Redaksionale Dita
Pamja e Ilir Metës pas 20 muajsh në qeli ka ndezur një valë emocionesh në publik. Komentet janë mbushur me keqardhje, me një lloj ndjeshmërie që rrallë shfaqet në diskursin publik shqiptar për politikanët.
Është e kuptueshme dhe njerëzore. Po shohim një fytyrë të plakur nga burgu që dikur projektonte forcë pushteti. Secili ka të drejtë të ndiejë. Madje është shenjë shëndeti që ndjen.
Por emocioni nuk duhet të zëvendësojë kujtesën. Empatia nuk është problem. Harresa është.
Ilir Meta ndoshta është sot një individ në një moment të vështirë. Por ai ka qenë një aktor i rëndësishëm i tranzicionit shqiptar, në qendër të pushtetit për dekada. Është përballur me akuza të forta publike ndër vite. Dihet për çfarë.A duhet ta harrojmë këtë kontekst për shkak të një ndjesie fotografike? A duhet ta reduktojmë historinë në një moment?
Ka qenë në burg, jo me pushime. Keqardhja ekziston. Por ajo nuk duhet ta ndikojë mënyrën si gjykohet e shkuara.
Pamja e sotme nuk fshin një karrierë dhe ato që kanë ndodhur gjatë saj.
Mbi të gjitha, ndryshimi fizik nuk është provë për fajësi apo pafajësi.
Shoqëritë që lëvizin me valët e emocioneve janë të lehta për t’u manipuluar. Në shoqëri të tilla sot empatia mund të zbusë një figurë të lidhur me krimin apo korrupsionin. Po nesër zemërimi mund ta demonizojë po aq shpejt atë apo dikë tjetër.
Në të dy rastet, mungon qëndrueshmëria.
Ndaj drejtësia dhe gjykimi publik duhet të varen nga faktet. Mes njeriut dhe figurës politike duhet bërë dallim.
Është e drejtë të shohësh njeriun dhe të ndiesh për të. Është po aq e domosdoshme të mos harrosh figurën publike dhe përgjegjësinë që ajo mbart. Këto dy dimensione duhet të bashkëjetojnë, pa e zëvendësuar njëra-tjetrën.

Dita

Sakte!
“Ka qënë në burg e jo me pushime” – shkruhet në artikull.
Pse vihet theksi ke kjo “hipotezë”? Që lexuesi të supozojë të kundërtën?
Nuk përjashtohet mundësia që like floriri ta ketë plakjen e parakohshme nga luksi, dhe jo nga burgu.
Kur shikon kete foto, te kaplon nje ndjenje meshire per kete “viktime”, por t’mos harrojme se per korrupsionin galopant te ketij individi, ne shesh, u vrane kater “kokepalare”! Te mos harrojme se ketij individi te zbritur nga malet e Skraparit shoqeria jone i dha mundesira te pakufizuara, deri postin me te larte te shtetit, ate te presidentit, por qe rezultuan te pajustifikuara nga ana e tij. Karshilleku qe ai beri ketij populli ishte i pashembullt. Ne nje kohe kur ky milet bente perpjekje per egzistence, ky dhe bashkshorja e tij i benin karshillek ketij populli, duke u mburrur dhe englendisur me macen e tij Sasha (ky emer rus mund te jete edhe rastesi !), dhe bashkshortja e tij mburrej para miletit me sarajet ne bregdet dhe me nende halete, per vete dhe per macet. Bashkeshortja e ketij “presidenti” nuk la oficine austriake , qe me shuma te konsiderushmene te kryente nje “remont kapital” per ta transformuar veten, nga nje karakatine, ne nje kukull seksi. Meshira eshte nje ndjenje njerezore, por per te penduarit dhe jo per ata qe nuk kane asnje fare pendese cfare kane kryer ne kurriz te popullit kur ishin ne majat e pushtetit. Drejtesia duhet te veproje pa meshire.
Bedel jimit, këtij sejneni të verëdeklaruar të palloshit “extra large”, ma sa duket banakjerja nuk ja ka vënë mbi pjatë akoma sufllaqen e rezervuar enkas për të. Është akoma herët të lëpijë buzët, e nga padurimi të poston kodra pas bregu. Thotë që ishte shqqëria jonë (?!) ajo që i dha like floririt mundesira te pakufizuara, deri postin me te larte te shtetit, ate te presidentit. Por a ka mbetur gomar socialist ta besojë këtë mufkë prej adoleshenti qurrash, kur gjithkush tashmë e ka të qartë si drita e diellit, se postin e presidentit likja e morri si dhuratë pikërisht nga dora e personit, të cilit ai i lëpihet dhe i stërlëpihet.
D`akord me parafolesit.
Dakort dhe me ty, edhe pse s’the agjë prej gjëje.
