Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hantavirusi është futur në Shqipëri?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Hantavirusi është futur në Shqipëri?
Analiza

Hantavirusi është futur në Shqipëri?

Published: May 10, 2026
Shpërndaje
Infermier me veshje mbrojtese duke transportuar nje bombul oksigjeni prane Sherbimit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine, dhe ka marre emrin Spitali COVID 1.Shifrat e koronavirusit jane ulur ndjeshem edhe pse pesojne luhatje nga dita ne dite. /r/n/r/nNurses at the entrance of Infectious Diseases ward, near Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which is turned into quarantine and received the name COVID 1. Coronavirus figures have dropped significantly although they fluctuate from day to day.

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, ka ngritur shqetësimin se hantavirusi është i pranishëm në Shqipëri.

Sipas Dashos, hantaviruset përbëjnë një familje të madhe virusesh me pasoja të ndryshme klinike te njeriu.

Ai shpjegon se lloji i njohur si “hantavirusi i Andeve” ka qarkulluar kryesisht në Amerikën e Jugut dhe karakterizohet nga transmetimi fillestar nga brejtësit te njeriu, por në raste të caktuara mund të kalojë edhe nga njeriu te njeriu.

- Publicitet -

“Kjo nuk është diçka e re, është konstatuar prej më shumë se 10 vitesh në Kili dhe Argjentinë, ku pacientët kanë infektuar edhe mjekët që nuk kanë respektuar masat mbrojtëse”, tha ai.

Dasho thekson se rastet në Shqipëri janë sporadike dhe shumë të rralla.

Sipas tij, në vend ka pasur një shpërthim në vitet ’80, ndërsa aktualisht shumica e rasteve kalojnë si viroza të zakonshme.

Megjithatë, ai paralajmëron se në rastet me komplikacione, hantavirusi mund të jeyë agresiv dhe të kenë vdekshmëri më të lartë krahasuar me vende të tjera europiane.

Sipas ekspertit, një nga burimet kryesore të infektimit është kontakti me brejtësit, veçanërisht minjtë e arave, si dhe me jashtëqitjet dhe urinën e tyre.

Kur këto thahen dhe kthehen në pluhur, grimcat mund të thithen përmes rrugëve të frymëmarrjes.

Ai shton se mënyra të tjera infektimi përfshijnë edhe kafshimin e brejtësve ose konsumimin e ushqimit të kontaminuar prej tyre.

“Hantaviruset janë një familje e madhe virusesh me pasoja të ndryshme klinike te njeriu. Hantvirusi në fjalë njihet si i Andeve sepse ka qarkulluar lirisht në Amerikën Jugore. Karakteristika e hantaviruseve janë kalimi nga brejtësit te njeriu. Hantavirusi i Andeve ka edhe mundësinë e kalimit nga njeriu te njeriu. Kjo nuk është diçka e re, ka më shumë se 10 vite që është konstatuar në Kili dhe Argjentinë, zona ku ai qarkullon. Pacientët kanë infektuar mjekët që janë kujdesur pa respektuar masat.

Rastet në Shqipëri janë sporadike, numërohen me gishtat e dorës. Ka pasur një shpërthim në vitet ’80, por momentalisht janë shumë të rralla. Shumica e rasteve kalojnë si një virozë e zakonshme. Por në rastet me komplikacione, variantet që transmetohen në Shqipëri janë agresive dhe kanë një vdekshmëri më të lartë në krahasim me hantaviruset që janë në Gjermani apo vende të tjera. Fati i keq i Ballkanit është që hantavirusi që prek minjtë e vegjël të arave, që ka një shenjë të verdhë në qafë dhe njihet edhe si miu i verdhë i arave, bëhet bartës i hantavirusit të Beogradit dhe ka një shkallë vdekshmërie të lartë kur komplikohet me komplikacione pulmonare. Ky virus e ka prekur Shqipërinë, është aktiv prej disa dekadash. Varet vetëm nëse qytetarët kanë kontakt me jashtëqitjen dhe urinën e minjve. Kur ato nuk pastrohen dhe thahen, më pas kthehen në pluhur dhe grimcat mund të merren nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes. Variantet e tjera janë nga kafshimi i brejtësve ose kur jashtëqitjet e tyre kontaminojnë ushqimin”, tha ai.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Rroc Noku says:
    May 10, 2026 at 1:45 pm

    Qijinni motren, mbylleni prap!

    Reply
  • Claus says:
    May 10, 2026 at 4:31 pm

    Natyrisht qe eshte futur!!!!!

    Eshte futur per te mashtruar perseri shqiptaret si turma amorfe, por jo vetem ata, per te filluar te harxhojne miliona nga xhepat e tyre per te ushqyer mjeket, farmacite, industrine farmaceutike me miliona si nje kopesht eksperimental qe eshte bere.

    Me Coronen dhe vaksinen demprurese paten perfitime maksimale dhe per ta bere kete mesele me te besueshme do te nxjerrin ate Bratajn e urgjencen, ndonje Tritan Kalo qe i hidheshin pacientet e infektivit nga penxheret per shkak te hiperdozave me kortizonike, po pastaj ca arkivole si nga Bergamo, pastaj na duhen ca masa me tanke dhe autoblinda rrugeve te Tiranes, maska po ashtu qe do te kushtojne sa frengu pulen dhe njerezit si turma amorfe do te kerkojne ilace, antibiotike, kortizonike, ivermectina ca te gjendet nje vaksine e tipt mRNA ndoshta me e demshme se ajo “kunder” Corones. Dhe ne fund si qershia mbi torte, do te dale “zemermadhi” Edi Rama per te lypur vaksina ne dyert e firmave si Biontech a ku ta di une, qe keto dite shpalli pothuaj falimentim.

    Show ka filluar me ate infermier te veshur sikur ka zbritur ne Hene. Por besoj se do ta shtyjne karantinen se kemi perpara muajt e Veres dhe na duhet ca turizem, por Tetori parashikoj une do te hyje me karantine, vaksina, pastaj ne TV Tritan Kalo, Pellumb Piperaj, Skender Brataj dhe ajo goca e Agron Ficos qe eshte me sa di ne Institutin e Higjenes popullore per te ngjallur frike dhe panik. ne popull.

    Soros, Gates, mbeturinat e Epstinit kane filluar te levizin.
    Epidemia e Corones “mbaroi” direkt me fillimin e luftes ne Ukraine. Mbarimi i luftes ne Irak dhe Ukraine do te mbaroje me nje “pandemi te re”!!!!

    Cdo gje eshte llogaritur me se miri. Po a do ja dalin perseri thuaj?
    Kjo eshte ceshtja!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?