Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Edhe hakeri kinez bën rekurs në Gjykatën e Lartë: Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Edhe hakeri kinez bën rekurs në Gjykatën e Lartë: Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta!
AktualitetKronike

Edhe hakeri kinez bën rekurs në Gjykatën e Lartë: Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta!

Published: March 26, 2023
Shpërndaje

Një tjetër i huaj kundërshton ekstradimin drejt vendit të tij, pas vendimit që ka marrë drejtësia shqiptare. Bëhet fjalë për kreun e grupit kriminal kinez, Liangbin Chen, i cili gjithashtu ka bërë rekurs të vendimit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, që la në fuqi vendimin për ekstradimin e tij në Kinë. Depozitimi në Gjykatën e Lartë është bërë nga avokati i tij dhe pritet caktimi i datës së procesit për shqyrtim, ku i kërkuari kinez pretendon se në vendin e tij i rrezikohet jeta.

Liangbin Chen u arrestua në Tiranë rreth një vit më parë, ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi ka realizuar grabitjen me mashtrim kompjuterik me vlerë rreth 145 milionë euro.

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së parë për ekstradimin e tij, ndonëse kinezi Liangbin Chen kishte kërkuar që përveç lirimit nga qelia, të përfitojë edhe azil politik në Shqipëri, me argumentin se i rrezikohet jeta nëse kthehet në Kinë.

- Publicitet -

Kapja e tij u bë më 21 korrik në aeroportin e Rinasit. Ai kishte ardhur nga Dubai për t’u strehuar në arrati në vendin tonë. Kinezi akuzohet si kreu i bandës, e cila ka pasur selinë në qytetin Huzhou në Kinë dhe që ka kryer mashtrime në platformat online; për ambiente me qira, shitje kompjuterash dhe telefonash në Dubai, Kinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Chen rezultonte në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohej për “mashtrim me pasoja të rënda”.

Pjesa më e madhe e mashtrimeve bëhej nëpërmjet platformave sociale apo edhe adresave e-mail, ku kryheshin pagesa nga abonentët e shumtë, por që në fakt mashtroheshin, sepse këto para kaloheshin nëpërmjet një sistemi paralel me servera, të krijuar nga të dyshuarit dhe depozitoheshin më tej në llogari off-shore. Ka dyshime se Chen i përket një grupi të organizuar dhe të rrezikshëm, degëzim i “Triadës” kineze, mafia tradicionale shekullore e këtij vendi. Gjatë procesit i dyshuari e ka mohuar akuzën, duke thënë se po përndiqej dhe i duhej të shpëtonte jetën.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Emërohet drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar
  • Debati për pagat e magjistratëve, Rama u drejtohet drejtuesve të gjyqësorit: Ejani të flasim
  • Zbulim i rrallë pas 100 vitesh: Shkencëtarët identifikojnë një specie të re maceje
  • “Pa maska, me fytyrat tona”, veteranët e UÇK protestë në Prishtinë, Policia shton masat
  • Më e keqja s’ka ardhur akoma, çmimi i naftës do të rritet sërish

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  2. Aldrin on Sa peshoi në 2015 ndikimi i Ramës në bindjen e Thaçit për të pranuar Gjykatën ku u dënua vetë?
  3. Aldrin on Loja e gjerë e Hagës
  4. Aldrin on Rama dhe i biri, në manastirin e njohur grek, shoqërohen nga kryebashkiaku i Himarës
  5. Sarkazma on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?