ILMI S. QAZIMI
E vërteta është e thjeshtë dhe shpesh e hidhur, por është themeli i ekzistencës njerëzore e natyrore. Ky shkrim, pa figura letrare e shumë larg pasthirrmave neveritëse politike përkujton rastin unikal të heroizmit të rrallë, prerjes me sharrë druri të krahut të një partizani të plagosur gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të popullit shqiptar. Është fjala për partizanin Elmaz Teme, Bilbili nga Dukaj i Tepelenës, të cilin e pata parë një herë në Çepan aty nga viti 1958, kur isha në klasën e gjashtë. Isha fëmijë dhe me dukej çudi se si mund të ishte sekretar i parë një burrë me mëngën e dorës së djathtë të futur në xhep të xhaketës…
Njeriu i mirë Iljaz Musabelliu rrëfente:
Sipas tregimit të drejtpërdrejtë të Iljaz Ujanikut, (Musabelliu), pas dy ditësh që ishin larguar gjermanët dhe partizanët, Iljazi mori kalin dhe shkoi në Qafën e Gjarpërit, ku u bë një nga luftimet më të përgjakshme, se mos gjente ndonjë plaçke lufte.Është veprim i njohur ky i çdo fshatari pas çdo lufte. Fshatari zemërmirë e shpirtbehar skraparli Iljaz Musabelliu duke kërkuar nëpër dushnjere dëgjoi rënkime. Iu afrua atyre. Ishte një trup njeriu krejt pa ndjenja, thuajse i vdekur. Nga uniforma dukej që ishte partizan. Siç shkruan Sevo Tarifa, “E mori skraparlliu patriot dhe e hipi mbi kalë. E çoi në shtëpinë e vet. Fatimeja, e ëma e Iljazit, që u bë edhe nënë e dytë e Elmazit,i bëri partizanit tërë shërbimet e mundshme dhe e mbajti si djalin e saj, me ndërresa e mbulesa, me ushqim e kujdes prindëror. E shikonin me sy dhe u pikonte në zemër. Dhe ja, Elmazi dha shenja jete. Gëzimi që i plagosuri pa ndjenja u ngjall, ishte i papërshkruar. Ishin njerëz të mrekullueshëm, ata në Ujanik. Po ashtu edhe ata në Çepan”. Ishte vetë Elmazi, që më pas,pas përmirësimit të plagës që nga Çepani njoftoi komandant Sheqfet Peçin se ishte gjallë. Gëzimi i Komandantit nuk kish të matur. Ai kishte qenë vetë dikur në Çepan dhe kish fjetur një natë tek Rustem Çepani. Më pas iu dërgua lajmi të ëmës që i biri ishte gjallë. Dhe Shefqeti e Elmazi tërë jetën bëheshin si vëllezër,miqësi që e vazhdojnë edhe nipërit…
Nga Ujaniku deri në Çepan që mbante më shumë se gjashtë orë në këmbë, e shoqëroi hipur në kafshë një pjestar i familjes Musabelliu. Aty,ai e dorëzoi të plagosurin te mjekët dhe u largua. Partizani i gjetur tashmë, por me krahun të gangrenizuar qëndron disa ditë nën kujdesin e personelit të atij spitali që drejtohej nga mjeku italian D’Alesio ish-partizan i batalionit “Antonio Gramshi”.
Pak fjalë për spitalin partizan të Çepanit
Termi “spitali partizan” i Çepanit duhet kuptuar qartë në kontekstin e kohës që ai u ngrit dhe funksionoi. Ishte verë e vitit 1944.Kudo luftë, bombardime, ushtri pushtuese gjermane e italiane që bashkëpunonin me ballistët dhe partizanë që luftonin kundër tyre. Urdhëri i dhënë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional Çlirimtare për të ngritur një spital të tillë u zbatua me një herë nga Këshilli Antifashist Nacional Çlirimtar Krahinor. Nuk kishte ndërtesë apostafat për këtë qëllim por ky këshill mori vendim që të merreshin masa të shumta që nga dhomat e mjekimit, shtrimit, gatimit, larjes deri te ruajtja dhe sigurimi i spitalit nga keqbërësit apo armiku. U caktuan disa shtëpi të cilat kishin më shumë se katër dhoma, disa edhe me dy kate,të liroheshin nga plaçkat e familjes dhe të bëheshin gati me jatakë, shtresa e mbulesa, si dhe orendi të tjera të thjeshta të asaj kohe në ndihmë të partizanëve të plagosur.
Sipas këtij vendimi u shfrytëzuan disa dhoma të tri banesave të fshatit, banorët e të cilit ishin të lidhur ngushtë me Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Një dhomë ishte në shtëpinë e Dervish Osmanit, xhaxhai i Njazi Çepanit, i cili dy muaj më pas do të ishte komandant i Brigadës së 10 sulmuese. Tri dhoma ishin në shtëpinë e Kapllan Begos fshatarit të kamur për kohën(vdekur natyralisht në 1939), njëherazi edhe xhaxhai i partizanit të gjallë të sotëm Qemal H.Bego. Një dhomë ishte në shtëpinë e Abdurrahman Metës, gjyshi i ish-Presidentit të Republikës. Të tri këto shtëpi ishin (janë edhe sot)në qendër të fshatit dhe jo më shumë se 200-300 metra larg njëra-tjetrës. Po aty në qendër është edhe Gurra e Madhe e fshatit ndërtuar në vitin 1934.
