Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurti, editorial në gazetën e Kievit, thirrje Zelenskit të njohë Kosovën: “Demaskon bllofin e Putinit”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kurti, editorial në gazetën e Kievit, thirrje Zelenskit të njohë Kosovën: “Demaskon bllofin e Putinit”
KosovëLajmi i fundit

Kurti, editorial në gazetën e Kievit, thirrje Zelenskit të njohë Kosovën: “Demaskon bllofin e Putinit”

Published: November 21, 2026
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka bërë thirrje presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ai ka publikuar një opinion në Kyiv Post ku përmend deklaratën e presidentit ukrainas në Beograd se qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar, njësoj si edhe Serbia refuzon njohjen e pavarësisë.

“Presidenti Zelensky duhet ta njohë Kosovën jo si një favor ndaj nesh, por sepse një veprim i tillë do të forconte pikërisht rendin ndërkombëtar që Ukraina ka kaluar vite duke e mbrojtur; një rend në të cilin historia nuk është licencë për pushtim, kufijtë nuk ndryshohen me forcë dhe vendet e vogla nuk privohen nga e ardhmja e tyre prej vendeve më të mëdha. Krimea është Ukrainë. Dhe Kosova është Kosovë”, shprehet Kurti.

- Publicitet -

Shkrimi i plotë i Albin Kurtit:

Këtë gusht, Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se qëndrimi i Ukrainës ndaj Kosovës, përkatësisht mosnjohja e saj, mbetet i pandryshuar. Ajo që ra në sy në këtë deklaratë ishte fakti se ajo u bë në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, një prej aleatëve më të afërt të Rusisë.

Kosova, nga ana e saj, ka ruajtur gjithashtu qëndrimin e saj ndaj Ukrainës: një qëndrim mbështetës. Ne kemi dënuar agresionin e Moskës, jemi rreshtuar me sanksionet e SHBA-së dhe BE-së, kemi strehuar gazetarë ukrainas dhe kemi kontribuar me ndihmë ushtarake dhe trajnime.

Mes Kosovës dhe Ukrainës mund të evidentohen shumë ngjashmëri. Konflikti në Ukrainë është lufta e parë e madhe në Evropë që nga lufta në Kosovë. Të dyja vendet përballen me një fqinj që u referohet në mënyrë të diskutueshme ngjarjeve historike të shumë shekujve më parë, për të justifikuar sot pretendimet mbi territoret e tyre.

Kosova dhe Ukraina ndajnë gjithashtu një histori të mbështetjes nga bashkësia ndërkombëtare, në momente të ndryshme dhe në rrethana të ndryshme, përmes dëshmive të jashtëzakonshme të unitetit ndërkombëtar.

Në një zhvillim të çuditshëm të ngjarjeve, kemi qenë dëshmitarë të një lloj zigzagimi politik. Zelensky është afruar më shumë me Serbinë, një vend që ka refuzuar vazhdimisht të vendosë sanksione ndaj Rusisë, edhe pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit që sollën ndryshimin e udhëheqjes, ndërkohë që vetë Rusia i është referuar vazhdimisht shembullit të Kosovës.

Në fjalimin e tij pas aneksimit të Krimesë, Putini u kthye një mijë vjet pas në histori për të justifikuar pretendimet territoriale të Rusisë. Ai përmendi edhe Kosovën: “Partnerët tanë perëndimorë e krijuan vetë precedentit e Kosovës – në një situatë shumë të ngjashme, siç e pranuan edhe vetë – dhe më pas bërtitën e u ankuan kur banorët e Krimesë ushtruan të njëjtën të drejtë.”

Putini nuk është i interesuar të respektojë të drejtën ndërkombëtare. Referimi i tij ndaj Kosovës është, në fakt, një përpjekje për të diskredituar Perëndimin. Ai e akuzon Perëndimin se dëshiron ta poshtërojë Rusinë, ndërkohë që pretendon se vetë Perëndimi ka krijuar një precedent të paligjshmërisë.

Kosova nuk është e panjohur me reagimet e forta që ka shkaktuar çështja e njohjes së saj. Ajo shpalli pavarësinë në vitin 2008, pasi shumica e kufijve evropianë ishin përcaktuar tashmë përmes rendit të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe shpërbërjes së Jugosllavisë. Sot, më shumë se 120 vende e kanë njohur Kosovën dhe që nga fillimi ajo ka gëzuar mbështetjen e aleatëve kryesorë perëndimorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë dhe Francën.

Gabimi qëndron në trajtimin e të gjitha pretendimeve për vetëvendosje sikur ato të ishin juridikisht dhe politikisht të këmbyeshme. Ato nuk janë të tilla. Njohja e Kosovës nuk krijon një rregull automatik që vlen për çdo mosmarrëveshje tjetër territoriale.

Çdo rast duhet të gjykohet mbi bazën e historisë së vet, fakteve të veta dhe, mbi të gjitha, asaj që kanë bërë realisht vendet e përfshira.

Pavarësia e Kosovës nuk ishte as e nxituar dhe as e pamatur. Ajo ishte rezultat i një beteje të gjatë: aparteidit dhe shtypjes së shqiptarëve etnikë në ish-Jugosllavi, të pasuara nga lufta, spastrimi etnik dhe gjenocidi, pasi Serbia kishte kryer tashmë gjenocid në Bosnjë dhe kishte nisur një fushatë për të bërë të njëjtën gjë edhe në Kosovë. Ky proces përfshiu gjithashtu negociata të gjata dhe intensive, të ndërmjetësuara nga Perëndimi.

