Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Elon Musk: Humba djalin! Ma vrau virusi “woke” me bllokuesit e pubertetit, do i shkatërroj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Elon Musk: Humba djalin! Ma vrau virusi “woke” me bllokuesit e pubertetit, do i shkatërroj
BoteLajmi i fundit

Elon Musk: Humba djalin! Ma vrau virusi “woke” me bllokuesit e pubertetit, do i shkatërroj

Published: July 24, 2024
Shpërndaje

Sipërmarrësi i famshëm amerikan Elon Musk ka bërë një rrëfim tronditës gjatë një interviste me psikanalistin e njohur Jordan Peterson.

Musk ka thënë se ishte mashtruar nga autoritetet për të firmosur disa dokumente që do të lejonin tranzitimin e djalit të tij Xavier, nga mashkull në femër.

Ai tha se mendonte se këtë po e bënte për të mirën e djalit të tij, siç edhe i shpjeguan ekspertët “për ta shpëtuar nga vetëvrasja”.

- Publicitet -

Në SHBA ka ligje të posaçme që me konsensusin e prindit, fëmija që ka konfuzion për gjininë e tij, mund të tranzitojë duke marrë barna si bllokues puberteti apo edhe me injektim hormonesh si estrogjen apo testosteron.

Musk tha se për të, figurativisht, “djali i tij ka vdekur” dhe për këtë fajësoi “virusin woke”, një grupim idesh ekstra liberale që nxisin sjellje dhe qëndrime që janë të ndjeshme ndaj padrejtësive sociale dhe politike.

“I ndodhi një prej djemve të mi. Unë u mashtrova që të nënshkruaja dokumente për një prej djemve të mi, Xavier. Nuk e kisha shumë idenë se çfarë po ndodhte, ishte dhe Covidi dhe kishte shumë konfuzion, më thanë që do e shpëtoja nga vetëvrasja. Ishte djallëzore.

Nuk më shpjeguan që bllokuesit e pubertetit janë ilaçe sterilizimi. Humba djalin. E quajnë “deadnaming” për një arsye, sepse djali im është i vdekur, e vrau virusi i mendjes “woke”.

Ndaj jam betuar për ta shkatërruar virusin “woke” dhe po bëjmë progres”, deklaroi Musk.

Musk tha se përvoja e tij me djalin e tij Xavier, i cili tani quhet Vivian Jenna Wilson, i hapi sytë ndaj asaj që ai e quajti “virusi i së majtës progresive”, të cilin që atëherë ai është zotuar ta “shkatërrojë”.

Vivian Musk doli si transgjinore në qershor 2022. Në të njëjtën kohë, 18-vjeçari i atëhershëm paraqiti një kërkesë për të ndryshuar emrin nga Xavier në Vivian dhe për të marrë mbiemrin e nënës së saj, raportoi Daily Mail.

“Nuk dua të jem më i lidhur me babanë tim biologjik në asnjë mënyrë, gjendje apo formë”, tha Vivian në atë kohë.

*Woke është një fjalë e zhargonit politik që rrjedh nga anglishtja popullore afrikano-amerikane (AAVE) që do të thotë vigjilencë ndaj paragjykimeve dhe diskriminimit racor. Duke filluar në vitet 2010, ajo përfshiu një përfshirje më të gjerë për pabarazitë sociale si padrejtësia racore, seksizmi dhe mohimi i të drejtave LGBT. Ëoke është përdorur gjithashtu si stenografi për disa ide të së Majtës Amerikane që përfshijnë politikën e identitetit dhe drejtësinë sociale, të tilla si privilegji i të bardhëve dhe dëmshpërblimet për skllavërinë në Shtetet e Bashkuara.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Deçan i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt
  • Balluku paraqitet në SPAK me avokatin, mbyllen hetimet
  • Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?
  • Vilë në Dhërmi për tendera Ballukut, ndërtuesi Carapuli thirret në SPAK
  • Horoskopi 28 Tetor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

Komentet e Fundit

  1. Shkodrani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. anti25642654censurë on Kush fitoi në Izrael: Ja pse sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë
  3. pusht-shteti mban pushtet on Ku është kufiri mes Protestës dhe Pushtetit: A munden ta transformojnë edhe studentët tanë zemërimin në votë?
  4. anti25642654censurë on Ish-frymëzuesi i studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve
  5. !!? on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?