Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Elon Musk kërkon burgim të përjetshëm për ndryshimin e seksit të fëmijëve!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Elon Musk kërkon burgim të përjetshëm për ndryshimin e seksit të fëmijëve!
AktualitetBote

Elon Musk kërkon burgim të përjetshëm për ndryshimin e seksit të fëmijëve!

Published: April 15, 2023
Shpërndaje

Pronari miliarder i Twitter-it, Elon Musk, ka mbrojtur ndalimet ligjore për operacionet dhe medikamentet për ndryshimin e seksit për të miturit, duke argumentuar se njerëzit që ofrojnë një trajtim të tillë duhet të dërgohen në burg përjetë.

Çdo prind apo mjek që sterilizon një fëmijë para se ai të jetë një i rritur në moshë që është në gjendje të japë pëlqimin për ndërhyrjen, duhet të shkojë në burg përgjithmonë”, shkroi Musk të premten në Twitter.

Ai e bëri komentin e tij në përgjigje të pretendimit të një editorialisti të MSNBC se Guvernatori i Floridës Ron DeSantis po shkatërronte shtetin e tij me politika ‘jotolerante dhe me mendje autoritare’. Florida muajin e kaluar vendosi një ndalim për operacionet e ndryshimit të seksit, terapitë hormonale dhe bllokuesit e pubertetit për të miturit.

- Publicitet -

Musk nuk është i panjohur për polemika, pasi ka nxitur debate për çështje që variojnë nga përemrat te vaksinimin i detyrueshëm e deri te racizmi kundër të bardhëve.Postimi i tij për procedurat e ndryshimit të seksit për të miturit mblodhi rreth 9 milionë shikime në shtatë orë.

Florida është ndër shtetet, mes dhjetërash të tilla të kontrolluara nga republikanët që kanë vendosur kufizime në procedurat e ndryshimit të seksit për fëmijët. Kritikët e një legjislacioni të tillë i kanë dënuar ndalimet si sulme ndaj të rinjve transgjinorë.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, u ankua javën e kaluar se më shumë se 50% e fëmijëve transgjinorë amerikanë në SHBA jetojnë në shtete ku qasja e tyre ndaj ‘kujdesit shëndetësor që konfirmon gjininë’ ka humbur ose është nën kërcënim.

“Ky është një sulm i rrezikshëm ndaj të drejtave të prindërve për të marrë vendimet më të mira të kujdesit shëndetësor për fëmijët e tyre,” u tha Jean-Pierre gazetarëve në një konferencë për shtyp. Ajo shtoi, “Fëmijët LGBTQI+ janë elastikë. Ata janë të fortë, ata luftojnë. Dhe ne do i mbështesim. Kjo administratë do kujdeset për ta.”

Musk ka folur më parë kundër procedurave të ndryshimit të seksit për të miturit, duke thënë se fëmijët shpesh ‘ushqehen me propagandë nga të rriturit’ dhe nuk duhet t’u jepen trajtime të tilla.

“Çdo fëmijë kalon një krizë identiteti përpara se të kristalizohet personaliteti/identiteti i tij. Prandaj, ne nuk duhet të lejojmë operacione të rënda, të pakthyeshme ose barna sterilizuese për të cilat ata mund të pendohen deri në moshën 18 vjeç.”

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 500 mijë protestues në Madrid për krizën e banesave
  • Gjashtë dekada negociata, Greqia i dorëzon Bullgarisë eshtrat e Car Samuilit
  • Shenjtores që iu kthye trupi
  • FIDELIO, kodi që nga Vlora na çoi tek Vlera
  • I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Qytete pa Qytetarë
  2. demo on PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit
  3. Anonymous on Qytete pa Qytetarë
  4. Pafilter on Skandali HILA, hijet e një praktike të sëmurë në shoubizin shqiptar
  5. Pa filter on Skandali HILA, hijet e një praktike të sëmurë në shoubizin shqiptar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?