Serbia pati mundësi të shumta për të negociuar, si para ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, ashtu edhe para shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. Në pranverën e vitit 1999, të 19 anëtarët e NATO-s ishin të bashkuar në vendimin për të bombarduar një vend evropian: Jugosllavinë e Millosheviqit. Kjo tregon se sa e rëndë ishte situata, veçanërisht po të kemi parasysh se sot 19 vende mezi arrijnë të bien dakord për një komunikatë të përbashkët për shtyp.

Bisedimet zyrtare, që zgjatën disa vjet, për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës nisën në fund të vitit 2005, nën drejtimin e të Dërguarit të Posaçëm të OKB-së, Martti Ahtisaari. Në fund, Ahtisaari propozoi pavarësi të mbikëqyrur, me një nivel të pashembullt mbrojtjeje për pakicat. Më vonë, në opinionin këshillëdhënës të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë arriti në përfundimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare. Në shtator të vitit 2012, mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë përfundoi.

Kosova nuk është precedenti i Putinit.

Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse Kosova ka rëndësi në këtë argument. E drejta ndërkombëtare nuk kërkon që të pretendojmë se raste thelbësisht të ndryshme janë të njëjta. Njohja e këtyre dallimeve nuk është hipokrizi. Kjo është pikërisht ajo që duhet të bëjë ligji.

Të njëjtin argument për paligjshmërinë e përdor edhe presidenti serb i saporrëzuar nga pushteti, Vuçiqi: se pavarësia e Kosovës shkel të drejtën ndërkombëtare, edhe kur kjo nuk është e vërtetë. Ekziston një kontradiktë groteske në thirrjen për respektimin e së drejtës ndërkombëtare, ndërkohë që, më shumë se 25 vjet më vonë, familjet në Kosovë vazhdojnë të kërkojnë të afërmit e vrarë gjatë luftës dhe varrezat masive, vendndodhjet e të cilave Serbia refuzon t’i bëjë publike.

Këtë verë, vizitova Zubin Potokun, një rajon malor në Kosovë, ku në një lokacion thellë në pyll po nxirren mbetje mortore, që besohet se u përkasin civilëve të rrëmbyer dhe të zhdukur me forcë gjatë luftës. Ndër personat, mbetjet mortore të të cilëve janë identifikuar në këtë lokacion, janë intelektualë, mjekë, profesorë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, të rrëmbyer më 19 prill 1999. Më shumë se 25 vjet pas luftës, familjet ende vazhdojnë të kërkojnë eshtrat e civilëve të vrarë.

Ja pra, sa vlerë ka e drejta ndërkombëtare për ta.

Mbi të gjitha, Kosova dhe Ukraina nuk ndajnë vetëm elemente të së kaluarës dhe të së tashmes. Ato ndajnë edhe të njëjtin orientim drejt së ardhmes. Të dyja synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO. Njohja e Kosovës do ta përforconte këtë drejtim të përbashkët.

Që Ukraina ta njohë Kosovën do të thotë t’ia demaskojë bllofin Putinit. Njohja do të hidhte poshtë pretendimin e Putinit se Kosova është dëshmi që demokracitë perëndimore nuk respektojnë ligjin. Ajo do të refuzonte përpjekjen e tij për t’i shkrirë raste të ndryshme në një argument të vetëm, sipas interesit të tij.

Një kufi i ndryshuar nga tanket e një superfuqie nuk është i njëjtë me një status të arritur pas një lufte çlirimtare, një administrimi ndërkombëtar dhe diplomacie. Pushtimi nuk është vetëvendosje. Aneksimi nuk është pavarësi. Kutitë e votimit për referendum nuk duhet të transportohen nga ushtarët e një vendi fqinj, siç bënë ushtarët rusë në Krime. Vetëvendosja është e drejta e një populli për të vendosur për fatin e vet, një akt çlirimi në ndjekje të barazisë dhe lirisë, demokracisë emancipuese dhe pavarësisë së vërtetë, e jo zgjerimi apo shtrirja e një shteti tjetër në funksion të ambicieve të tij hegjemoniste.

Kjo ka rëndësi jo vetëm për Ukrainën, por edhe për çdo vend që heziton ta njohë Kosovën nga frika e pasojave që një njohje e tillë mund të ketë për mosmarrëveshjet e veta territoriale.

Presidenti Zelensky duhet ta njohë Kosovën jo si një favor ndaj nesh, por sepse një veprim i tillë do të forconte pikërisht rendin ndërkombëtar që Ukraina ka kaluar vite duke e mbrojtur; një rend në të cilin historia nuk është licencë për pushtim, kufijtë nuk ndryshohen me forcë dhe vendet e vogla nuk privohen nga e ardhmja e tyre prej vendeve më të mëdha.

Krimea është Ukrainë.

Dhe Kosova është Kosovë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kurti, editorial në gazetën e Kievit, thirrje Zelenskit të njohë Kosovën: “Demaskon bllofin e Putinit”
  • 21 nëntor 2026
  • Pas rënies së turpshme të ambasadores amerikane në Athinë fshihet një histori shumë serioze
  • Falsifikime si Zvërneci: 16 milionë euro prona të konfiskuara në zonën e Ujit të Ftohtë i përkasin Artur Shehut dhe rrethit të tij
  • Pensionistët në vendet me të ardhura të larta janë më të pasur se kurrë?

Komentet e Fundit

  1. xxx on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij
  2. Gjergj on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij
  3. B sh on VIDEO: “Socialiste me karaturë të lartë”. Kur kryeministri prezantonte deputeten e përfshirë në hetimet për vjedhjen e Postës
  4. Patrioti on Sa pension marrin deputetët kur mbushin moshën? Eksperti merr shembull Erion Braçen dhe Tritan Shehun, shifra të le pa fjalë
  5. HORRAT&DIPKOMACIA on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?