Në spitalin e Çepanit kanë shërbyer mjekët major D’Alesio, italian, i cili kishte si ndihmës Petro Canin, që më pas u bë mjek shumë i njohur i vendit.Ishin gjithashtu Çorusio Remo dhe Raiko Guizepe – italianë edhe këta, të cilët kishin kaluar me forcat partizane shqiptare.Ky i fundit, po atë vit,është vrarë me urdhër të Xhelal Staraveckës nga një skuadër ballistësh dhe është shpallur dëshmor i Shqipërisë. Kanë shërbyer pak kohë, në spitalin e Çepanit dr.Ibrahim Dervishi e dr.Sherif Klosi. Rolin e infermierit e kanë pasur Xhafer Buba nga Blezëncka dhe Sulo Kurti nga Zabërzani. Përgjegjës infermier ishte Jakup Bekteshi nga Prishta. Për ne që i lexojmë këto rreshta, përkushtimi i të gjithë këtij ‘personeli’ tërësisht vullnetar mbetet i paimagjinueshëm.Me detyra të ndryshme ndihmëse shëndetësore janë aktivizuar edhe vajza e gra të tjera të fshatit Çepan. Këtu përmendim Bukurije Tefik Çepanin(Rogu), e cila si nuse e re e këtij fshati, kish disa muaj që ishte martuar me Njazi M.Çepanin.Detyrën e sanitares, për të larë teshat e partizanëve dhe ato të jatakëve të të shtruarve për mjekim në spitalë e bënin çepanlleshat Selvie Basho, Merjemë Metaj,Bajame Musaj, Këze Basho,Peruze Basho,Vezire Basho,Deko Osmëni,Xhemile Abazi,Betullë Dume,Karafile Fodulli, Çarçiko Osmëni, Menduri Osmëni, Fatiko Gogo dhe aktiviste të tjera.Sanije Laço ka qënë kuzhiniere e spitalit dhe furrxhi ishte Hazis Bego nga Muzhaka.Ushqimet mblidheshin po nga fshati.Mielli për të pjekur bukë po ashtu.Madje kishte edhe raste që disa plaka të moshuara përgatisnin ilaçe popullore për të plagosurit siç qenë Naile Basho e Rrahime Zyka. Teshat e gjakosura apo të ndotura laheshin me finjë, në govatë, vetëm me duar nga këto 13 nëna heroike të fshatit Çepan.Ujin e merrnin me kusi rreth 200 metra larg si dhe me kova nga pusi, dhe e nxehnin në zjarr me dru. Teshat e lara për t’u tharë ndereshin në avlli dhe kur ishte kohë me shi, thaheshin pranë zjarrit…
Në spitalin partizan të Çepanit janë mjekuar partizanë, partizane dhe kuadro të ndryshëm të formacioneve luftarake të ushtrisë nacional çlirimtare. Kështu janë të evidentuar për shtrim dhe mjekim në këtë spital 33 partizanët: Abaz Rogu, Adil Prishta, Ali Bego, Bardhyl Frashëri, Besim Bego (nga Muzhaka), Dilaver Sulçe, Elmaz Teme, Halim Xhelo, Hysni Shehu, Ibrahim Hoxha, Iljaz Bejko, Llazi Bozo, Muharrem Haxhiu, Myrteza Çela, Neshat Gërmenji,Novruz Zoto,Orhan Frashëri,Qerim Lame, Riza Bego, Rushit Dervishi, Sabri Dingo, Sabri Sevrani, Sadik Koprencka, Sali Dapi, Sali Hasanaj, Tahir Murrizi, Xhelo Basho, Xhevahir Sula, Xhevit Sula, Yzedin Basho, Zenel Nurka,etj.Janë shtruar e kuruar edhe shoqet partizane Shpresa Fuga dhe Afërdita Selenica. Ka vdekur vetëm një partizan, gjendja e të cilit pas plagosjes e deri sa mbërriti në spital, ishte e pashërueshme.
Është e rëndësishme të theksohet së pari, se realisht për mbarëvajtjen e punës komplekse të atij spitali partizan u mobilizuan tërë banorët burra e sidomos gra të 5-6 fshatrave për të bërë të mundur shërimin e bijve partizanë të ardhur nga shumë anë të Shqipërisë.Së dyti,në kushtet kur Çepani nuk kish parë ndonjëherë spital me sy, mjekët partizanë kanë dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme duke vizituar, mjekuar e kuruar shumë fshatarë pleq e plaka , fëmijë dhe të tjerë të moshave të ndryshme të këtij fshati dhe nga fshatrat për rreth.
Banorët e Çepanit krenohen me Elmaz Temen
Ja çfarë ma ka treguar Bukurije Çepani në 16 dhjetor 2003, në shtëpinë e saj në rrugën “Siri Kodra”, Tiranë: “Ka qenë qershori i vitit 1944. Bënte shumë vapë. Isha martuar me Njaziun, por ai nuk më mori në batalion. Dhe jetova me krismat e luftës më pas. Më tha që të rrija ca kohë në fshat se edhe këtu i shërbeja luftës”. Ato muaj në Çepan u vendos spitali partizan. Unë isha në rolin e infermieres në spitalin e improvizuar në Çepan në shtëpitë e Dervish Osmanit, Abdurrahim Metajt dhe Besim Begos. Ishin shtruar disa të plagosur.Kujtoj Shpresa Fugën, Skënder Malindin e disa të tjerë.Meriemë Metaj bënte kuzhinën dhe hyzmetin.
Aty nga mezi i qershorit, na erdhi një i plagosur nga Ujaniku.Se mos i shënonim ne datat e ditët !? Ishte kohë lufte dhe kur shikoje të plagosurin s’të vinte mendja për kalem e për letër.
Pamë që krahu i tij i djathtë i varej sikur të ishte këputur. E quanin Elmaz Teme. Doktorët thanë që për t’i shpëtuar jetën,do t’ia prisnin krahun se i kishte zënë krimba.Për prerjen e krahut të thyer nga plumbat të partizanit,që mbahej nga cipa e lëkurës dhe që kishte zënë krimba, mjeku italian D’Alessio vendosi të përdorë sharrë druri. Xhaxhai i tim shoqi, xha Dervishi kishte plot vegla pune sepse ata të shtatë vëllezër ishin shumë punëtorë dhe i bënin vetë gjërat që u nevojiteshin. Siç më porosiste doktori, mora një sharrë dore druri, e pastrova me raki dhe e nxeha mirë në prush. Doktori kishte edhe ca ilaçe, takëme e barna të tjera por ilaçin kryesor ia kishte përgatitur bashkëfshatarja jonë Naileja e Veizit (Basho) që na i sillte nusja e saj Peruzeja: bar i prerë dhe i shtrydhur, dhjamë pule, pak hi, ujë gëlqere pak sapun rrobash të përzier në mënyrë të përsosur. Ky qe melhelmi më i mirë që ndikoi në qetësimin e plagës mbas prerjes me sharrë në pjesën e pa kalbur të kockave të thyera të krahut të Elmazit. Durimi i dhimbjeve gjatë sharrimit të krahut i atij djali partizan ishte i çuditshëm dhe nuk përshkruhet.Ishte shumë trim.E kujtoj si tani, kur doktori italian D’Alessio, me shqipen e tij të çalë, i drejtohej partizanit të Br. 5 S. të plagosur në Qafën e Gjarpërit, Elmaz Teme nga Tepelena “Bravo partizan!Ti partizan ke jetën, kjo vajzë Bukurije, grua e komandantit tonë”.