Pak e kan per ate që i kan ber Shqiperis ky Sala, Tosi, e se fundmi Rama, Veliaj, Bewja e kompani
Ketij i shkon per shtat shprehja (me falni)Kur evgjiti u be mbret leu bythen me vaj.Kam degjuar Gjuzin qe thosh se kish nje byrektore dhe keta bur e grua shkonin dhe mernin byrek 20 lekesh.Mirpo kur qerozit i doli lesht ,keta nuk mbaheshin nga luksi.Dy gjera do kujtoj qe ky eshte treguar idjot dhe besoi ne pavdekesi.1-Kur festoi nje ditelindje ne lalez ,e beri qe dhe nje sheik arab do ja kish zili.Palma te cuara me helikopter,shampanj,havjar e shume luks i tepruar per kohen 2-Intervista e gruas se tij te gazetarja Meco .A kish nevoje te permendete dhe banjen e maces?Nuk jam kunder pasuris .Kush e ka ta gezoje ,po keta ishin dy nenpunes shteti dhe kjo kerciste.Tani na ben shqiponjen me duar dhe na shet patriotizem.Nuk me ngjall meshire po neveri
MONSTRAT me ne fund e zbulojne fytyren e vertete.
Postoni komentin tim!
Ky njeri mori fund kur hodhi jasht parlamentit 19 deputete dhe Anulloi Zgjedhjet Lokale..Me keto veprime rrezoi cfare kishte arritur ne 30 vjet.Ky eshte i vdekur i pakallur sot ne politike.Ata 4 deputete jane te Berishes.Zgjedhjet e ardhme perfundon me 0 deputete,si parti e nard ndokes.
Nuk ja beri as gruaja,as Luli,E beri vete. Burgu eshte lule para kesaj katastrofe.
Përshëndetje të gjithëve shqipëtarëve që më kuptojnë,
Vendi im është në udhëkryq, kjo në saj të politikës( antikombëtare) të interesave familjare dhe të lavdisë personale të politikanëve që e udhëhoqën për 35vjet.
Gjyshërit punëtorë e të ndershëm, në profesione të ndryshme u ndanë nga jeta në kushte mjerane, prindërit tanë që donin të jetonin me dinjitet dhe njërëzllik po ropaten për të na rritur duke u punësuar për 12_14orë në ditë,
adoleshenti punon që në shkollë (15vjeç) për të ndihmuar familjen (si në kohën e Ahmet Zogut(1938),shqipëria po shpopullohet nga Shqipëtarët, viti 1997vrau shumë shqiptarë dhe të rinj po ashtu ngjarja në Gërdec, po ashtu 21janari mes bulevardit për të mos përmendur largimet nga puna jo je i majtë, jo je i djathtë, për të mos folur edhe për sistemin e drejtësisë në të cilën gjërat shkuan në anarshi totale.
Kush e grabiti floririn në Krrabë, kush i grabiti gurore, kush i bëri marveshjet me Çekët për KESh, kush ishte kryeministër në moshë të re, kush ishte
kryetar kuvendi, kush ishte president, kush e ngriti pasurinë mbi djersën e gjakun e këtij populli?
Si e drejtoi këtë vend, sa shumë e vlerësoi ky popull?
Ky (që është i pari) dhe shumë politikanë si ky, ligji duhet të veprojë si në çdo qytetar pa asnjë ekuivok.
Nëse e duam përparimin e Shqipërisë dhe të ardhmen me dinjitet të shqiptarëve duhet të zbatohet ligji dhe vetëm ligji, apo harruam ne se si u dogj një i burgosur politik, si vrau veten një i pamundur ekonomikisht për të shlyer energjinë elektrike dhe jo pak raste të heshtura si këto.
Humbja e kujtesës është tragjedia më e madhe e një kombi.
Harresa është vdekja e popujve.
Empatia eshte te vesh veten ne vend te tjetrit.
Empatia eshte per te singjashmin.
Kush ka vjedhur dhe ka vrare ka empati per vjedhesin dhe vrasesin. Ose iu flet ne vesh e ardhmja e mundshme.
Te tjeret ndjejne urrejtje e kerkojne deri denim me vdekje, ndjejnë percmim e neveri qe meriton vuajtje gjithe jeten ose nuk ia u ndjen hiç e ia lene ne dore Zotit.
Empati. Pffff!
Hajt t’i bejme te gjithe pis e te qetesojme ndergjegjen!
Apsolutisht, Ilir Meta po ta lejonte ligji,duhet te vinte para plumbit, trajtimi cnjerezor e sidomos mesazhi i diktatorit per popullin eshte i frikshem. Problemi eshte Edi Rama diktatori dhe vecanerisht Olsi Rama kordinatori i grupeve mafioze.Ajo qe esht jashtezakonisht vrastare per shqiptarine eshte percaria ekstreme politiko-fetare.PD ngjtur me Xhamine ,PS ngjitur me kishen.mundet rastesi?Por a mund te ndodhe ndonjehere qe kryetar PDeje te zgjidhet nje ortodoks dhe kryetar PSeje te zgjidhet nje myslyman?????????? Ngrihuni shqiptare se po vdes SHQIPTARIA!
