Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Emigrimi ilegal, ambasadori britanik: Do ktheheni në Shqipëri dhe s’do të shkoni më në Mbretërinë e Bashkuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Emigrimi ilegal, ambasadori britanik: Do ktheheni në Shqipëri dhe s’do të shkoni më në Mbretërinë e Bashkuar
KryesoreShoqëri

Emigrimi ilegal, ambasadori britanik: Do ktheheni në Shqipëri dhe s’do të shkoni më në Mbretërinë e Bashkuar

Published: October 26, 2022
Shpërndaje

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, në një dalje televizive foli për emigrimin e shqiptarëve drejt Britanisë, duke thënë se po marrin masa për ta adresuar këtë fenomen.

“Një apel për njerëzit që mendojnë të udhëtojnë, është të mos shkoni ilegalisht, mos bëni këto udhëtime të rrezikshme, mos e shkatërroni jetën tuaj. Do të ktheheni në Shqipëri dhe nuk do të mund të shkoni më në Mbretërinë e Bashkuar’, shprehet ai ndër të tjera, ndërsa shton se arsyet se përse shqiptarët zgjedhin të emigrojnë është se nuk kanë shpresë këtu.

Pjesë nga intervista:

- Publicitet -

Keni më shumë se një vit në Shqipëri si ambasador i Britanisë së madhe, a mund të na thoni sesi ju duket Shqipëria?

Kam pak më shumë se një vit që jam këtu dhe është një kënaqësi e madhe të jem me ju në fakt në ditën kur kemi një qeveri të re në Londër, por sigurisht që ne do të vazhdojmë qasjen që kemi pasur me Shqipërinë sepse kemi thelluar dhe zgjeruar marrëdhëniet tona dhe në fakt kjo tani po mbulon një gamë të gjerë fushash dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë qoftë në arsim, në kulturë, duke sjellë më shumë turistë në Shqipëri, duke sjellë më shumë biznese në Shqipëri.

Dhe unë mendoj se ne kemi një mundësi vërtet të fortë për ta zgjeruar atë marrëdhënie. Në përgjigje të pyetjes suaj, më ka pëlqyer shumë të udhëtoj nëpër Shqipëri, sepse në fakt Shqipëria ka një larmi të vërtetë kulturash. Është një vend relativisht i vogël, por në fakt, keni pika vërtet të forta në Veri në Jug.

Pikërisht fundjavën e kaluar, isha duke ecur në male, fundjavën para saj zbrita në bregdet. Dhe mund të shoh se Shqipëria ka atraksione të mëdha dhe potencial të madh për të ardhmen. Dhe dua të sigurohem që gjatë kohës sime këtu, gjatë viteve të ardhshme, ta bëjmë vërtet një të ardhme të ndritshme së bashku.

Ju thoni se Shqipëria ju pëlqen, por le të hynë direkt në temë. Janë të njohura pamjet shokuese të shqiptarëve me gomone drejt Britanisë. Përse po largohen shqiptarët? 

Pra, jam plotësisht dakord me ju. Është shumë shqetësuese që ky fenomen tani po ndodh me një shkallë dhe shpejtësi shumë më të madhe se më parë. Kemi parë mbi 12,000 shqiptarë që kanë shkuar deri tani këtë vit, kjo është shumë më shumë se disa qindra nga viti i kaluar. Dhe sigurisht, siç thoni ju, këto janë udhëtime të rrezikshme, ne po marrim masa për ta adresuar këtë fenomen në Mbretërinë e Bashkuar. Por gjithashtu duhet ta bëjmë këtë në bashkëpunim me partnerët tanë këtu në Shqipëri. Javën e ardhshme do të kemi një delegacion të nivelit të lartë të kryesuar nga koordinatori ynë i ri për Shqipërinë dhe këtë çështje që ka të bëjë me migracionin ilegal dhe synojmë të biem dakord për përgjigjen tonë kolektive se si do të reagojmë për ta trajtuar këtë çështje. Nuk është një çështje e lehtë, por është një çështje për të cilën duhet të punojmë vërtet së bashku. 

A keni informacion se sa është numri i shqiptarëve që ka arritur të kalojë dhe të mbërrijë në Britani?

