Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Eksportuesit deklarojnë rënie të ndjeshme të kontratave porositëse, pesimistë dhe për punësimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Eksportuesit deklarojnë rënie të ndjeshme të kontratave porositëse, pesimistë dhe për punësimin
Ekonomi

Eksportuesit deklarojnë rënie të ndjeshme të kontratave porositëse, pesimistë dhe për punësimin

Published: December 5, 2023
Shpërndaje

Në raportin e fundit të vrojtimit të bizneseve dhe konsumatorëve të Bankës së Shqipërisë, të anketuarit kanë deklaruar një përkeqësim të ndjeshëm të kontratave porositëse nga eksportet.

Balanca e këtij treguesi për nëntorin zbriti në -20 pikë përqindje, që do të thotë që shumë më tepër eksportues kanë pasur rënie të kontratave eksportuese sesa kanë deklaruar rritje. Ky është dhe niveli më i ulët i këtij viti dhe më negativi, që nga nëntori 2022.

Në përgjithësi, sektori i industrisë nuk po shfaq ecuri dhe pritshmëri pozitive, duke u shfaqur pesimiste dhe për punësimin, ndonëse balanca vijon të mbetet pozitive.

- Publicitet -

Treguesi i besimit të industrisë (TBI) ra me 0.6 pikë përqindje në muajin nëntor, duke shënuar rënie më të ngadaltë se në muajin e mëparshëm. Megjithatë, TBI- ja vijon të qëndrojë mbi mesataren historike. Bizneset e industrisë u shprehën më pesimiste lidhur me kontratat porositëse, kryesisht ato të lidhura me eksportin. Nga ana tjetër, ato raportuan të përmirësuar prodhimin aktual industrial.

Pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin në të ardhmen kanë mbetur të pandryshuara nga niveli i një muaji më parë, ndërsa pritjet për punësimin në të ardhmen janë në rënie. Pritjet për çmimet e produkteve që do të prodhojnë në të ardhmen janë vlerësuar me rritje këtë muaj.

Të dhëna të tjera të INSTAT bëjnë të ditur se eksportet po shfaqin një tendencë të vazhdueshme rënieje. Që nga marsi, eksportet nuk po arrijnë ta marrin veten, duke shënuar ecurinë më të keqe që nga periudha e pandemisë. Në janar, shitjet jashtë vendit u zgjeruan me 20.2% me bazë vjetore, ndërsa në shkurt u zgjeruan me vetëm 2.8%.

Rënia nisi në mars, me 11.7%, u thellua në prill me 19.3% dhe vijoi tendencën negative në maj me -11.7%. Në qershor tkurrja u thellua sërish në 17.3%, për tu ngadalësuar në korrik në -4%, duke kërcyer në gusht me -21.9% për të vijuar në shtator me -12.8%. Në tetor, tkurrja u ngadalësua në 4.3%.

Eksportet e tekstileve e këpucëve shënojnë rënien më të madhe që nga pandemia në tetor, 75 mijë vende pune në rrezik.

Për 10 mujorin, eksportet janë ulur me -8,6%, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,4 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,2 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,2 pikë përqindje, etj.

Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +1,3 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,3 pikë përqindje, sipas INSTAT.

Industria e tekstileve e këpucëve, që punon me material porositësi (fason) dhe është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend (kryesisht shtresave me të ardhura të ulëta), është në një situatë të vështirë. Për të pestin muaj radhazi eksportet e tekstileve e këpucëve kanë vijuar tendencën tkurrëse.

Në tetor ky grup u tkurr me 11.4%, që është rënia më e lartë që nga periudha e pandemisë, kur fabrikat mbyllën punën për shkak të problemeve të krijuara në ekonominë globale nga kufizimet e pandemisë.

Edvin Prençe kryetar i ProEksportAlbania tha për “Monitor” se sektori ka humbur konkurrueshmërinë, si rrjedhojë e rritjes së kostove dhe rënies së euros. Shtrenjtimi i kostove ka detyruar bizneset e sektorit të kërkojnë rritje të çmimeve, të cilat në shumicën e rasteve nuk janë pranuar nga klientët europianë, që u janë drejtuar vendeve te tjera Ballkanike (Maqedoni e Veriut, Serbi e Bosnjë) ose vendeve të Afrikës (Tunizi, Marok e Egjipt).

Negativisht ka ndikuar dhe mungesa e politikave nxitëse dhe amortizuese nga ana e Qeverisë.

Prençe thotë se as në kohën e Covid situata nuk ka qenë kaq keq. “Kemi muaj që flasim, rënkojmë, por presin mbylljen e fabrikave të cilat ju siguroj që po u fikën nuk mund të ndizen më e të rimarrin ritmin e mëparshëm”, pohon ai.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Drejtoria e Burgjeve refuzon në heshtje, i dënuari Ardian Çapja nuk merr pjesë në varrimin e nënës së tij
  • Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë
  • Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  2. marrem chaka on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  3. nastradini on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  4. SHBA, NA DI GJË BUDALLENJ?! on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  5. Dajti on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?