Bukurije Tefik Rogu, ka qenë grua luftëtare e lindur më 28. 12. 1926 në Berat, dhe e martuar në Çepan e cila ka qënë e vetmja vajzë, nuse, grua, e këtij fshati pjesëtare aktive me armë në dorë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, krah për krah me të shoqin, Njazi Myftar Çepani, me bindje të palëkundshme për fitoren e lirisë. Ajo ia kushtoi jetën e saj çështjes së atdheut, përparimit shoqëror dhe mirërritjes së fëmijëve. Lanë katër fëmijë të mrekullkueshëm, Çlirimin, Ilirin, Fatmirin,Arjanën.E lindur në një familje me tradita thellësisht dhe historikisht patriotike nga gjyshi Hysen Rogu i parë, babai Tefik Rogu , nëna Nasibe ( i thoshin Hasbije ), xhaxhai Kajmak Rogu, ajo u edukua edhe si nikoqire edhe si punëtore edhe me ndjenjën e dashurisë për atdheun. Ishte veterane shumë e angazhuar në kryeqytet…
Elmaz Teme- dëshmor i gjallë
Më datën 19 tetor 2022, në Tiranë,njëri nga djemtë e Elmaz Temes, ish-partizanit që i dha lirisë së atdheut tre vite nga jeta dhe krahun e djathtë, mjeku okulist Vladimir Bilbili me thjeshtësi e krenari të natyrshme tregon: “Babain tim i ati e la 5 vjeç. Në moshën 14 vjeç u pajtua çoban tek një pasanik në një fshat të Zagories. Ata e trajtonin shumë keq, ndaj një mbrëmje, pa i mbledhur bagëtinë iku për tërë natën dhe u gdhi në fshatin e tij. Iu desh të kalonte vite në varfëri e vështirësi të shumta. Mësoi nga nëna se babai kishte marrë pjesë në 1914 dhe 1920,në luftë kundër pushtuesve grekë e italianë, duke luftuar për çlirimin e Vlorës e të Sazanit. Ai përjetë u ishte mirënjohës nënës së tij Zenepes,dhe xha Bajramit që e rritën dhe e edukuan. Në luftën italo-greke Elmazin e mobilizuan forcërisht ushtar por ai dhe shokë të tjerë shqiptarë, dezertuan. Nuk bëheshin dot mish për top. Për të mos u kapur shkoi në Vlorë. Këtu u përfshi në veprimtari të rinisë komuniste e antifashiste dhe doli partizan në çetën “Halim Xhelo”. U rreshtua më Br5S, e cila mori pjesë edhe në luftimet e Qafës së Gjarpërit, Guri i Prerë, një nga betejat më të mëdha të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të zhvilluar natë e ditë pa pushim, ku u vranë, 30 partizanë; midis tyre Naun Panxhi ,Xheladin Beqiri dhe babai im.Komandant Shefqet Peçi, të cilin babai e kishte njohur që në Vlorë, i dërgoi, ashtu si të tjerëve, letër në familje. E ëma nuk dinte shkrim e këndim ndaj ia lexoi një fqinje. Në letër thuhej se Elmazi kish rënë dëshmor për lirinë e Shqipërisë dhe shpreheshin ngushëllime. Nënë Zenepja e mori letrën dhe e grisi duke thënë: “Mu bëfshi kurban! Djali im nuk vritet!”…
Dhe zemra e nënës e kishte ndjerë të vërtetën; djali i saj ishte plagusur rëndë, në krahun e djathtë kishte humbur ndjenjat por …ishte gjallë. Në mbarim të luftimeve më 7 qershor 1944 ai kish mbetur pa ndjenja në një terren të vështirë, shkëmb e pyll, gëmusha e rripa, gurishte e rrëkera të thara.Shokët edhe pse kërkuan nuk e gjetën dot…Pas ngjalljes në Ujanik, dhe sharrimit të krahut në Çepan, ai u dërgua në Taranto të Italisë për kurim të specializuar.Pastaj ai kreu detyra të ndryshme, krijoi familje dhe ne jetuam atje ku punoi ai.”Elmaz Teme Bilbili, kurrë nuk u përkul dhe nuk bëri ankesa apo letra. E jetoi jetën vetëm me ndershmëri, me pastërti shpirtërore prej komunisti të vërtetë dhe motive atdhetare të atilla që tani vështirë të imagjinohen e jo më të realizohen.
Pas gjysmë shekulli…
Tani, në kohët e afërta, rreth vitit 2009 në Çepan shkon për një studim sociologjik një grup të rinjsh nga Tirana. Njëri syresh, pasi mbrritën në fshatin Çepan pyet në se ka ndonjë klub për një kafe. Ia tregojnë. Ai shkon e ulet në një tavolinë. Lokali i vogël kishte vetëm një klient relativisht të moshuar që pinte cigare. Pronari i lokalit, një burrë i shkathët dhe gojëbrisk, njëherazi edhe kamerier i tij, me buzagazjen e mikpritjes së çepanlliut, i ofron edhe një gotë raki, por djaloshi nuk e pranoi alkoolin. “Do ta marrësh me detyrim”- ngulmoi pronari i klubit. Plaku çepanlli që ish ulur karshi e pyeti:” Nga të kemi, ore bir ? “”Jam nga Tepelena”,- ishte përgjigja. “Kam pasur një mik të fortë nga Tepelena, e quanin Elmaz Teme- thotë plaku paksa mendueshëm. “Unë jam nipi i tij” – flet thjeshtazi djaloshi që po rrufiste kafen.” Si more ti je nipi i Elmaz Temes?- klithi i habitur dhe i gëzuar xhaxhua. Atij burri që i kish shokët të rrallë?! Na bjer një dopio raki dhe një meze të shpejtë- porosit xhaxhai dhe shkon ulet në tavolinën e djaloshit.E përqafon sikur të kishte përpara Elmazin… Kishin kaluar pesëdhjet vjet që kur Elmazi kish qenë edhe në Çepan, kur ishte në detyrën më të lartë, atë të sekretarit të parë të partisë së rrethit të Skraparit, por gjurmët e punës së tij të pastër nuk janë shuar e nuk do të shuhen kurrë.
I telefonoi mësuesit më të vjetër që jeton sot, 2022 në Çepan, shokut tim të fëmijërisë Bashkim Abazi dhe i rrëfeva këtë histori.”Po- tha Bashkimi, është e vëtetë. Ai do të ketë qenë Sali Osmani. Por Elmazin e njihnin mirë dhe kishin miqësi edhe xhaxhallarët e mi naftëtarë në Kuçovë, Ismaili dhe Sherifi. Elmazi ishte burrë babaxhan dhe të ngjallte respekt sapo e shihje”.
Më pyet, Qemal Hysen Bego 19.10.2022, në se mund të takohemi nesër dhe i them se jam ulur e po bisedoj me djalin e Elmaz Temes. Qemali, ish-partizan, tani veteran i luftës,sot 96 vjeç, ma kthen:” I bëj shumë të fala. Kishte një baba të mrekullueshëm. Elmazi ishte sekretar i dytë i rrethit të Beratit kur unë isha kryetar kooperative bujqësore në Kutalli. Kam mbresat më të mira për të sepse ishte kuadër i zoti, njihte dhe zgjidhte problemet, gëzonte respektin e të gjithëve.”
