Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “E vlerësoj” – Zvërneci “pajton” Taulant Ballën me Berishën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “E vlerësoj” – Zvërneci “pajton” Taulant Ballën me Berishën
Aktualitet

“E vlerësoj” – Zvërneci “pajton” Taulant Ballën me Berishën

Published: June 1, 2026
Shpërndaje

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se investimit në Zvërnec do bëhet ndërsa vlerësoi qëndrimin pro projektit nga ana e kreut të PD-së, Sali Berisha.

Ai nënkuptoi për ndërhyrje nga fqinjët kundër projektit në fjalë teksa përmendi se investimet e huaja në vend janë rritur.

“Nuk mund të mos e vlerësoj faktin dhe qëndrimin pro investimit. Një investim historik, më i madhi në historinë e Shqipërisë, për të cilin do flas pak më poshtë. U tha këtu se investimet e huaja kanë rënë. Tani, investimet e huaja direkte, në vitin 2012, që ishte viti i fundit i juaji në pushtet z. Sali, ishin 666 milionë euro. Në vitin 2025, shifra e investimeve të huaja direkte shkon 1.64 miliardë euro. Tani me matematikën e Lulit, mund të jetë 1.64 miliardë më e madhe se 666 milionë.

- Publicitet -

Por me matematikën normale, 666-ta te 1.64 hyn të paktën 2.5 herë. Pra investimet e huaja direkte në Shqipëri janë rritur me të paktën 2.5 herë. Por zotëria, që urime edhe për zgjedhjen në krye të PD-së dhe nuk dihej se kush fitonte. Sa i përket PBB, GTP-ja ishte diku poshtë 10 miliardë euro, ndërkohë në 2025 e kemi kaluar 27 miliardë euro. Pra e kemi 3-fishuar ekonominë e vendit në një kohë kaq të shkuartër. Investimi në Zvërnec do bëhet, mos harroni që komshiu e ka zili komshiun, ndoshta jo i pari, por elementë të tjerë, do donin investimin për vete”, tha mes të tjerash Balla.

Kreu i PD-së vlerësoi investimin e Zvërnecit teksa theksoi se bëhet fjalë për investitorin e vetëm të huaj në 13 vite, i cili po përballet me përpjekje për t’u larguar nga Shqipëria.

“Por, në gjithë këtë histori, çfarë kemi? Investitori i vetëm i huaj në 13 vite po përballet me përpjekje për t’u larguar nga Shqipëria. Po jua them qartë: prej 13 vitesh nuk ka asnjë investitor të huaj të rëndësishëm në tokën shqiptare. Sipas ‘Europe Tender’, asnjë tender në Shqipëri nuk është fituar nga kompani europiane. Mos e harroni këtë fakt. Një prej kompanive më të fuqishme, e cila do të ndërtonte një resort turistik në Gjirin e Lalzit me vlerë 1.5 miliardë euro, u përball me pengesa dhe presione të vazhdueshme deri në largimin e saj. Pronari i saj priste në zyra për zgjidhje, por pa rezultat. Sot nuk kemi asnjë investitor të huaj të rëndësishëm. Çfarë po ndodh? Cili është qëndrimi i Partisë Demokratike? Qëndrimi ynë është i qartë: ne besojmë se investimet e huaja janë jetike për zhvillimin e Shqipërisë.

Nga viti 2008 deri në vitin 2013, investimet e huaja varionin nga 1.2 deri në 1.4 miliardë euro në vit. Ndërkohë sot, Partia Demokratike vazhdon të mbështesë investimet e huaja, por ju po largoni të vetmin investitor të huaj që ka mbetur në Shqipëri. Mbajeni shënim këtë. Nëse një investitor disponon një projekt të miratuar nga qeveria dhe dokumente të firmosura nga institucionet zyrtare, kadastra dhe agjenci të tjera shtetërore, atëherë, pasi shteti e ka miratuar projektin, investitori nuk duhet të mbajë përgjegjësi për konfliktet e mëvonshme. Çdo qytetar që pretendon padrejtësi apo abuzim duhet të përballet me shtetin, i cili ka detyrimin ta dëmshpërblejë me vlerën reale të tregut dhe, njëkohësisht, të ndëshkojë me forcën e ligjit falsifikatorët dhe spekulantët” – tha Berisha.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Anonymous says:
    June 1, 2026 at 7:32 pm

    Bien dakorte 2 te degjeneruarit,monstra e vicidolit,e palla i librazhdit,i bashkojne parate e taksa paguesve,,qe i vjedhin ktu e 35 vjete pa u ndalur kurre.Kane marrveshjen,2 perfaqsuesit e dy bandave grabitqare,banditet e vicidolit,e ata te palloshit,pore ju edhi fundi,ashtu sic e kane merituar,ktu e 20 vite me pare,minimumi.Jape mendimin,per organizatoret e protestes,te shpallen herojte e KOMBIT.Kta organizator,organizuan popullin,ne nji kohe rrekorde,te dalin ne protesta paqsore,pore pa kthim mbrapa,,deri ne rrezimin,e largimin e te dy ortakve.Kta kriminele te pa meshireshem,kunder popullit Shqiptare,duke ju vjedhur parate e pronat.Nga thirrjet e protestuesve,k/hajduti ne burge,bashke me ortakun e tije komunistin plak 85 vjecare,te vicidolit.Ju i keni menduar,shqiptaret jane te pa zotet,te vdekur,smunde te mbrojne ineresat e veta e te KOMBIT.Rrofte populli Shqipare,falenderime,e respekte per organizatoret e ktyre protestave paqsore,por me vlera te jashte zakoneshme per popullin e KOMBIN.

    Reply
  • Bruno says:
    June 1, 2026 at 7:32 pm

    Bien dakorte 2 te degjeneruarit,monstra e vicidolit,e palla i librazhdit,i bashkojne parate e taksa paguesve,,qe i vjedhin ktu e 35 vjete pa u ndalur kurre.Kane marrveshjen,2 perfaqsuesit e dy bandave grabitqare,banditet e vicidolit,e ata te palloshit,pore ju edhi fundi,ashtu sic e kane merituar,ktu e 20 vite me pare,minimumi.Jape mendimin,per organizatoret e protestes,te shpallen herojte e KOMBIT.Kta organizator,organizuan popullin,ne nji kohe rrekorde,te dalin ne protesta paqsore,pore pa kthim mbrapa,,deri ne rrezimin,e largimin e te dy ortakve.Kta kriminele te pa meshireshem,kunder popullit Shqiptare,duke ju vjedhur parate e pronat.Nga thirrjet e protestuesve,k/hajduti ne burge,bashke me ortakun e tije komunistin plak 85 vjecare,te vicidolit.Ju i keni menduar,shqiptaret jane te pa zotet,te vdekur,smunde te mbrojne ineresat e veta e te KOMBIT.Rrofte populli Shqipare,falenderime,e respekte per organizatoret e ktyre protestave paqsore,por me vlera te jashte zakoneshme per popullin e KOMBIN.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  • Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  • Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  • Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës
  • E FUNDIT: Refit Buzi vret veten, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën

Komentet e Fundit

  1. K R on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  2. Te respektoj on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  3. Anonymous on Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  4. Glaukias on Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  5. demo on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?