Orjon Islamaj, nga Agjencia e Eficencës së Energjisë dha disa këshilla se si të menaxhojmë pajisjet elektroshtëpiake në mënyrë që fatura e energjisë të mos na vrasë xhepin.
Në emisionin ‘Sot’, në Euronews Albania, eksperti tha se kondicioneri është pajisja që harxhon më shumë energji, ndaj duhet graduar me kujdes.
Ai këshilloi që kondicioneri nuk duhet të gradohet më shumë se 22 gradë. Kjo sipas tij është temperatura ideale që e ndryshon ndjeshëm për mirë konsumin.
“Ambienti duhet të jetë i izoluar mirë, të mos hyjë ajri, temp 29-30 gradë është e gabuar. 22 gradë është temperatura ideale, ndryshon shumë konsumi me një diferencë të ndjeshme”, tha Islamaj.
Ai sugjeroi që dushi të mos hiqet nga priza nëse përdoret shumë gjatë ditës, teksa theksoi se kjo elektro-shtëpiake ka një pjesë të konsiderueshme të faturës së energjisë, nga 15-20 mijë lekë.
Një nga elektroshtëpiaket që harxhon edhe më shumë energji pas kondicionerit dhe dushit është furra e pjekjes.
Furra harxhon deri në 200 kwh në muaj në varësi të përdorimit, shpjegoi eksperti, ndërsa shtoi se këshillohet që furra të përdoret rreth 70 herë në vit.
a.m/dita

Pallosh!
Mire qe nuk e perdorim furren- sipas rekomandimit tend.
Po nje familje me 4-5 vete cfare te beje, fasule perdite??
Burokrat gjakpires i qytetareve.
Tregoje publikisht faturen tende te energjise, e ke detyrim tja tregosh popullit, atyre qe te paguajne rrogen.
Dhe atyre qe ti i meson si te kursejne!
Burokrat qeveritar, i kesaj qeverie – tufe gjakpiresish qe jeton me te mirat e popullit!
Ptuuuu – turp tju vije!
Orjon me sa duket i ke bere llogarite tek shtepia jote.Jo keq sepse diku behet eksperimenti.Sa per dijeni air condition kane familje qe ju mban xhepi.Di gje ti c’fare perdorin shqiptaret per ngrohje?Mos haro qe Tirana eshte ndryshe dhe Korca eshte ndryshe.Sa koston kjo ngrohje ne keto dy qytete?Apo asnje nga qeveria nuk e ka vene ujin ne zjarr .Te pakten Peleshi qe eshte korcar te kujtohet se ka me shume pleq ne korce se te rinj qe iu zjen gjaku.Shikoni qeverite europiane c’po bejne per lende djegese per perdorim industrial dhe perdorim te popullit.Orjon ne fillim thuhet keto jane lendet djegese qe do te perdoren nga populli dhe busnessi ne shqiperi dhe pastaj kalohet te keshillat per kursime.
Epo edhe kete nuk ma kishte marre mendja …! Si more ne kapitalizem dhe ekonomi tregu prpagandohet kursimi ne vend te konsumit…?! Ore po ku kemi arritur keshtu ….. tek parrullat e dikurshme qe shkruheshin neper muret e ndermarmarjeve me shkronja kapitale “Kursim ne ç’do gje vazhdimisht dhe kudo” ?!
kapitalizmi ësht në një fazë që krizat janë shumë të shpeshta, ndaj kjo tregon rënien e kalbëzimit të imperializmit dhe çeljen e revolucionit kulturor. këtë duhet të shfrytëzojmë. shfryrjen e masave miliardashe ndaj imperializmit për të ripushtuar diktaturën e proletariatit
obo.bo moj “dita” ! U beme te gjithe filllozofe dhe i nxorrem jashte loje akademiket tane,profesoret dhe te gjithe titullaret.Kot e marrin parane ata.Na jepni ne gjysmat e tyre .Dergoini ndonje cek me para xy-it per shkrimin dhe ke per te pare qe do t’a lavderoje kapitalizmin. XY-shtrengo bythen tende dhe mos shiko duart e te tjereve.Kapitalizmi vetem nje parte ka :PARTINE E PUNES.Ato parate qe pret nga europa jane djersa e popullit europian .Amerika te ka mik por para nuk te jep.Fitoi vete me pune .Puno dhe kurse per dite te veshtira.Prandaj amerika eshte e forte .