të japë shteti grek një shesh për t’i ngritur një monument Gjergj Kastriotit-Skënderbeut?
Po japim hektarë toke për varrosjen e eshtrave të ushtarëve grekë, por pse të mos jepen disa dhjetëra metro katrorë tokë për një monument të Skënderbeut, “Pionier i mbrojtjes së krishterimit” në Athinë?
Pyetje për ATJE dhe KËTU; shtetit shqiptar me institucione të plota dhe tubimeve shqiptare, të vegjël e të mëdhenj, në Athinë dhe më gjerë.
Në Korçë tri ditët e fundjavës së tretë të janarit 2018 vazhduan bisedimet shqiptaro-greke, vijim nga Kreta, për të “sheshuar” siç thonë, problemet midis dy vendeve fqinjë historikë.
Nuk dua të hyj mes fletëve të zverdhura të historisë që na lidh, e as të jap mendim për njërin apo tjetrin problem.
Dua të pyes:
A është vënë në tryezën e bisedimeve një ngjarje e madhe historike që nuk ka pse të mos jetë e të “dy palëve”, e “shumë palëve”, “mbarë evropiane”, pse jo “botërore”, më thjesht “e tre kontinenteve”, 550 vjetori i vdekjes së Gjergj Gjon Kastriotit-Skënderbeut, shikuar në një mendim e veprimtari të përbashkët?
A do të japë shteti grek një shesh për t’i ngritur një monument këtij trimi që me shembullin e tij të madh u dha kurajë popujve nën pushtimin osman, i dha “barut të thatë” kryengritjes popullore greke në revolucionin që nis më 25 mars 1823 ?
Po japim hektarë tokë për varrosjen e eshtrave të ushtarëve grekë, por pse të mos jepen disa dhjetëra metro katrorë tokë për një monument të Skënderbeut, “Pionier i mbrojtjes së krishterimit”, pse të mos ketë një “VIT TË SKËNDERBEUT” për mërgimtarët shqiptarë në Greqi dhe për grekët që e duan atë si “hero të tyre” ?
Një pyetje që më ka mbet në gojë dhe vazhdoj e vazhdoj ta bëj pa marrë përgjigje as andej e as këndej, as nga shteti im, as nga shteti grek dhe as nga tubimet e shoqatave shqiptare, Federata në Athinë e “Nënë Tereza” në Selanik.
Vërtet a do të vijë, ose më thjesht të them, a do ta sjellin Gjergjin e Gjon Kastriotit, kordhëtarin e madh të shekullit të 15-të në një shesh me emrin “Skënderbeu” dhe me një shtatore mbi kalin e tij legjendar me shpatë drejtuar lindjes otomane, në Athinë?
Nuk e sollën në 600 vjetorin e lindjes përveçse nëpërmjet një sesioni përkujtimor organizuar nga një shoqatë shqiptare në emigracion.
Nuk e sollën as në 100 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar, të Shpalljes së Pavarësisë…
Tash është shansi i fundit, 550 vjetori i vdekjes së heroit legjendar që në krye të një populli të vogël në numër, për njëzet e pesë vjet i qëndroi si e sa askush në kontinentin evropian ushtrisë më të madhe të kohës, ushtri që ngadhënjente në Azi, Afrikë dhe Evropë duke dridhë edhe fëmijën në bark të nënës.
Tash ka një “VIT të SKËNDERBEUT”, vit që duhet të hapë krahët e të fluturojë më fort e më lart se kurrë
Në Romë, Paris, Detroit, New York, Prishtinë, Dibër të Madhe, Shkup… Ai, shpatari i madh shqiptar, mendjendrituri i madh, që i tha ndal për më se një çerek shekulli urdisë më të madhe dhe të kobshme të mesjetës, Perandorisë Otomane, është i derdhur në bronc, përveçse në Athinë, përveçse tek fqinji ynë jugor bëmat e të cilit i dhanë jetë qëndresës dhe krahë Revolucionit Grek (1821-1828) për çlirimin nga rrjeta e hekurt otomane.
Tash, pas kaq vitesh betejë historianësh për origjinën e Gjergj Gjon Kastriotit, “përroi” i rrjedhës sllave e helene për origjinën e Kastriotëve mund të themi me bindje se është tharë. “Burimet” që e furnizonin atë nën emra “Georgij” e “Jorgjis” nuk rrjedhin më, përveçse tek ndokush që i ka marrë koka ujë.
