Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Emir Qafa, figurë rrezatuese e arsimit në Skrapar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Emir Qafa, figurë rrezatuese e arsimit në Skrapar
Kulture

Emir Qafa, figurë rrezatuese e arsimit në Skrapar

Published: June 13, 2023
Shpërndaje

Zylyftar Hoxha

 

Të shkruash për historinë e arsimit në Skrapar dhe të mos shkruash për Emir Qafën, është njëlloj sikur nuk ke bërë asgjë dhe nuk ke thënë asgjë.

- Publicitet -

Nuk ka njeri në Skrapar apo nga Skrapari, grua apo burrë 50 vjeç e lart, të mos e ketë njohur apo të mos ketë dëgjuar për të. Ai ishte një personalitet, një figurë e njohur publike i një periudhe kohore prej gati  40 vjetësh, nga viti 1953 deri në vitin 1990 që kishte lëvizur në të gjithë krahinën, por që kishte ndenjur më shumë, ishte Radëshi  dhe Bogova, vendi i fundit nga u transferua pas 20 vjetësh në të.

Kishte mbaruar për histori, por ishte specialist i matematikës dhe fizikës. Një mësues i rrallë, i gjithanshëm, që gjeneronte energji pune mësimore me një takt dhe kujdes pedagogjik si askush tjetër.

Erdhi në Skrapar me arsim të mesëm, dhe për të lartin me korrespondencë, iu deshën me dhjetëra letra drejtuar Komitetit Qendror dhe Enver Hoxhës, deri sa e mori me nota të shkëlqyera.

Në aspektin pedagogjik, si metodist didaktik, Emiri nuk kishte një të dytë në Skrapar. Kolegët e quanin me shaka Makaranko, që ishte “babai” i pedagogjisë ruse, dhe që shkolla shqipe zhvillohej në atë kohë me ato parimet psiko-pedagogji të tij dhe të shkollës ruse.

Shumë nxënës të tij, u bënë mësues, u bënë kolegë me Emirin, por gjithmonë e ruajtën distancën dhe diferencën me të. Sepse ai nuk ishte mësues nxënësish, por ishte mësues mësuesish.

Adem Hysenbelliu, një ish nxënës nga Radëshi, ku Emiri qe disa vjet mësues, thotë:

“Jo të gjithë nxënësit e presin më gëzim dhe entuziazëm orën e matematikës, por më besoni, se Emiri na e bënte këtë orë nga më të dashurat dhe më të bukurat e ditës, sa mezi e prisnim të gjithë orën e tij”.

Ai ishte instrumentist muzikor me fizarmonikë në shfaqjet artistike të grupeve amatore, ishte futbollist kalibri në skuadrën përfaqësuese të qytetit të Çorovodës, ishte qitës, gjuetar dhe peshkatar i pakonkurrueshëm.

Por, mbi të gjitha, ishte njeri i dashur, i respektuar, i gjendur në të mira dhe të këqija te kolegët dhe te të gjithë ata që e njihnin. Të gjithë, të vegjël e të mëdhenj i thërrisnin “Xhaxhi”.

Nuk e lejoi në asnjë rast, sa qe në Skrapar, ta kritikonte apo t’i bënte vërejtje njeri.

E ka quajtur veten të lumtur kush ka patur fatin të punojë krah tij, jo vetëm në pikëpamjen profesionale, por edhe në atë etike.

Model në veshje, në krehje, në sjellje, model në marrëdhëniet me nxënësit, në shpjegimin e mësimit. Ishte nga mësuesit më të përgatitur që në punë gjente kënaqësi. Më shumë se nxënësit, atë e donin prindërit, aq i dashur, aq popullor ishte. Të vetmin vlerësim që ka marrë, sido i vonuar, është ai i vitit 1996, ka ai ka marrë titullin Mësues i Merituar, me propozim të Drejtorisë Arsimore Skrapar.

