Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Edhe Shqipëria i bashkohet sanksioneve ndaj Bjellorusisë, të vendosura nga KE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Edhe Shqipëria i bashkohet sanksioneve ndaj Bjellorusisë, të vendosura nga KE
BoteKryesoreRajoni

Edhe Shqipëria i bashkohet sanksioneve ndaj Bjellorusisë, të vendosura nga KE

Published: August 22, 2023
Shpërndaje

Shqipëria i është bashkuar zyrtarisht sanksioneve të Bashkimit Evropian për Bjellorusinë, pasi kjo e fundit ka qenë e përfshirë në mbështetje të Moskës gjatë kohës pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, me nisje më 24 shkurt 2022.

Sipas njoftimit zyrtar nga Këshilli i Europës, janë pesë shtete (mes të cilave Shqipëria), të cilat i janë bashkuar sanksioneve. Katër të tjerat janë Maqedonia e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Ukraina. Po ashtu, edhe vende si Islanda, Liechtensteini apo Norvegjia janë bërë bashkë në këtë listë sanksionesh.

Ajo fillimisht është bërë publike më 3 gusht 2023 dhe në të përfshihen 38 individë dhe tre kompani bjelloruse, të cilat shihen si të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin. “Duke pasur parasysh peshën e situatës në Bjellorusi dhe përfshirjen e saj në agresionin rus kundër Ukrainës, 38 individë dhe tre subjekte, duhet të përfshihen në listën e personave fizikë dhe juridikë, subjekteve dhe organeve që i nënshtrohen masave kufizuese”, shkruhet në njoftimin zyrtar nga Komisioni Evropian, sa i takon këtyre sanksioneve.

- Publicitet -

Një muaj më parë, Shqipëria iu bashkua po ashtu paketës së 11-ë të sanksioneve evropiane kundër Rusisë, së bashku me disa vende të tjera të rajonit dhe vende të cilat nuk janë anëtare në Bashkimin Evropian. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Këshilli i Evropës, përmes një publikimi në faqen e tyre zyrtare. Në të, theksohet angazhimi i Shqipërisë, së bashku me vende si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina, apo Ukraina, të cilat e linjëzojnë politikën me atë të unionit. Kjo, sipas strukturave evropiane, do të sigurojë se politikat kombëtare të këtyre vendeve, do të jenë në përputhje me gjithë qëndrimet dhe vendimet e KiE-së.

Ndaj, përkushtimi për këtë linjëzim është përshëndetur nga radhët e Bashkimit Evropian. Po ashtu, në sanksionimin e mëtejshëm të Rusisë, janë bashkuar edhe Islanda, Liechtensteini dhe Norvegjia. Paketa e 11-ë, merr një sërë masash sa i takon atyre tregtare, transportit, energjetikës, apo çështjeve të tjera si ato mediatike dhe të sigurisë kombëtare. Pesë media të tjera ruse janë sanksionuar nga unioni, ndërkohë që i ngrihen asetet edhe 100 individëve të tjerë, të cilët mendohet se kanë lidhje me regjimin e Vladimir Putinit.

Prej nisjes së luftës në Ukrainë më 24 shkurt 2022, marrja e sanksioneve ndaj Rusisë është parë si një ndër metodat më të frytshme për të ndalur agresionin ndaj Kievit. Pavarësisht se diçka e tillë nuk është arritur, ka pasur shenja të frenimit të pushtimit rus dhe është vënë re gjithashtu një mungesë e financimit të Moskës në këtë fushatë të ndërmarrë, me pak vende aleate të mbetura pranë Kremlinit.

Shqipëria ka qenë ndërkaq ndër të parat vende, që e ka mbështetur plotësisht fushatën e sanksioneve evropiane ndaj Rusisë dhe i ka aplikuar vetë të gjitha paketat e paraqitura.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta e studentëve, pedagogët shembin gardhin metalik dhe përballen me FNSH-në
  • Bojkoti, GJKKO vendos që gjyqi i Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë
  • Adea Pirdeni bëhet ministre me portofol e Administratës Publike, Begaj firmos dekretin
  • Tensione pranë Xhamisë së Namazgjasë, protestuesja godet me shuplakë policin
  • Kancelari gjerman mesazh Shqipërisë: Ndryshimi duhet të vijë nga ju brenda, vetëm reformat ju sjellin në BE

Komentet e Fundit

  1. Skypion on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  2. K R on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. TIRONA on INTERVISTË / 31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, rrëfimi shokues: Çfarë ndodhi me mua dhe me Remziun në Vain të Lezhës
  4. demo on Këngëtarja e njohur, mesazh Ramës: Më mirë largohu vetë tani, më pas do duhet të ikësh si diktator
  5. capi on VIDEO: Sherr në Kuvend, deputetët e PD përplasen fizikisht me Ballën, Peleshi ndërpret seancën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?