Grekët… siç citon studiuesi kosovar, i ndjeri Shkëlzen Raça, në kumtimin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në historiografinë greke të shek. XIX” pjesë e librit të tij voluminoz “Gjurmime në historinë shqiptare” … “në botimin e gjashtë të “Historisë së kombit grek” të Paparigopullos, në përkujdesjen redaktoriale të historianit të njohur atëherë grek, Karolidhit, bëhet e pranueshme prejardhja shqiptare e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.” (f.160)
Kristo Zharkalliu, një njohës dhe studiues i historisë dhe marrëdhënieve historike midis dy popujve në shkrimin polemizues “Disa sqarime, disa përgjigje” (Plus Gazeta Athina 13 janar 2012 f.14) thekson: “Grekët nuk e konsiderojnë Gjergj Kastriotin të tyre dhe le ta quajnë ”Jorjios” por megjithatë e nderojnë së tepërmi. Mjafton të themi, se në muzeun historik, në ish Parlamentin e vjetër grek, në hyrje të tij, në mure janë vendosur portretet e heronjve të Revolucionit. Portreti i parë dhe më i madh është ai i Gjergj Kastriotit, ku shënohet vetëm emri i tij pa asnjë shpjegim nacionalist”.
Që Gjergji i Gjon Kastriotit ishte dhe mbetet shqiptar kjo tashmë është e padiskutueshme. “Përrenjtë” dhe “burimet” e të kundrës janë tharë. E vetmja gjë që ende nuk është “tharë” janë “burimet” krahinore, “burime” të cilat sado që kërkohen sa në Dibër, në Mat, në Has përsëri rreth qendrës “gjeografike shqiptare”, rreth “zemrës” së trupit etnik shqiptar rrotullohen. Autori i këtyre radhëve, bazuar në historianin e madh skënderbegas Kristo Frashëri i cili siç thotë studiuesi dibran Murat Koltraka … “ është i vetmi, që veç të tjerave, ka shkelë me këmbë çdo pëllëmbe të territoreve të Çidhnës, që lidhen me Kastriotët”, në Toponiminë dibrane për origjinën e Kastriotëve nxjerrë në dritë nga studiuesit Hazis Ndreu, Ali Hoxha dhe të tjerë, në udhëtimet e tij një jetë të tërë atyre vendeve, në faktin se 18 nga 26 betejat e mëdha fitimtare të Gjergj Kastriotit u zhvilluan në Dibër, ka bindjen se Gjergji i Gjon Kastriotit ka lindur në Sinë të Dibrës, është rritur në Dibër për tu bërë më vonë trashëgimtar legjitim i hapësirës nga Maqedonia në Dibër, Krujë e Bregdet, hapësirë nën zotërimin e të atit, Gjon Dibranit siç e quan R. Voltarrano.
Nuk dua të zgjerohem më tej pasi këto i kam përmendur në një kumtim timin në Athinë në janar 2005 në sesionin jubilar organizuar me rastin e 600 vjetorit të lindjes së Heroit të Madh të Kombit Shqiptar. Çështja që shtroj dhe shtrohet është në se duhet të ngremë zërin tonë për hapjen e një sheshi dhe ngritjen e një përmendoreje për Gjergj Gjon Kastriotin në Athinë.
Me “ngritje zëri” nënkuptoj në radhë të parë “Kërkesën me zë dhe me shkrim” të shtetit shqiptar dhe strukturave të tij zyrtare, në bisedime me shtetin grek dhe strukturave të tij zyrtare, për krijimin e një hapësire fizike për të hapur një shesh e për të vënë në qendër të tij përmendoren e Gjergj Gjon Kastriotit.
Me “ngritje zëri” nënkuptoj, shoqatat, shoqëritë, lidhjet, federatat, tubimet me karakter krahinor e kombëtar shqiptar që të bëhen strumbullari i aksionit për ngritjen e sheshit dhe të përmendores me emrin Skënderbeu në Athinë si dhe të busteve e memorialëve të tjerë në Selanik apo vende të tjera ku dokumentohen bëmat e Gjergj Gjon Kastriotit-Skënderbeut.