Duke u fjalosur me shokët pensionistë në kryeqytet, koloneli në pension Rushit Kuçi rrëfen një episod shumë interesant që lidhet me Elmaz Temen në Vëndreshë, Skrapar. Fëmijët e Vëndreshës së tretë e kishin paksa larg shkollën ndaj prindërit e tyre u mblodhën dhe iu kërkuan organeve të rrethit që t’u ndërtohej shkollë në fshat, atje lart. Morën përgjigje se kërkesa do të kihej parasysh por’gurët në trastë’.Atëherë prindërit e 15-20 familjeve që kishin fëmijë për shkollë kryejnë një lloj “mosbindje civile” dhe nuk i dërgojnë fare fëmijët në shkollë. E merr vesh sekretari i parë Elmaz Teme dhe u kërkon vartësve sqarimet përkatëse. Pastaj ai pret një grup prindërish në zyrë dhe pasi u shpjegon mundësitë reale konkrete, e quan të drejtë kërkesën, e cila do realizohej më pas, në bazë të mundësive ekonomike.Por e quan shumë më të rëndë veprimin që u ndaluan fëmijët të vinin në shkollë në ato kushte që janë. Im atë u ngrit dhe tha se kjo është padrejtësi.”Fëmijët të dërgohen menjëherë në shkollë.Ti që i je organizatori i kësaj ‘revolte’ do të dënohesh”- qe fjala mbyllëse e Elmaz Temes. Dhe im atë u dënua vërtet konformë ligjeve.Ndërkaq fëmijët u dërguan në shkollë dhe në të ardhmen e shpejtë u ndërtua edhe shkolla e kërkuar. Elmaz Teme e dinte fare mirë rëndësinë e shkollës dhe edukimit të fëmijëve…dhe si askund, nuk bënte lëshime.
Porosia e babait ishte…
Vijon të tregojë Vladimir Bilbili:”Vite më pas babai u interesua shumë që të gjente tërë ata që e shpëtuan nga vdekja. Ndodhi që babai u caktua edhe në detyrën e sekretarit të parë të partisë në rrethin e Skraparit në vitet 1957-1959. Shkonte tek Musabellinjtë si në shtëpinë e tij.Ndihmoi sa mundi për të shpërblyer sadopak përkujdesjen e paimagjinueshme të asaj familjeje skraparase aq atdhetare. Edhe unë unë kam qenë atje në Ujanik, madje në atë konak ku kish qenë im atë i plagosur…sepse u miqësuam aq shumë sa prindërit e tyre Elmazin e quanin djalin e tyre të gjashtë…Në vitin 1985, në Tiranë babai më porosiste:” Nuk duhet folur shumë dhe pa u menduar mirë. Punët kanë marrë për tatëpjetë, prandaj mundohuni që të mos mbeteni brez i humbur për këtë atdhe…”
Elmaz Teme kish lindur më 31 mars 1919.Pas çlirimit ka kryer detyra të rëndësishme. U dërgua në ish-Bashkimin Sovjetik dhe kreu studimet e larta për ekonomi politike. Ka patur funksione të ndryshme në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Ballsh, Berat, Kuçovë, Skrapar dhe në Tepelenë, deri sekretar parë i partisë të rrethit. Edhe pse ishte me një dorë, ka qenë i gatshëm të shkonte dhe shkoi atje ku i thoshte partia, madje dhe kryetar i kooperativës bujqësore në Dukaj. Ishte një kuadër i njohur dhe i nderuar kudo që ka punuar e jetuar nëpër Shqipëri,deri sa u nda nga jeta më 3 dhjetor 1993. Ai i kishte dhënë lirisë së atdheut një copë të trupit të tij,e më pas tërë shpirtin e tij dhe asnjë herë nuk iu shmang vështirësive. Ishte dhe mbeti në kujtesën njerëzore shqiptare një hero i vërtetë.
Shqipëria ka 4.450.000 banorë edhe me emigrantët ka gjithsej 5.850.000 shtetas
Shqipëria ka 4.450.000 banorë dhe jo 2.820.000 banorë si deklaron INSTATi. Numri i emigrantëve është 1.400.000 edhe gjithsej Shqipëria ka 5.850.000 shtetas. Demografia edhe numri i popullsisë janë shumë të rëndësishme për të gjitha fushat kombëtare, ekonomike, sociale, politike edhe ushtarake të vendit. Në Shqipëri janë manipuluar pas 1990 qellimisht në të gjitha vitet numri i lindjeve, i nxënësve, i emigrantëve edhe i gjithë popullsisë nga të gjitha qeveritë e Shqipërisë edhe INSTATi. Gjithashtu edhe të dhënat e regjistrimeve të popullsisë të viteve 2001 e 2011 që u deklaruan nga qeveritë dhe INSTATi ishin plotësisht të manipuluara duke e deklaruar popullsinë më pak. Dihet që në 2011 regjistruesit e INSTATit që shkonin tek banorët për të bërë regjistrimet nuk shkuan tek shumë banorë. Edhe shifra e deklaruar e urbanizimit prej 53,5 % është e manipuluar sepse në të vërtetë është 65 % për të gjithë vendin. Shifra e urbanizimit është përqindja e popullsisë që banon në qytete. Me rëndësi të madhe është për të ditur zhvillimin e numrit të popullsisë së Shqipërisë ndër vite.
Në vijim është numri i popullsisë së Shqipërisë sipas viteve:
1920: 960.000
1925: 1.020.000
1930: 1.070.000
1935: 1.120.000
1940: 1.170.000
1945: 1.260.000
1950: 1.360.000
1955: 1.550.000
1960: 1.810.000
1965: 2.080.000
1970: 2.400.000
1975: 2.680.000
1980: 2.980.000
1985: 3.320.000
1990: 3.680.000
Nga 1920 deri në 1940 kanë emigruar afërsisht 100 mijë shqiptarë për në SHBA. Këta emigrantë nuk përfshiheshin më si banorë të Shqipërisë. Në ato vite SHBA ishte i vetmi vend ku emigronin shqiptarët. Pas 1990 rifilloi emirgimi. Në vijim është numri i popullsisë së Shqipërisë me emigrantët sipas viteve:
1995: 4.060.000 (3.560.000 banorë në Shqipëri edhe 500.000 emigrantë)
2001: 4.520.000 (3.620.000 banorë në Shqipëri edhe 900.000 emigrantë)
2008: 4.980.000 (3.810.000 banorë në Shqipëri edhe 1.170.000 emigrantë)
2011: 5.170.000 (3.870.000 banorë në Shqipëri edhe 1.200.000 emigrantë)
2021: 5.850.000 (4.450.000 banorë në Shqipëri edhe 1.400.000 emigrantë)
Shqipëria e 3-fishoi popullsinë e vet nga 1945 deri në 1990. Këtë nuk e arriti dot asnjë vend tjetër në kontinentin europian. Shqipëria ka pasur nga 1945 deri në 1990 shtimin më të lartë të popullsisë në Europë. Shqipëria arriti deri në 1980 që ta barazonte jetëgjatësinë mesatare me Italinë, Francën e Spanjën që e kishin dhe e kanë më të lartën në Europë. Prandaj Shqipëria e ka sot jetëgjatësinë mesatare po aq të lartë sa Italia, Franca e Spanja dhe më të lartë se sa të gjitha vendet e tjera të Europës edhe të rajonit tonë. Edhe INSTATi e ka deklaruar këtë fakt në regjistrimin e popullsisë në 2001 edhe e ka krahasuar Shqipërinë me Italinë.