Pra, migrimi është një fenomen global dhe siç thoni ju, ai i ka rrënjët prapa në kohë, shumë dekada, por vazhdon në forma të ndryshme çdo vit. Ka shumë migrime pozitive. Shumë njerëz shkojnë legalisht në Mbretërinë e Bashkuar për të studiuar, për të punuar, në fakt, vetëm këtë javë, kam diskutuar me studentët se si mund të aplikojnë për programin tonë të bursave Chevening, domethënë që studentët Master të shkojnë dhe nëse dikush dëshiron të aplikojë aplikimet janë ende të hapura deri në 1 nëntor. Por sigurisht që shumë njerëz shkojnë legalisht dhe kontribuojnë në shoqërinë britanike për shoqërinë shqiptare. Por problemi është se kur njerëzit shkojnë ilegalisht, ne duam të shohim të lulëzojnë lidhjet tona midis popujve tanë, por ne duhet ta bëjmë këtë në një mënyrë pozitive dhe ligjore.

 Kemi një numër konkret?

Është shumë e vështirë të thuash saktësisht se sa, sepse, sigurisht, kur njerëzit shkojnë ilegalisht, ata janë të paregjistruar. Ambasadori shqiptar në Londër vlerëson se mund të jenë rreth 150,000 shqiptarë me origjinë shqiptare dhe ky është një numër i konsiderueshëm dhe mendoj se është në rritje dhe sigurisht kjo ka qenë një nga arsyet pse më shumë njerëz kanë shkuar këtë vit,  sepse kanë lidhjet familjare tani në MB.

Cila është kjo arsye?

Pra, arsyeja është shumë e ndërlikuar. Dhe mendoj se ju mund ta dini më mirë se unë pasi i keni ndjekur ata për shumë vite më shumë se unë. Por unë shoh që ka një sërë faktorësh padyshim, lidhjet familjare, mungesa e zhvillimit në disa nga fushat që do të thotë se ka pasur fokus të pamjaftueshëm në zhvillimin e aftësive dhe vendet e punës dhe për këtë arsye, në fakt njerëzit ndiejnë presionin për t’u larguar. Sistemi ynë duhet të forcohet sepse qartësisht për momentin njerëzit janë në gjendje ta shfrytëzojnë atë në një mënyrë të pamenduar. Ne duam të jemi një komb mikpritës për ata që kanë më shumë nevojë. Por për ata që shkojnë në punë, këtë duhet ta bëjmë me rrugë ligjore. Ne do të marrim një sërë masash për të bërë një ndryshim. Së pari, padyshim, ne duhet të forcojmë sistemin tonë, por edhe të marrim masa të zbatimit të ligjit kundër atyre që do të shkojnë në rrugë Ilegale. Një apel për njerëzit që mendojnë të udhëtojnë, është të mos shkoni ilegalisht, mos bëni këto udhëtime të rrezikshme, mos e shkatërroni jetën tuaj. Do të ktheheni në Shqipëri dhe nuk do të mund të shkoni më në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo që duam të shohim është që njerëzit të mund të udhëtojnë legalisht dhe të përdorin rrugë legale për këtë, por edhe të kenë mundësi këtu. Dhe kjo është arsyeja pse këtë muaj, unë nisa programin tonë të ri, “Perspektiva të reja për qarkun e Kukësit”, i cili do të ofrojë aftësi dhe vende pune në të gjithë atë qark. Dhe ne duam ta zgjerojmë atë dhe me të vërtetë ta bëjmë diçka në mënyrë që njerëzit të kenë zgjedhje për të qëndruar, ata mund të shkojnë në MB për të studiuar, të kthehen dhe të punojnë këtu, zgjedhje të ndryshme që njerëzit mund të bëjnë dhe unë mendoj se kjo është diçka që ne të gjithë duhet ta bëjmë të punojmë së bashku për t’u dhënë njerëzve shpresë sepse mendoj se një nga arsyet ka qenë mungesa e shpresës që njerëzit mund të kenë sukses këtu në Shqipëri dhe për këtë arsye ata ndjejnë se duhet të largohen.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • I padituri says:
    October 26, 2022 at 6:37 pm