Me “ngritje zëri” nënkuptoj degët e partive politike shqiptare në Greqi, degët e Partisë Demokratike, Partisë Socialiste, Lëvizjes Socialiste për Integrim etj., drejtuesve dhe asambleve të këtyre partive që në lidhjet e tyre me partitë politike homologe në Greqi të kërkojnë legjitimin e Gjergj Gjon Kastriotit-Skënderbeut në Athinë nëpërmjet hapjes së një sheshi dhe ngritjes të një monumenti, në emërtime rrugësh e institucionesh shoqërore e shtetërore.
Me “ngritje zëri” nënkuptoj veprën e shkrimtarëve, gazetarëve, artistëve të skenës e të ekranit, muzikantëve, piktorëve, skulptorëve, armatës së madhe të intelektualëve të të gjitha moshave që të bëjnë hapa vrapues për emërtimin e një sheshi dhe ngritjen e një monumenti për Gjergj Gjon Kastriotin-Skënderbeun në Athinë.
Veprimtaritë në kuadrin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, VITIT TË SKËNDERBEUT, krahas të tjerave, t’i lidhin, mes të tjerash, me Heroin tonë Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotin-Skënderbeun. Sesionet shkencore e përkujtimore duhet të përfshijnë tërë Greqinë, në stere e në ishuj.
Me “ngritje zëri” nënkuptoj “një të katërtën” e popullit shqiptar që punojnë e jetojnë si emigrantë në Greqi, nënkuptoj të gjithë biznesmenët në Greqi, njerëz atdhetarë për të hapur e për të depozituar në një llogari publike bankare paksa nga kursimet e tyre për të bërë të mundur të gjitha shpenzimet për hapjen e sheshit dhe ngritjen e monumentit të Gjergj Gjon Kastriotit-Skënderbeut në Athinë.
Kryebashkiakun e Tiranës Eron Velia, që e shoh çdo ditë me lopatë në krah duke mbjellë pemë, e mira e të mirave është që një ditë ta shoh në Athinë, të takohet me homologun e tij grek dhe së bashku të mbjellin një ulli, simbol i paqes dhe begatisë në një shesh në krah të monumentit të Skënderbeut.
E di që ekstreme nga segmenti i shoqërisë greke do ta kundërshtojnë ardhjen e Gjergj Gjon Kastriotit-Skënderbeut në Athinë ashtu siç di se ekstreme nga segmenti i shoqërisë shqiptare, e kanë quajtur Skënderbeun “tradhtarë të islamit”. Injorimi i tyre, shumëzimi me zero, përbën urën lidhëse evropiane për sot dhe për të ardhmen.
Së fundi një ftesë për dy kryetarët e dy tubimeve më të mëdha shqiptare në Greqi, Ermal Sulaj i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi dhe Arjan Cara, kryetar i Shoqatës “Nëna Terezë” në Selanik: Është koha që pikë të parë në programin e këtij viti të vini sjelljen e Skënderbeut mes emigrantëve, jo pak por një e treta e shqiptarëve në mërgim.
Ja dhe ty qe te lexuam me vemendje por perveç se na ngrite Ramen ne qiell dhe diktaturen e para 90 nuk pame asnje mendim tjeter . Pame dhe shkrimin e “atdhetarit” komuniste te kapterr-kolonel Temos por dhe aty nuk gjetem ndonje zgjidhje perveçse duhet te kemi besim tek Rama !Si nuk na thate asnje fjale per vepren e Rames te ngritur ne Himare per te na treguar se Himara eshte toke greke ! Si nuk e diskutoi njeri punen e detit jon qe megjithese gjykata Kushteuese e anulloi edergon per gjykim ne Hage ! Si nuk diskuton njeri per te drejtat e shqiptareve ne Greqi por shkojne atje per te bere ( me shume per tu dukur sepse emigrantet s’kae te drejte vote ) propogande ne prag zgjedhjesh ? Meqenese ligji per votimin e emigranteve nuk eshte votuar partite qe kane me shume leke ( dhe kjo eshte e kunderligjeshme ) nepermjet patronazhisteve u paguajne biletat per te ardhur e votuar ne Shqiperi.
Harta….Kosova ne serbi dhe ky Duka shkruan per patriotizem.Patriotizmi i Saliut Metes, Rames eshte fjale sa te duhesh e pune per greqi e serbi .
Artani e shef Kosoven ne Serbi,shife harten?