Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Edukimi ligjor për luftën kundër korrupsionit bëhet pjesë e kurrikulave shkollore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Edukimi ligjor për luftën kundër korrupsionit bëhet pjesë e kurrikulave shkollore
AktualitetShoqëri

Edukimi ligjor për luftën kundër korrupsionit bëhet pjesë e kurrikulave shkollore

Published: December 4, 2023
Shpërndaje

Gjatë tre viteve të ardhshme, edukimi ligjor me fokus  luftën kundër korrupsionit do të jetë pjesë e kurrikulës mësimore në arsimin parauniversitar.

Marrëveshja e firmosur mes Ministrisë së Drejtësisë, asaj të Arsimit dhe Ambasadës Italiane parashikon që mësuesit të trajnohen nga ekspertë të dy ministrive dhe partnerët italianë.

“Në vitin 2021 ne e kemi pilotuar me sukses projektin e edukimit antikorrupsion në katër shkolla të Tiranës në sajë të këtij bashkëpunimi. Prandaj sot ne vendosëm ta ngremë këtë bashkëpunim në një tjetër nivel, me një angazhim më të madh, për ta shtrirë edukimin në dymbëdhjetë shkolla në gjashtë qytete të vendit”, tha ministri Manja. 

- Publicitet -

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu nuk përjashtoi mundësinë që edukimi ligjor të integrohet edhe në arsimin e lartë.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm, një projekt i cili vërtet do të shtrihet në 12 shkolla në këto tre vite ku mësuesit do të trajnohen, shumë evente dhe ngjarje do të realizohen në shkollë sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe ndërgjegjësimit të nxënësve dhe komunitetit, por nga ana tjetër ne do të vlerësojmë mundësitë për ta shtrirë edhe në arsimin e lartë”, tha Manastirliu. 

Ambasadori Italian në Shqipëri, Fabricio Buci nënvizoi se puna me të rinjtë është vendimtare për të rritur ndërgjegjësimin për  rendësinë e luftës kundër korrupsionit.

“Korrupsioni nuk ka vetëm karakter penal, por edhe një dimension shumë të rëndësishëm kulturor. Prandaj duhet t’ia nisim nga shkollat, nga të rinjtë që duhet të kuptojnë se ligji nuk na kufizon lirinë, por respektimi i tij e bën jetën më të mirë për të gjithë ne”, tha Buci.

Referuar raporteve ndërkombëtare, korrupsioni në Shqipëri vijon të mbetet ne nivele shqetesuse.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?