Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Edicioni i dytë i Balfin Retail Forum paraqet të ardhmen e industrisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Edicioni i dytë i Balfin Retail Forum paraqet të ardhmen e industrisë
Ekonomi

Edicioni i dytë i Balfin Retail Forum paraqet të ardhmen e industrisë

Published: September 21, 2022
Shpërndaje

Grupi BALFIN organizoi edicionin e dytë të Forumit Balfin Retail ditën e djeshme në Tiranë. Forumi mblodhi së bashku drejtues dhe menaxherë nga SPAR Albania, FGA, OnSolutions, Elektro-servis, ACREM, Tirana Bank, Skopje East Gate, KidZone, operatori zyrtar i Jumbo, dhe Neptun, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe anëtarë të bordit dhe folës të shquar të ftuar për të diskutuar tendencat e konsumatorëve dhe të ardhmen e shitjes me pakicë.

Forumi u përshëndet nga Zv. Presidenti i Retail në BALFIN Group, Julian Mane. “Ne jemi sot këtu për të gjetur përgjigjen e disa pyetjeve shumë të rëndësishme, të tilla si, si do të duken kompanitë tona të shitjes dhe qendrat tregtare pas 10 vitesh; çfarë risish dhe përvojash do t’i prezantojnë tregut dhe klientëve në të ardhmen,” tha ai në fjalën e tij lidhur me strategjinë dhe arritjet e Grupit në sektorin e shitjes.

Seksionet e forumit trajtuan sfidat dhe tendencat aktuale dhe të parashikuara të retail-it, me pjesëmarrjen e folësve si të ftuar specialë dhe agjencive të njohura të konsulencës. Martin Newman, folës, kolumnist, autor, ekspert dhe këshilltar i njohur ndërkombëtarisht për transformimin e orientuar drejt klientit nga Mbretëria e Bashkuar, i prezantoi audiencës strategjinë e fitimit të konsumatorëve të fuqizuar. Dimitris Lolis ishte një tjetër folës i ftuar, me 35 vjet përvojë në menaxhim dhe konsulencë, marketing dhe shitje në disa kompani greke dhe shumëkombëshe, prezantimi i së cilit u fokusua në përmirësimin e operacioneve të retail-it në kohë të vështira, duke iu referuar zhvillimeve të fundit globale.

- Publicitet -

Eventi përfshinte gjithashtu prezantime nga Deloitte Albania dhe IDRA Research & Consulting, mbi treguesit dhe tendencat globale të shitjes me pakicë, si dhe blerjet sociale.

Forumi u konceptua si një event interaktiv me diskutime, pyetje dhe përgjigje pas çdo prezantimi, duke përfshirë aktorë dhe perspektiva të ndryshme të shitjes me pakicë.

Balfin Retail Forum, një nismë e Grupit BALFIN, zhvillohet për të dytin vit radhazi, në kuadër të forcimit të pozicionit të grupit si pionier në industri. Qëllimi kryesor i forumit është të eksplorojë tendencat e shitjes me pakicë, të përmirësojë operacionet dhe të përdorë sinergjitë dhe inovacionet. Një organizim i ngjashëm janë zbatuar së fundmi edhe me kompanitë e pasurive të paluajtshme të Grupit, duke demonstruar qasjen e BALFIN për zhvillimin e mëtejshëm dhe aplikimin e praktikave më të mira ndërkombëtare.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Tregtia me pakicë says:
    September 22, 2022 at 7:48 pm

    Thuhet “të ardhmen e industrisë”, kur në fakt është “e ardhmja e shitjeve me pakicë”. Nuk ka lidhje me prodhimin, por me tregtinë, që ndahet në me pakicë dhe shumicë. Lind pyetja, çfarë industrie ka Shqiperia?! Pas shkatërimeve që u bënë pas vitit 1990, industria shqiptare arriti nivelin zero, por lindi tregtia me shumicë dhe pakicë, e cila ka 32 vjet që lulëzon me modernizimet që po bën Balfin. Importi gjatë kësaj kohe ka qenë shumfish i eksporteve, që tregon që valuta që futet në Shqipëri në forma të tjera, del jashtë për importet dhe këto importe tregtohen edhe nga Balfin. Do të ishte me vlerë që Balfin të futej në investime industriale dhe kjo shprehje të merte kuptimin e vet, në vënd që të përdoret sot në vënd të emrit tregti me pakicë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Është ndaluar disa herë por është liruar për një rastësi, çfarë e tradhtoi këtë herë vrasësin e trefishtë
  • Djali u përfshi në sherr, babai 69-vjeçar humb jetën nga një ndalim zemre
  • Ish-krahu i djathtë i Ilir Prodës shpallet në kërkim pas një incidenti në Dhërmi
  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?