Por edhe pas 1990 Shqipëria ka gjithashtu shtimin më të lartë të popullsisë në kontinentin europian. Nga 1990 deri në 2021 popullsia e Shqipërisë me emigrantët shqiptarë u 1,6-fishua. Nga 1991 deri në 2001 numri i lindjeve në vend ishte mesatarisht rreth 85.000 lindje në vit kurse qeveritë dhe INSTATi deklaruan mesatarisht vetëm rreth 65.000 lindje në vit pra 20 mijë lindje më pak.
Pas 2001 qeveritë dhe INSTATi i bën edhe më flagrante mashtrimet e tyre duke e ulur numrin e lindjeve të deklaruara në rreth 30.000 deri 40.000 lindje. Në të vërtetë numri i lindjeve në vend nga 2001 deri në 2007 ishte rreth 70.000 lindje në vit. Nga 2007 deri në 2021 ky numër ishte mesatarisht rreth 72.000 lindje në vit. Këto shifra janë vetëm lindjet brenda vendit pa shifrat e lindjeve të emigrantëve. Për vitin 2021 INSTATi deklaroi vetëm rreth 27.284 lindje por në të vërtetë ishin afërsisht 76.000 lindje.
Numri mesatar i lindjeve për grua pra fertiliteti ishte 3,2 fëmijë në 1990, 2,6 fëmijë në 2001 edhe 2,2 fëmijë në 2007. Nga 2007 deri në 2021 numri mesatar i lindjeve për grua ka qënë i qendrueshëm me 2,2 fëmijë. Lindshmëria në Shqipëri ishte 2,55 % e popullsisë në 1990, 2,1 % në 2001 edhe 1,7 % në 2007. Nga 2007 deri në 2021 lindshmëria ka qënë e qendrueshme me 1,7 % në vit. Ky zhvillim i lindshmërisë ndër vite është i njëjtë edhe për emigrantët shqiptarë.
Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare shtetërore dhe private është afërsisht 620.000 nxënës kurse INSTATi dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 280.000 nxënës. Gjithashtu numri i nxënësve të shkollave të mesme në vend edhe i studentëve të shkollave të larta është i manipuluar nga INSTATi dhe qeveria. Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat e mesme të klasave 10 deri 12 është afërsisht 210.000 nxënës kurse INSTATi dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 100.000 nxënës.
Duke i marr numrat e nxënësve nga të gjitha shkollat në vend vërtetohet shumë lehtë që INSTATi dhe qeveria gënjejnë dhe kanë gënjyer për numrin e nxënësve në vend. Numri i nxënësve vërteton edhe numrin e lindjeve në vend por numri i lindjeve mund të llagaritet edhe duke pasur numrat e lindjeve në të gjitha spitalet e vendit. Vetëm në të gjitha spitalet e rrethit të Tiranës numri i lindjeve në 2021 ishte rreth 18.000. Në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare janë afërsisht 28.000 mësues dhe kjo është shifër zyrtare. Raporti mësues për nxënës me 620.000 nxënës është afërsisht 1 me 22,1 kurse me numrin e nxënësve prej 280.000 sa deklarojnë INSTATi dhe qeveria do të ishte 1 me 10 dhe ky raport me numrin e nxënësve sipas INSTATi dhe qeverisë është plotësisht i pabesueshëm se nuk ka asnjë vend në Europë që ta këtë kaq të ulët por e kanë mes 1 me 15 dhe 1 me 20. Shqipëria e kapasur edhe para 1990 pak më shumë se 1 me 20 këtë raport. Madje dihet që klasat në Shqipëri janë plot me nxënës. Kaq lehtësisht vërtetohet me numrin e nxënësve që popullsia e Shqipërisë është shumë më e madhe edhe që shifrat e INSTATit dhe të qeverive janë të manipuluara.
Shumë e thjeshtë është për të vërtetuar me numrin e nxënësve numrat e vërteta të popullsisë e të lindjeve në Shqipëri. Shqipëria ka 4,45 milionë banorë dhe jo 2,82 milionë banorë si mashtrojnë INSTATi e qeveria. Me 1,4 milionë emigrantët Shqipëria ka gjithsej 5,85 milionë shtetas. Emigrantët përbëjnë 24 % të gjithë shtetasve të Shqipërisë. Kurse INSTATi e qeveria gënjejnë duke deklaruar 1,7 milionë emigrantë sepse kanë si qellim që të deklarojnë sa më shumë emigrantë për të shpallur krizën demografike. Por këto janë vetëm mashtrimet e INSTATit dhe të qeverisë sepse kriza demografike nuk ekziston fare në Shqipëri. Edhe treguesi i qartë që nuk ekriston fare kriza demografike është papunësia e lartë në Shqipëri.
Shqipëria ka rreth 1.400.000 emigrantë. Numri i emigrantëve shqiptarë sipas vendeve është:
Italia: 650.000
Greqia: 400.000
SHBA: 170.000
Kanada: 25.000
Australia: 5.000
Britania: 80.000
edhe 70.000 në vendet e tjera të BE
Në këto shifra përfshihen edhe shqiptarët që kanë marrë nënshtetësinë në vendet ku banojnë. Numri i emigrantëve shqiptarë që e kanë lënë nënshtetësinë shqiptare pas 1990 është vetëm rreth 10 mijë. Por edhe këta emigrantë munden ta rimarrin nënshtetësinë shqiptare shumë lehtësisht.
Shqipëria ka me emigrantët gjithsej 5.850.000 shtetas. Në 2008 qeveria e atëhershme shqiptare deklaroi 4.264.000 shtetas se më herët nuk kishin deklaruar qeveritë pas 1990 kurrë numrin e shtetasve shqiptarë. Por edhe ky numër i qeverisë ishte i manipuluar sepse Shqipëria kishte në 2008 në të vërtetë 4.980.000 shtetas. Edhe qeveria e tanishme manipulon numrin e shtetasve duke e deklaruar më pak. Qeveria e tanishme deklaron 4.500.000 shtetas por në të vërtetë Shqipëria ka 5.850.000 shtetas.
Struktura moshore e popullsisë së Shqipërisë është shumë më e re se sa deklaron Instati. Nga 1991 deri në 2001 nga Shqipëria emigronin mesatarisht rreth 70.000 shtetas në vit. Kurse pas 2001 edhe deri në 2021 nga Shqipëria emigruan rreth 30.000 shtetas në vit por edhe kthehen rreth 15.000 shtetas në vend nga emigrimi.
