Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Emigrimi i paligjshëm, BE: Kufizim vizash për vendet që nuk bashkëpunojnë për t’i rikthyer!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Emigrimi i paligjshëm, BE: Kufizim vizash për vendet që nuk bashkëpunojnë për t’i rikthyer!
AktualitetBote

Emigrimi i paligjshëm, BE: Kufizim vizash për vendet që nuk bashkëpunojnë për t’i rikthyer!

Published: January 26, 2023
Shpërndaje

Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që të kufizojnë vizat për vendet që nuk bashkëpunojnë për të rikthyer emigrantët që shkojnë në Evropë nga vendet e tyre.

Gjatë takimit në Stokholm  të ministrave të Emigracionit në BE,  u diskutuan kufizimet e vizave dhe një koordinim më i mirë brenda bllokut për kthimin në vendet e origjinës të emigrantëve pa të drejtë azili në Evropë.

Komisioni Evropian propozoi hapa të ngjashëm për Irakun, Senegalin dhe Bangladeshin, ndërsa dy zyrtarë të bllokut thanë se është përmirësuar bashkëpunimi me Bangladeshin për kthimin e emigrantëve. Sipas të dhënave të fundit nga Eurostat, shkalla e përgjithshme e kthimeve të bllokut gjatë vitit 2021 ishte 21% .

- Publicitet -

Ministrja suedeze emigracionit, Maria Malmer Stenergard foli për median para fillimit të takimit. Aktualisht Suedia mban presidencën e radhës të BE-së.

“Kemi një situatë serioze për sa i përket emigrimit në Evropë. Po vërejmë shtimin e prurjeve të parregullta. Gjatë diskutimeve për çështjet e brendshme do të përqendrohemi tek kthimi i atyre që u është mohuar azili në Evropë. Kjo është e rëndësishme dhe Evropa mund të veprojë më mirë”.

“I jam shumë mirënjohës presidencës suedeze që azili dhe emigrimi i paligjshëm janë sot në qendër të diskutimeve, sepse është e nevojshme, kur shikohen shifrat e viteve të fundit dhe ato aktuale, që vazhdojnë të rriten në Evropë dhe Austri në veçanti. Është e rëndësishme që të shtohet lufta kundër keqpërdorimit të azilit”, tha Gerhard Karner, Ministër i Brendshëm i Austrisë.

Rreth 160,000 emigrantë kaluan Mesdheun gjatë vitit 2022, sipas të dhënave të OKB-së, rruga kryesore për në Evropë për ata që largohen nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azinë Juglindore. Gjithashtu, rreth 8 milionë refugjatë ukrainas u vëndosen në Evropë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?