Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Elbasani feston 78-vjetorin e Çlirimit, Gjiknuri: Shqipëria ka zgjedhur gjithmonë të jetë në kahun e duhur të historisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Elbasani feston 78-vjetorin e Çlirimit, Gjiknuri: Shqipëria ka zgjedhur gjithmonë të jetë në kahun e duhur të historisë
PolitikeUncategorized

Elbasani feston 78-vjetorin e Çlirimit, Gjiknuri: Shqipëria ka zgjedhur gjithmonë të jetë në kahun e duhur të historisë

Published: November 11, 2022
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, përfaqësues të pushtetit lokal, deputetë të Elbasanit, familje të dëshmorëve të rënë në luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, përkujtuan sot 78-Vjetorin e Çlirimit të Elbasanit.

Në një prononcim për mediat, numri dy i socialistëve theksoi se Shqipëria ka ditur gjithmonë të jetë në kahun e duhur të historisë. Gjiknuri u shpreh se bashkë me aleatët e saj, Shqipëria ka një të ardhme të sigurt. “Është një ditë e rëndësishme për qytetin e Elbasanit, por edhe për të gjithë krahinën tonë. Është një moment reflektimi se çfarë qëndrimesh ka mbajtur populli shqiptar dhe populli i Elbasanit karshi ngjarjeve të caktuara të historisë. Siç e karakterizon njeriun në ngjarje të caktuara, ashtu dhe një komb e karakterizon veten e tij se si sillet në momente të caktuara të historisë botërore. Në fakt Shqipëria përgjithësisht ka zgjedhur kahun e duhur, është rreshtuar me aleatët e duhur dhe Shqipëria ka një të ardhme të sigurt”, tha ai.

Gjiknuri komentoi dhe protestën e nesërme të opozitës në Tiranë, teksa theksoi se Shqipëria ka tashmë jo vetëm lirinë e fjalës dhe të protestës, por dhe një qeverisje më të mirë.
“Këto janë mizaskena, miningjarje në rrugën e madhe të një kombi. Shyqyr që ia kemi ardhur kësaj dite që Shqipëria të mund dhe të protestojë, pra të ketë dhe protesta, por mbi të gjitha të ketë lirinë e fjalës dhe një qeverisje më të mirë, në funksion dhe në dobi të njerëzve. Në fund të fundit nuk është hera e parë që bëhen protesta dhe protesta është një e drejtë legjitime. Shpresoj që të mos rikthehen reminishencat e së kaluarës së personave që s’kanë marrë përsipër ta udhëheqin atë, sepse dihet tendenca e tyre ndaj respektimit të rendit dhe institucioneve në këtë vend. Megjithatë, Shqipëria ka parë dhe më keq. Është shumë më e përgatitur se sa ka qenë dhe nga ana tjetër, kombi ka sfida më të mëdha, të krijuara nga ngjarje globale që nuk varen nga ne. Kështu që nga kjo pikëpamje , prandaj e lidha edhe me këtë ngjarje të caktuar të Elbasanit, kemi luftuar për lirinë, për demokracinë, për stabilitetin e këtij vendi dhe kjo është një nga ato ngjarje që do të provojë se stabiliteti i këtij vendi është shumë më i madh se sa interesat e disa aktorëve, të cilët duan të na kthejnë pas”, nënvizoi drejtuesi politik i qarkut Elbasan.
Sekretari i Përgjithshëm i PS u shpreh se Shqipëria është në një qeverisje më të sigurt dhe ka një të ardhme më të sigurt, pavarësisht nga vështirësitë e krijuara si pasojë e agresionit rus në Ukrainë. “Nuk kam një mesazh për kryedemokratët, se aty ka shumë të tillë, por mesazhi im është që shqiptarët vërtet janë në një moment të vështirë sa i përket ngjarjeve që lidhen me luftën dhe me inflacionin, por ju them një gjë: -Shqipëria është në një dorë më të sigurt, është në një qeverisje më të sigurt dhe ka një të ardhme më të sigurt, pavarësisht nga vështirësitë që ne po kalojmë në momente të caktuara. E rëndësishme është të besojmë tek e ardhmja, të besojmë tek aleatët tanë perëndimorë, të besojmë tek kjo zgjedhje që kemi bërë dhe sot duke u rreshtuar në kahun e duhur të historisë. Çdo gjë tjetër do të jetë një ngjarje më shumë, që njeriu duket sikur i jep rëndësi gjatë ditës, por kur kthen kokën pas pak vitesh, kupton që ajo s’ka qenë ngjarje për t’u preokupuar. Kështu do të jetë edhe kjo protestë”, deklaroi Gjiknuri.

- Publicitet -

I pyetur nëse z. Llatja do të rikandidojë, numri dy i socialistëve theksoi se Elbasani ka një të ardhme shumë më të mirë përpara dhe se kryebashkiaku Llatja ka gjithë mbështetjen e qeverisë për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Z. Llatja ka siç edhe e keni parë dhe në aktivitetet tona publike, ka bërë punën e duhur. Është kryebashkiak që e ka treguar veten në lartësinë e duhur. Natyrisht dhe këtu mund të ketë nevojë për reflektime dhe mund të ketë kritika. Si çdo njeri që drejton dhe mund të gabojë, por pikërisht prandaj jemi këtu të gjithë bashkë me kolegë dhe me bashkëpunëtorë të PS, por dhe përtej PS, për të bërë më të mirën e mundshme për qytetin e Elbasanit. Do ta merrni vesh në kohën e duhur, por unë po e them opinionin tim për z. Llatja, dhe fakti është se me z. Llatja Elbasani ka një të ardhme shumë më të mirë dhe pse? Sepse ka mbështetjen e qeverisë shqiptare e cila për Elbasanin ka menduar dhe një sërë investimesh që do të ndikojnë direkt në jetën e qytetarëve të këtij qyteti duke e transformuar, duke ndihmuar në ekonomi. Gjithmonë vërini gjërat në krahasim, me qeverinë socialiste dhe me bashkinë me PS , gjërat janë në drejtim të sigurt. Dhe qeveria shqiptare dhe unë personalisht jam i angazhuar ta bëjmë këtë përditë”, deklaroi Gjiknuri.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 11, 2022 at 5:54 pm

    Edhe neser Shqiperia do vendoset ne anen e vet te historise.Ne ate ane qe Sali Berisha do e coje.Ne anen e dhues, djegies dhe plackitjes .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?