Even so:kjo tregon nivelin karagjoz te gjykates shqitare!
O “antishqipkar”, diktatori, kryetari i PS (PPSH), ishte mysliman, e pas Ednivit jam i sigurt që do të vijë një mysliman. Keto budallallëqet xhamia, kisha, janë siç thashë, budallallëqe. Ndarja PD-PS nuk eshte aq fetare, sesa krahinore, ose me sakte ishte, se cdo gje e keqe e ka një të mirë, dhe ato janë tani që dy dyja banda interesash ekonomike që nuk e pyesin për Jug e Veri.
Ca eshte Empatia o Dita
Na hapni barkun cdo Dite me keto ” Redaksionale” te peshtira.
Empati, apo simpati? Na e jepni dot pergjigjen?
Apo Keqardhje, sic i thone ne Shqip?
Se, po te flisni shqip, nuk do derdellisni si idiote te perhershem.
Po te ishit Engleze, do thoshit “Simpatia”
Beni pak detyrat e shtepise, si ne klase te peste..
Vetem aq te beni, dhe do filloni te kuptoni pak nga gjuha dhe zhvillimi mendor
Fytyra e Metes eshte fytyra e brendshme e shpirtit
Ne Pleqei njeriu i lig shemtohet
Njeriu i mire, shenjterohet
Eshte e qarte qe termi Epathi ( empati ) eshte perdorur pa vend ne komentin e DITES. Por komentuesi i eshte shmangur perdorimit te fjales keqardhje.
Nuk mund te kete keqardhje ne kete rast konkret. Madje ishte nje zgjedhje e turpshme e bere nga Top Channel, duke e vene Monika Meten ne stolin e komentueses se nje programi qe ka nje audience jo te zakonshme. Ky ishte nje lloj rehabilitimi, apo nje lloj karshilleku, ne nje kohe qe ajo dhe i shoqi po ndiqen ligjerisht per korrupsion te permasave te medha.
Ne fakt korrupsioni i ketij çifti te tmerrshem, eshte i dukshem e i padukshem. Hetimet nuk kane kapur as perqindjen me te vogel te vjedhjeve dhe mashtrimeve qe te dy keta, por edhe veç e veç kane kryer ne kurriz te taksapaguesit shqipetar. Me parate e vjedhur keta ngriten nje ” Parti ” me te cilen luajten dhe realizuan interesat e tyre grabitqare.
Nuk ka punonjes, drejtues, apo personazh qe eshte emeruar nga LSI ( kupto keta te dy ) qe te mos kete dorezuar pjesen tek Iliri dhe Monika.
Kane vjedhur te gjithe drejtuesit qe nga ndryshimet e deri me sot. Perfitoi deri diku Xhoi, vodhi Liria, Argita, saqe i nxorren edhe Non Grata familjarisht, vjedh Linda gjithashtu. por ne rastin e çiftit Meta, pati nje veçori, ata u angazhuan te dy njekohesisht si njerez te politikes, drejtues politike, deputete, drejtues te institucioneve qeveritare etj. Pra nese grate e tjera perfituan nen hijen e burrave te tyre, keta te dy vrisnin e prisnin bashkerisht por edhe secili ne juridiksionin e vet.
Keta ndertuan skema te mirfillta vjedhje dhe korrupsioni me njerez konkrete, me prova konkrete etj. SPAK-u nuk ka patur deshiren, apo nuk ka dashur te thellohet ne krimet qe te dy keta burre e grua i kane kryer ne kurriz te Shqiperise dhe shqipetareve.
Fotoja e Ilir Metes eshte ne fakt fytyra e qarte e Regjimit Rama.
Se Ilir Meta nuk u korruptua kur doli nga Presidenca ne 2022 ku e dergoi Rama, por ishte i korruptuar.
E si te tille pra, te korruptuar, Edi Rama e beri Kyetar Kuvendi e pastaj Kreun e Shtetit, ama te Shtetit tij plot me korrupsion brenda.
E kur Ilir Meta ne dalje nga Presidenca shpalli opozitarizem ndaj Shtetit Rama, ky i fundit e arrestoi brutalisht ne bulevard e brutalisht e mbajti ne burg pikerisht per ti bere keto foto si per ti futur frike te gjithe atyre qe kerkojne ta sfidojne.
Kaq eshte historia, nje tipike histori Regjimesh. Qe edhe nje sherbetor i binduri tij si Mero Baze ka arritur ta zbuse ca duke e emeruar “Regjimi Ulsiut” (!)