    Edhe ju z. Ambasador duhet t’u tregoni te verteten shqiptareve perse emigrojne masivisht! Cfare nuk shkon nga qeverisja ne vend! Thoni te verteten, a vjedhin kompanite e huaja nga nafta shqiptare? Si mund ta pranojme ne kapitalizem aktivitete me humbje per vite me radhe ne sektorin e naftes etj? Kete thuajni shqiptareve!
    Juve ju pelqeka pejsazhi i Shqiperrise, faleminderit. Thuaja shqiptareve, a eshte kjo mundesia kryesore ne ekonomine e Shqiperise? A jeni dakord ju z. Ambasador se me nderhyrje nga jashte jane anulluar dy hidrocentrale mbi Vjose, vetem se te huajt futin hundet ne Shqiperi duke e dashur kete lume te “virgjer”?
    Faleminderit!

    Reply
  • Prisni se akoma nuk keni pare gje. says:
    October 27, 2022 at 12:13 am

    Ambasador Mut-King t’u hash carin shqiptareve nuk ke se cfare t’u besh.
    Merru me kryeministrin indian Rishit ku GB eshte kthyer ne shtetin e 29 te INDISE, jeni mbushur me zezake, arabe, indiane e aziatik, t’a kesh per nder qe te vijne shqiptaret se do te permiresojne rracen qe ka degjeneruar dhe eshte nxire ne Mbreyerine qe na permend.

    Reply
  • Antidiplomati says:
    October 27, 2022 at 7:27 am

    Esht ambassador i Britanis ai nuk e le veten ta lidhin para qerres me gjith perpjekjen e moderatores me te shemtuar qe ka pat nojher media shqiptare ! Pyetja vertet ishte ” c’na thoni per exodin e vertet “Qellimi ishte ta sjell me pahir ambasadorin te flas keq!! Se hengri se s’ka trut e laraskes shaliane!

    Reply
  • Qiqra në hell says:
    October 27, 2022 at 8:43 am

    Filloi dhe qy të japë receta të gjithëduturish. Flet për “punë të mira, bisnese dhe të ardhme të ndritura së bashku (jo me ty o popull por me njëzit e tyre).

    Reply
  • Qiqra në hell says:
    October 27, 2022 at 8:54 am

    Filloi dhe qy të japë receta të gjithëditurish. Flet për “punë të mira, bisnese dhe të ardhme të ndritura “së bashku” (jo me ty o popull por me njerëzit e tyre). Ec e mos u beso të gjithëditurve që vënë epitete “non grada” për të huaj, i inakuzojnë ata pa fakte për korrupsion dhe i hedhin poshtë shërbëtorët e tyre pasi i kanë shtrydhur si limoni.

    Reply
  • Sako says:
    October 27, 2022 at 12:18 pm

    Emigrimi i shqiptareve eshte nje plage e madhe e vendit tone te cilen ia hapi klasa ignorante [politike e pardesybardheve te Ramiz Alise (partite politike jane krijesa handikape te KQ te PPSHse). .Qeverite ignorante shqiptare per 30 vjet nuk kane bere ABSOLUTISHT asgje per te zhvilluar ekonomine (bujqesine dhe industrine), pasi i nxorren themelin asaj qe populli ndertoi me gjak, djerse e lot per gjysem shekulli.
    Shqiperia u drejtua nga xhambaze pa asnje vizion per te ardhmen e pa asnje njohuri per ta futur krete vend ne rugen e perparimit. Shqiperia nuk mund te behet “si gjithe Evropa me kete klase sharlatanesh politike qe po e sundojne prej 32 vjetesh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  • Zgjedhjet në Kosovë, Marta Kos: Partitë të bashkohen për të ndërtuar stabilitet institucional
  • Rama ndan foto të pankartave nga protesta: Rroftë mememania, më argëton kreativiteti i tyre
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën në Spitalin e Traumës i plagosuri

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  2. Nje hallexhi qe vete e di... on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën
  3. TRENI on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  4. demo on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  5. Buronjat e Kucit te Laberise on “Lufta hibride” si alibi për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?