Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Edhe Velipoja e mbushur me hashash. Asgjesohen parcelat me 2150 fidanë, në pranga 55-vjeçari dhe në kërkim i vëllai
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Edhe Velipoja e mbushur me hashash. Asgjesohen parcelat me 2150 fidanë, në pranga 55-vjeçari dhe në kërkim i vëllai
AktualitetKronike

Edhe Velipoja e mbushur me hashash. Asgjesohen parcelat me 2150 fidanë, në pranga 55-vjeçari dhe në kërkim i vëllai

Published: March 30, 2023
Shpërndaje

Një tjetër plantacion me kanabis sativa u zbulua gjatë operacioneve që po zhvillohen në zonën e thellë të vendit, Malësi të Madhe, Shkodër dhe Velipojë. Pas aksionit të koduar “Krateri”, sot u finalizua edhe një tjetër goditje e quajtur “Njësia”. Të paktën 2150 fidanë kanabis në kubikë, gati për kultivim në tokë, janë asgjesuar nga policia e Shkodrës. Në pranga ka rënë Fatmir Bajrami, 55 vjeç dhe u shpall ne kërkim vëllai i tij, Xhevahir Bajrami, 37 vjeç. Të dy familjarët akuzohen si autorë të dyshuar të kultivimit të fidanëve narkotikë.

Gjatë kontrollit në territorin e fshatit Luarzë, shërbimet e Policisë gjetën 1900 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa, në kubikë, pjesa më e madhe e tyre e mbuluar me plastmas. Gjatë kontrollit në anë të lumit Buna, në territorin e fshatit Reç i Vjetër, Policia gjeti edhe 250 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në kubikë. Një pjesë e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies. Operacioni antikanabis u zhvillua nga Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Velipojë dhe falë përdorimit të dronëve, u evidentuan dhe u goditën rastet e tentativës për të kultivuar bimë narkotike.

Operacioni vijon për kapjen e Xhevahir Bajramit, identifikimin dhe kapjen e të tjerëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

- Publicitet -

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tërmet politik në SHBA: Demokratët rimarrin kontrollin e Kongresit
  • 04 nëntor 2026
  • Kriza e mbeturinave rëndon Prishtinën dhe ambiciet politike të kryetarit të saj
  • Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë
  • KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë, po ku do t’i gjejë ata?

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj: Nga beteja me kancerin, te drama personale e divorcit dhe aksidenti i fundit fatal
  2. Zaza on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Kokpalari 21 janarit on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  5. Zdromsi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?