Nuk ekziston fare një largim masiv nga vendi siç mashtrojnë poltikanët dhe mediat në Shqipëri. Arsyeja për këtë mashtrim të politikanëve, mediave dhe INSTATit është që të nxisin shqiptarët që të emigrojnë jashtë vendit. Por politikanët, mediat dhe INSTATit kanë dështuar plotësisht me shifrat e tyre të manipuluara sepse Shqipëria ka 4.450.000 banorë edhe ka domethënë gati 800 mijë banorë më shumë se sa ka pasur në 1990. Shqipëria, Kosova e shqiptarët në Maqedoni, Luginë të Preshevës edhe Mal të Zi kanë shtimin më të madh të popullsisë në Europë. Shumë pak vende si Franca, Anglia e Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë në Europë. Të gjitha vendet e tjera të Europës dhe të rajonit tonë kanë shtim negativ natyral të popullsisë ose edhe mosndryshim të numrit të popullsisë. Shqiptarët kanë demografinë më të mirë në të gjithë Europën.
Shqiptarët numerikisht superiorë ndaj serbëve, Serbia manipulon numrin e serbëve të Serbisë duke e deklaruar 2-fish se sa është
Popullsia serbe e Serbisë pa Vojvodinën deklarohet 2-fish se sa është në të vërtetë. Në Serbi janë vetëm 2,4 milionë serbë. Kurse në Vojvodinë janë 1 milion serb edhe ky numër është i vërtetë. Numri i serbëve në Vojvodinë, Kroaci edhe Bosnje deklarohet i vërtetë edhe nuk manipulohet. Kurse Serbia e ka deklaruar 2-fish numrin e popullsisë serbe të Serbisë që në shekullin e XIX, në gjithë shekullin e XX edhe në shekullin e XXI. Kur e ka filluar Serbia këtë manipulim nuk e ka pasur Vojvodinën. Qellimi i këtij manipulimi është që të duken serbët numerikisht si popull më i madh edhe për të përligjur me këtë manipulim dominancën serbe në të gjithë Serbinë e Madhe.
Ky manipulim i Serbisë me numrin e popullsisë vërtetohet lehtësisht duke e krahasuar dëndësinë e popullsisë së Serbisë me të gjitha vendet fqinje të Serbisë. Gjithashtu akoma më i saktë edhe madje i pakundërshtueshëm është vërtetimi i këtij manipulimi me Google Earth ose edhe Google Maps duke kontrolluar madhësinë e sipërfaqeve të qyteteve të Serbisë me dëndësinë e popullsisë që dihet shumë mirë se sa është dëndësia e popullsisë. Manipulimi i Serbisë me numrin e popullsisë ka qënë çelësi i suksesit të Serbisë gjatë të gjithë shekullit të XX.
Serbët në Serbi edhe Vojvodinë janë vetëm 3,4 milionë edhe kanë edhe 400 mijë emigrantë. Pra Serbia ka gjithsej vetëm 3,8 milionë shtetas serbë.
Tirana është më e madhe se sa Beogradi. Bëhet fjalë për Tiranën e Madhe me Kamzën, Kasharin, Paskuqanin, Farkën e Shkozën me gjithsej 100 km². Kurse Beogradi ka gjithsej me të gjitha pjesët e qytetit vetëm 80 km². Kjo mund të kontrollohet lehtësisht me Google Earth ose edhe Google Maps. Tirana ka 800 mijë banorë kurse Beogradi ka 600 mijë banorë.
Në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin 2,2 milionë shqiptarë në Kosovë edhe 1 milionë shqiptarë nga Kosova ishin emigrantë. Kurse Lugina e Preshevës ka pasur 120 mijë shqiparë edhe 50 mijë emigrantë shqiparë pra gjithsej Lugina e Preshevës ka pasur 170 mijë shqiparë. Prandaj Kosova e Lugina kishin atëherë 3,4 milionë shqiptarë me emigrantët. Kurse serbët e Serbisë e të Vojvodinës ishin 3,8 milionë atëherë me emigrantët sepse serbët kanë që në vitet 1980-ta që nuk shtohen më se e kanë numrin e lindjeve për grua mesatarisht 1,6 edhe kjo është e pamjaftueshme për shtim të popullsisë.
Kjo domethënë që shqiptarët e Kosovës e Luginës ishin numerikisht gati të barabartë me serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Nëse shqiptarët do e kishin ditur këtë të vërtetë të madhe do i ishin bashkuar më shumë shqiptarë UÇK-së edhe jo vetëm 20 mijë por më shumë se 150 mijë. Kjo do ishte e arritëshme me furnizim me më shumë armë e municione nga Shqipëria sepse Shqipëria ka pasur gjithsej 1,2 milionë armë. Do kishte qënë e lehtë që UÇK të kishte madje edhe më shumë ushtarë se sa ushtria e paramilitarët serbë. Me aq shumë ushtarë UÇK do e kishte çliruar shumë shpejt vet Kosovën edhe madje pa ndihmën e NATOs. Ashtu do ishte arritur që shqiptarët të vazhdonin të qendronin në Veri të Kosovës edhe komunat e Veriut do drejtoheshin nga shqiptarët sepse shqiptarët do vazhdonin të ishin shumica e popullsisë në komunat e Veriut.
Në Kosovë janë vetëm 50 mijë serbë edhe jo 100 mijë serbë si deklarohet. Kurse para 1999 në Kosovë ishin vetëm 100 mijë serbë edhe jo 200 mijë serbë si deklarohej nga Serbia. Gjithëmonë Serbia e ka deklaruar 2-fish më të madh numrin e serbëve në Kosovë ashtu si ka bërë edhe për Serbinë. Shqiptarët para 1999 ishin shumica e popullsisë në Veriun e Kosovës.
Të gjithë serbët e Serbisë, Kosovës, Vojvodinës, Kroacisë dhe Bosnjes bashkë janë vetëm 5,8 milionë. Kurse të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës e Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë. Shqiptarët janë më shumë se 2-fishi i serbëve. Kjo është shumë e rëndësishme për ta ditur.
Shqiptarët në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin gjithsej 8,8 milionë kurse serbët ishin gjithsej vetëm 5,8 milionë. Nëse shqiptarët do e kishin ditur që ishin numerikisht më shumë se sa serbët do kishin luftuar shumë më shumë shqiptarë me UÇK edhe UÇK do e kishte çliruar vet Kosovën pa ndihmën e NATOs. Shqiptarët në 1991 ishin 7,5 milionë. Pra shqiptarët edhe në 1991 ishin numerikisht më shumë se sa serbët që ishin 5,8 milionë. Edhe në 1981 Shqiptarët ishin më shumë se sa serbët sepse shqiptarët ishin 6,2 milionë kurse serbët ishin vetëm 5,5 milionë.
