Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ekspertët paralajmërojnë përdoruesit për platformën kineze të AI: Mos ngarkoni të dhëna personale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ekspertët paralajmërojnë përdoruesit për platformën kineze të AI: Mos ngarkoni të dhëna personale
BoteLajmi i fundit

Ekspertët paralajmërojnë përdoruesit për platformën kineze të AI: Mos ngarkoni të dhëna personale

Published: January 28, 2025
Shpërndaje

Ekspertët kanë paralajmëruar përdoruesit në lidhje me platformën kineze të inteligjencës artificiale, DeepSeek, duke përmendur shqetësimet në lidhje me përhapjen e dezinformatave dhe sesi shteti kinez mund t’i shfrytëzojë ato.

Platforma e re e inteligjencës artificiale i shkaktoi humbje prej 1 trilion dollarësh bursave amerikane të teknologjisë këtë javë dhe u bë aplikacioni falas më i shkarkuar në Britani dhe SHBA. Donald Trump e quajti këtë një “thirrje zgjimi” për gjigantët amerikanë të teknologjisë.

Shfaqja e kësaj platforme në treg ka tronditur botën e teknologjisë duke treguar se mund të arrihet një performancë e ngjashme me platformat si ChatGPT po më një buxhet shumë më të vogël.

- Publicitet -

Michael Wooldridge, një ndër profesorët themelues të AI në Universitetin e Oksfordit, tha se të dhënat personale në këtë platformë mund të përhapen.

“Mendoj se është mirë ta shkarkosh dhe ta pyesësh për performancën e Liverpoolit ose të bisedosh për historinë e perandorisë romake, por a do të rekomandoja të fusni të dhëna sensitive, personale apo private në aplikacion?

Absolutisht jo… Sepse ju nuk e dini se ku shkojnë ato të dhëna. Ne duhet të jemi të alarmuar. Kemi parë herë pas here se si Pekini e përdor dominimin teknologjik për mbikëqyrje, kontroll dhe detyrim, si brenda dhe jashtë vendit”, tha Ross Burley, një bashkëthemelues i Qendrës për Rezistencën e Informacionit, e cila është pjesërisht e financuar nga qeveritë e SHBA dhe Britanisë.

Ai tha se, nëse nuk kontrollohet, mund të ushqejë fushata dezinformuese, të gërryejë besimin e publikut dhe të rrënjos narrativat autoritare brenda demokracive tona.

DeepSeek është një platformë “open source”, që do të thotë se zhvilluesit e saj mund ta përshtatin sipas qëllimeve të tyre. Ajo ka ndezur shpresat për një valë të re inovacioni në AI, e cila ishte dukur se dominohej nga kompanitë e teknologjisë amerikane të mbështetura në investime të mëdha në mikroçipe, qendra të dhënash dhe burime të reja energjie.

“Ajo sinjalizon me forcë, në rast se dikush nuk e kishte marrë mesazhin, se Kina nuk është prapa në këtë hapësirë”, tha Wooldridge.

Disa njerëz që testojnë DeepSeek kanë zbuluar se ai nuk do t’u përgjigjet pyetjeve mbi tema të ndjeshme si masakra e Sheshit Tiananmen. Kur pyetet për statusin e Tajvanit, ai përsërit linjën e partisë komuniste kineze se ishulli është pjesë e Kinës.

“Problemi më i madh me AI është keqinformimi. Kjo varet nga të dhënat në një model, anshmëria në ato të dhëna dhe mënyra se si përdoret. Ju mund ta shihni atë problem me platformën e DeepSeek”, tha Hall.

Njerëzit përdorin modele të AI si DeepSeek dhe ChatGPT për t’i ndihmuar ata të përpunojnë letrat ose dokumentet personale për punë, por çdo gjë e ngarkuar mund të merret nga pronari i kompanisë dhe të përdoret për të trajnuar AI ose për qëllime të tjera.

DeepSeek ndodhet në Hangzhou dhe e bën të qartë në politikën e tij të privatësisë se informacioni që mbledh nga përdoruesit mbahet në serverë të sigurt që ndodhen në Republikën Popullore të Kinës”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim në një fabrikë çeliku, 17 punëtorë humbin jetën në Turqi
  • Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës në Tiranë: Lekët i lashë në kazino
  • E pazakontë në QSUT: Hiqet tumor 3.1 kilogramësh nga hunda e një 71-vjeçari
  • Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari
  • Parisi pret Forumin e Paqes, i pranishëm edhe Rama, u prit një ditë më parë nga Macron

Komentet e Fundit

  1. ali baba me 40 hajdutet on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  2. I juaji Edi Rama on Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  3. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  5. MeteH on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?