Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ekstradimi i Behar Bajrit, Balla: Në Paris e morën…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ekstradimi i Behar Bajrit, Balla: Në Paris e morën…
AktualitetKronike

Ekstradimi i Behar Bajrit, Balla: Në Paris e morën…

Published: November 23, 2023
Shpërndaje

Më 16 nëntor, një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në vend, Behar Bajri u ekstradua në Shqipëri dy muaj pas arrestimit në Francë.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Ministri i Brendshëm Taulant Balla shpjegon se si është ekstraduar Bajri drejt Shqipërisë. 43-vjeçari është shoqëruar në aeroportin e Parisit nga oficerët francezë.  Nga aty është marrë nga oficerët  e RENEA-s dhe një përfaqësues i Interpolit.

Itinerari ka vijuar me një linjë ajrore drejt Stambollit e më pas drejt Tiranës. Ekstradimi ishte planifikuar në datën 15 nëntor, por u shty një ditë më vonë. Balla shpjegon se nuk ka patur një arsye të veçantë, thjesht çështje fluturimi.

- Publicitet -

Blendi Fevziu: Çfarë procedure u ndoq me Bajrin? E deporton dot policia një person që kërkon strehim në një vend?

Taulant Balla: Mjafton që Interpol i një vendi të caktuar, Interpol Dubai të ndalojë njërin nga këta persona dhe këtë person ta çojë drejt aeroportit të Dubait, ta deportojë përtej kufirit, pra kontrollit të pasaportave, nga ai moment pastaj ai person mund të merret nga ne dhe të sillet në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Mjafton të dalë nga kontrolli i pasaportave të Dubait, Francës, nuk ka rëndësi dhe aty mund ta marrë Interpol ose autoritetet shqiptare për ta sjellë direkt.

Taulant Balla: Sikurse rasti në fjalë që shikoni aty mbrapa.

Blendi Fevziu: Pse, si ndodhi rasti i Bajrit?

Taulant Balla: Personi është marrë nga ana jonë në aeroportin e Parisit dhe nga ai moment është transferuar.

Blendi Fevziu: Policia franceze jua ka nxjerrë jashtë kontrollit të pasaportave dhe pastaj ju e prisnit aty dhe e morët?

Taulant Balla: Po, kemi pasur oficerët tanë aty.

Blendi Fevziu: Oficerët e Policisë Shqiptare? Nuk është shoqëruar nga oficerët francezë?

Taulant Balla: Patjetër, shoqëruar deri në momentin…

Blendi Fevziu: Jo, jo nga Franca direkt në Shqipëri nuk kanë ardhur oficerët?

Taulant Balla: Jo.

Blendi Fevziu: Kanë qenë oficerët shqiptarë?

Taulant Balla: Oficerët e RENEA-s dhe një përfaqëues i Interpolit.

Blendi Fevziu: Një përfaqësues i Interpolit, oficerët e RENEA-s, ata e kanë marrë menjëherë pas kontrollit të pasaportave dhe e ekstraduat. Pse pati një ndryshim në ekstradimin e Bajrit, u tha që do të vinte…

Taulant Balla: Çështje fluturimi.

Blendi Fevziu: Po kalimi i tij, nuk është i rrezikshëm kalimi i një personi të kërkuar me pranga nëpër aeroportet e Europës?

Andi Tela: E kanë marrë me çarter, nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Blendi Fevziu: Jo, s’e kanë marrë me çarter, me linjë.

Andi Tela: Avioni është çarter, nuk është avion linje.

Blendi Fevziu: Ka ardhur nga Stambolli ai.

Taulant Balla: Udhëtimi ka qenë Paris-Stamboll, Stamboll-Tiranë.

Blendi Fevziu: Çështja është si ka mbërritur deri në Stamboll, në çfarë rrethanash?

Taulant Balla: Sepse udhëtimi i parashikuar ishte në një linjë tjetër ajrore nga e cila ne e kishim marrë lejen edhe nga linja tjetër ajrore që kalonte përmes aeroportit të Frankfurtit, ka pasur një problematikë me atë linjë ajrore dhe pastaj kemi gjetur një mundësi tjetër brenda pak orësh.

Blendi Fevziu: Pra ky është thjesht deportim, autoritetet franceze thonë dil nga territori ynë dhe pastaj e merr në dorë policia.

Taulant Balla: Kjo është një mënyrë e mirë mendoj unë, e sugjeruar edhe nga partnerët tanë.

Blendi Fevziu: Unë kam pasur një mesazh sipas të cilit Bajri vetë ka qenë i interesuar që të vijë në Shqipëri.

Taulant Balla: Këtë s’e di.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. ¿? on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. nastradini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Emigrant 97 on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?