I njëjti manipulim bëhet edhe me malazezët. Të gjithë malazezët edhe këtu përfshihen edhe malazezët që deklarohen serbë janë vetëm 250 mijë por zyrtarisht gënjehet duke deklaruar 500 mijë malazezë dhe serbë në Mal të Zi. Nga të gjithë malazezët 60 % e deklarojnë veten malazezë kurse 40 % e deklarojnë veten serbë.
Kurse numri i sllavo-maqedonasve në Maqedoni deklarohet 1.5-fish më shumë pra 50 % më shumë se sa është në të vërtetë. Në Maqedoni janë 700 mijë sllavo-maqedonas edhe janë edhe 120 mijë emigrantë pra gjithësej ata janë 820 mijë. Shqiptarët në Maqedoni janë pak më shumë se 2-fishi i sllavo-maqedonasve se janë 1,48 milionë shqiptarë në Maqedoni edhe me emigrantët ata janë 1,75 milionë shqiptarë.
Shqiptarët numerikisht superiorë ndaj serbëve, Serbia manipulon numrin e serbëve të Serbisë duke e deklaruar 2-fish se sa është në të vërtetë
Popullsia serbe e Serbisë pa Vojvodinën deklarohet 2-fish se sa është në të vërtetë. Në Serbi janë vetëm 2,4 milionë serbë. Kurse në Vojvodinë janë 1 milion serb edhe ky numër është i vërtetë. Numri i serbëve në Vojvodinë, Kroaci edhe Bosnje deklarohet i vërtetë edhe nuk manipulohet. Kurse Serbia e ka deklaruar 2-fish numrin e popullsisë serbe të Serbisë që në shekullin e XIX, në gjithë shekullin e XX edhe në shekullin e XXI. Kur e ka filluar Serbia këtë manipulim nuk e ka pasur Vojvodinën. Qellimi i këtij manipulimi është që të duken serbët numerikisht si popull më i madh edhe për të përligjur me këtë manipulim dominancën serbe në të gjithë Serbinë e Madhe.
Ky manipulim i Serbisë me numrin e popullsisë vërtetohet lehtësisht duke e krahasuar dëndësinë e popullsisë së Serbisë me të gjitha vendet fqinje të Serbisë. Gjithashtu akoma më i saktë edhe madje i pakundërshtueshëm është vërtetimi i këtij manipulimi me Google Earth ose edhe Google Maps duke kontrolluar madhësinë e sipërfaqeve të qyteteve të Serbisë me dëndësinë e popullsisë që dihet shumë mirë se sa është dëndësia e popullsisë. Manipulimi i Serbisë me numrin e popullsisë ka qënë çelësi i suksesit të Serbisë gjatë të gjithë shekullit të XX.
Serbët në Serbi edhe Vojvodinë janë vetëm 3,4 milionë edhe kanë edhe 400 mijë emigrantë. Pra Serbia ka gjithsej vetëm 3,8 milionë shtetas serbë.
Tirana është më e madhe se sa Beogradi. Bëhet fjalë për Tiranën e Madhe me Kamzën, Kasharin, Paskuqanin, Farkën e Shkozën me gjithsej 100 km². Kurse Beogradi ka gjithsej me të gjitha pjesët e qytetit vetëm 80 km². Kjo mund të kontrollohet lehtësisht me Google Earth ose edhe Google Maps. Tirana ka 800 mijë banorë kurse Beogradi ka 600 mijë banorë.
Në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin 2,2 milionë shqiptarë në Kosovë edhe 1 milionë shqiptarë nga Kosova ishin emigrantë. Kurse Lugina e Preshevës ka pasur 120 mijë shqiparë edhe 50 mijë emigrantë shqiparë pra gjithsej Lugina e Preshevës ka pasur 170 mijë shqiparë. Prandaj Kosova e Lugina kishin atëherë 3,4 milionë shqiptarë me emigrantët. Kurse serbët e Serbisë e të Vojvodinës ishin 3,8 milionë atëherë me emigrantët sepse serbët kanë që në vitet 1980-ta që nuk shtohen më se e kanë numrin e lindjeve për grua mesatarisht 1,6 edhe kjo është e pamjaftueshme për shtim të popullsisë.
Kjo domethënë që shqiptarët e Kosovës e Luginës ishin numerikisht gati të barabartë me serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Nëse shqiptarët do e kishin ditur këtë të vërtetë të madhe do i ishin bashkuar më shumë shqiptarë UÇK-së edhe jo vetëm 20 mijë por më shumë se 150 mijë. Kjo do ishte e arritëshme me furnizim me më shumë armë e municione nga Shqipëria sepse Shqipëria ka pasur gjithsej 1,2 milionë armë. Do kishte qënë e lehtë që UÇK të kishte madje edhe më shumë ushtarë se sa ushtria e paramilitarët serbë. Me aq shumë ushtarë UÇK do e kishte çliruar shumë shpejt vet Kosovën edhe madje pa ndihmën e NATOs. Ashtu do ishte arritur që shqiptarët të vazhdonin të qendronin në Veri të Kosovës edhe komunat e Veriut do drejtoheshin nga shqiptarët sepse shqiptarët do vazhdonin të ishin shumica e popullsisë në komunat e Veriut.
Në Kosovë janë vetëm 50 mijë serbë edhe jo 100 mijë serbë si deklarohet. Kurse para 1999 në Kosovë ishin vetëm 100 mijë serbë edhe jo 200 mijë serbë si deklarohej nga Serbia. Gjithëmonë Serbia e ka deklaruar 2-fish më të madh numrin e serbëve në Kosovë ashtu si ka bërë edhe për Serbinë. Shqiptarët para 1999 ishin shumica e popullsisë në Veriun e Kosovës.
Të gjithë serbët e Serbisë, Kosovës, Vojvodinës, Kroacisë dhe Bosnjes bashkë janë vetëm 5,8 milionë. Kurse të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës e Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë. Shqiptarët janë më shumë se 2-fishi i serbëve. Kjo është shumë e rëndësishme për ta ditur.
Shqiptarët në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin gjithsej 8,8 milionë kurse serbët ishin gjithsej vetëm 5,8 milionë. Nëse shqiptarët do e kishin ditur që ishin numerikisht më shumë se sa serbët do kishin luftuar shumë më shumë shqiptarë me UÇK edhe UÇK do e kishte çliruar vet Kosovën pa ndihmën e NATOs. Shqiptarët në 1991 ishin 7,5 milionë. Pra shqiptarët edhe në 1991 ishin numerikisht më shumë se sa serbët që ishin 5,8 milionë. Edhe në 1981 Shqiptarët ishin më shumë se sa serbët sepse shqiptarët ishin 6,2 milionë kurse serbët ishin vetëm 5,5 milionë.