Edhe pse i tillë, ai u vlerësua vetëm nga kolegët, nga nxënësit dhe prindërit e tyre, nga populli i thjesht, por jo nga organet e pushtetit, të cilët e shikonin vëngër, si  i “deklasuar”, nuk i jepnin shtëpi, nuk i jepnin të drejta studimi për për fëmijët, nuk i thoshin një fjalë për atë punë aq të mirë dhe aq të pastër që bënte.

Emiri ishte pinjoll i familjes së madhe dinastike Qafa në Berat, një familje fisnike, me pasuri, me vlera të spikatura dhe njohje jo vetëm brenda qytetit të Beratit, por edhe në Skrapar dhe në të gjithë Shipërinë e Mesme, ku i çonte puna, marrëdhëniet tregtare, si dhe marrëdhëniet miqësore dhe familjare.

Ai ishte i biri i Myrto Qafës, komandant i xhandarmërisë së Beratit, post në një kohë të vështirë lufte, që menjëherë pas çlirimit atij i kushtoi burgun. Por që nuk u dënua shumë, falë letrave dhe kërkesave të opinionit publik, por edhe të ish-komandantëve partizanë të zonës, që provonin të kundërtën, se, edhe pse i veshur dhe me post të lartë xhandari, Myrtoja kishte punuar për Lëvizjen Çlirimtare, duke nxjerrë komunistë nga burgu, duke ndihmuar në ilegalitet me armë partizanët.

Sidoqoftë njolla biografike ngeli dhe atë e vuajtën jo vetëm Emiri, por edhe e motra, Pranvera, kunati, Qerimi, djali i xhaxhait, Tomorri, të cilët gjithë jetën e tyre aktive e bënë në Skrapar gjysmë të internuar.

Por e vuajtën edhe të tjerë të rinj beratas me “cene në biografi”, që u suallën në atë kohë në Skrapar, si Abaz Lumani, Tokli Salepi, Ylli Ruli, Lejla Mehqemeja, Kontesha Xixo etj. etj.

Por le të kthehemi tek Emiri.

Ashtu siç qe vetë, një fat qiellor i kishte qëlluar, kur kishte lidhur jetën me Dallëndyshen, një vlonjate trime, një zonjë e vërtetë, që jo vetëm nuk i cenoi atë jetë të mbushur plot pasione, gjallëri dhe energji Emirit, por, përkundrazi, e kuptoi dhe ia forcoi edhe më tej ëndrrat, idetë qëllimet dhe pasionet e tij.

Ndërtuan bashkë disa fole, disa shtëpi, ku u ra të punonin, të thjeshta, praktike, jo të bukura kush e di, por funksionale dhe të ngrohta, si çerdhe zogjsh, ku u rritën tre fëmijët e tyre, Zina, Astriti dhe Aleksandri. Ndoshta fëmijët nuk e meritonin këtë jetë të vështirë, boll kishin vuajtur prindërit e tyre, megjithatë ajo iu bëri mirë dhe i bëri të mirë, që më pas të ndërtonin jetët dhe familjet e tyre me djersë, nder e dinjitet si prindërit e tyre.

Ishin vitet ’90, kur Emiri doli në pension në Berat, ishin vitet kur po frynte një erë e re, kishin filluar lëvizjet demokratike. Natyrisht, ai që kishte hequr aq shumë një jetë të tërë, nuk mund të rrinte duarkryq.

U vu në krye të këtyre lëvizjeve. Në zgjedhjet lokale të vitit u zgjodh zëvendëskryetar i Këshillit Bashkiak dhe pas një viti u zgjodh kryetar i Këshillit Bashkiak të Beratit.

Për aq pak kohë, që qe në këtë detyrë, atij iu dha rasti fatlum të shpaloste edhe një herë vlerat dhe virtytet e tij njerëzore, të cilat, pa pritur, nga një vdekje e parakohshme, u ndalën, megjithatë gjurmët e tij të pashlyera për Beratin dhe Skraparin mbetën pas për të mos u harruar kurrë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë
  • Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mykonos’

Komentet e Fundit

  1. MH on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. demo on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  3. Ethem Lalaj on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  5. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?