I njëjti manipulim bëhet edhe me malazezët. Të gjithë malazezët edhe këtu përfshihen edhe malazezët që deklarohen serbë janë vetëm 250 mijë por zyrtarisht gënjehet duke deklaruar 500 mijë malazezë dhe serbë në Mal të Zi. Nga të gjithë malazezët 60 % e deklarojnë veten malazezë kurse 40 % e deklarojnë veten serbë.
Kurse numri i sllavo-maqedonasve në Maqedoni deklarohet 1.5-fish më shumë pra 50 % më shumë se sa është në të vërtetë. Në Maqedoni janë 700 mijë sllavo-maqedonas edhe janë edhe 120 mijë emigrantë pra gjithësej ata janë 820 mijë. Shqiptarët në Maqedoni janë pak më shumë se 2-fishi i sllavo-maqedonasve se janë 1,48 milionë shqiptarë në Maqedoni edhe me emigrantët ata janë 1,75 milionë shqiptarë.
Shqipëria Etnike nga Nishi në Athinë
Shqipëria Etnike përfshin të gjitha trojet shqiptare nga Nishi e Peshteri deri në Athinë e Peloponez me gjithsej 165 mijë km².
Shqipëria Etnike nga Nishi në Athinë është sa 55 % e Italisë.
Shtrirja gjeografike veri-jug e Shqipërisë Etnike nga veriu i Nishit deri në jug të Peloponezit është afërsisht 1.000 km.
Shqipëria Etnike përfshin trojet shqiptare nga Nishi në Artë edhe të gjitha trojet e arvanitëve si Thesalia, Etolia, Beotia, Athina, Peloponezi, Eubea, disa ishuj të Egjeut edhe të gjithë Ishujt Jonian.
Shqipëria Etnike nga Nishi e Peshteri deri në Athinë e Peloponez e ka shtrirjen gjeografike veri-jug sa nga Firenze deri në Siçili në Itali.
Madje shtrirja veri-jug e Shqipërisë Etnike është e barabartë me shtrirjen veri-jug të Spanjës.
Edhe me shtrirjen veri-jug të Francës është e barabartë.
Madje edhe me shtrirjen veri-jug të Britanisë së Madhe është e barabartë.
Në Europë vetëm Italia, Suedia, Norvegjia e Finlanda e kanë shtrirjen veri-jug më shumë se Shqipëria Etnike.
Kurse Spanja, Franca e Britania e Madhe e kanë shtrirjen veri-jug të barabartë me Shqipërinë Etnike edhe prandaj kur të shikoni në harta Spanjën, Francën e Britaninë e Madhe gjithëmonë mendoni që edhe Shqipëria Etnike e ka shtrirjen veri-jug sa këto vende.
Gjyshin nuk e kam njohur fatkeqesisht…pune muajsh, por jam rritur me imazhin e tij te gjalle, me gjithe veprat e tij te mira, te treguara nder breza, nga familjare dhe jo vetem.
E privilegjuar dhe krenare, kur dhe sot, pas gati 30 vitesh nga ndarja e tij nga jeta, une perplasem rastesisht, me miq kaq dashamires se tij, ane e mbane Shqiperise.
Pergjithmone krenare, per gjysh Elmazin por jo me pak dhe per nena Riten!
Faleminderit per historine e shkruar kaq mire!
Margarita Bilbili.
Nderime per emrin e paharruar te te gjallit te perjetshem, Elmaz Teme!
Ai beri nje jete, per mos te vdekur kurre. Kudo qe ka punuar, veç fjale te mira degjon te fliten per ‘te. Jane te rralle njerezit si atdhetari Elmaz Teme.
Falenderime per z Ilmi S. Qazimi! Shkrime te tille perkujtimore ndikojne fuqishem ne edukimin patriotik te brezit te ri te Shqiperise dhe i japin mundesine secilit, te kuptoje historine e vertete te LANCL, sakrificat e panumerta te atij brezi heronjesh, atdhetare, te pamposhtur, punetore dhe luftetare per lirine, ndertimin dhe perparimin e vendit.
Nje shkrim me vend ne atmosferen mbytese qe disa persona teper negative, qe i bien gjoksit per Shqiperine por ne prag te ngjarjeve madhore sic jane Festat e Nentorit, te cilat lidhen direkt me dy prej themeleve te Shqiptarizmes, Pavaresine e Shqiperise nga sundimi gati 500 vjecar i Turqise dhe Clirimin e Shqiperise nga pushtuesit nazifashiste dhe bashkepuntoret e tyre, keta pinjolle te ketyre te fundit jane teper aktive per te hedhur balte mbi Clirimtaret dhe Komandantin e Tyre. Qellimshem dhe teper ethshem keta faqezinj nuk e kane per gje te shpifin shajne dhe peshtyjne helmin e tyre mbi kete veper madhore te Popullit sic ishte Lufta Nacional Clirimtare qe u kurorëzua me Fitore .
Keto dite, ne shumicen e TV-ve, ne emisionet e drejtuara nga Blend Fevziu, Beti Njuma, Adi Krasta e Co i bene hosana bashkepuntoreve te Pushtuesve dhe pinjolleve te tyre. Nje kor kukuvajkash qe perseritet prej vitesh ne cdo 28-29 Nentor.
Jo vetem lihen ne harrese te plote heroizmi dhe sakrificat e Clirimtareve ne Diten e Tyre te Triumfit, por si pushtetaret ashtu edhe Mediat e tyre, nuk e kane per gje te lendojne trashegimtaret e tyre duke hedhur balte mbi Vepren e Madhe te prinderve dhe te afermeve te tyre, por mbi te gjitha kukuvajkat jane duke dobesuar nje nga virtutet e shqiptareve : kryengrites dhe luftetar mbi cdo lloj pushtuesi. Nje propogande disa vjecare e tille, e bashkuar me efektet negative pergjate te aplikimit te kapitalizmit rrumpalle ne Shqiperi, ka bere efektin e vet ne botekuptimin e te rrinjve, qe mireqenien e jeteses se tyre po e kerkojne jashte Shqiperise, tashme me turma-turma mije.
Tregimi i mesiperm per Elmaz Temen dhe familjet atdhetare te Iljazit nga Ujaniku dhe ato te fshatit Cepan te Skraparit, jane deshmi qe duhet, sepse e meritojne, te shkruhen dhe tu behet jehone nga Mediat dhe programet shkollore.
Shqiperine e cliruan shqiptare si Elmaz Teme, dhe e rindertuan dhe e ndertuan shqiptare si Elmaz Teme.
V.O. : Respekt per Ju, Ilmi S. Qazimi dhe ju te Redaksise se “Dita”-s !
Keto shkrime vetem na bejne me te dashur per atdheun dhe njerezit ne pergjithesi.