Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Arrestohen 4 persona në Sarandë, do merrnin peng një 49-vjeçar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > EMRAT: Arrestohen 4 persona në Sarandë, do merrnin peng një 49-vjeçar
AktualitetKronike

EMRAT: Arrestohen 4 persona në Sarandë, do merrnin peng një 49-vjeçar

Published: January 5, 2024
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se katër persona janë vënë në pranga, pasi të armatosur kanë tentuar që të rrëmbejnë një 49-vjeçar.

Në pranga kanë rënë Juljan Brinja, Sandri Brinja, Gjergji Prenga dhe Angelos Tsimperis. Këta persona me armë dhe me një mjet kanë planifikuar rrëmbimin e një 49-vjeçari për motive të dobta.

Njoftimi i Policisë: 

- Publicitet -

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale, falë inteligjencës policore dhe reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë. Të armatosur me armë zjarri pistoletë, me qëllim rrëmbimin e një 49-vjeçari, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 4 shtetas. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, automjeti dhe lidhëse plastike që do të përdoreshin për këtë ngjarje.

Falë inteligjencës policore dhe si rezultat i hetimeve të thelluara që po kryhen intensivisht në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për të zbardhur ngjarjet kriminale të ndodhura së fundi dhe për të parandaluar ngjarje të tjera të mundshme kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, duke vlerësuar edhe informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.

Ditën e djeshme, në rrugën “Skënderbeu”, në lagjen nr.1, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas adiministrimit të informacionit, kanë ndërhyrë menjëherë duke ndaluar automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. T. dhe pasagjerë shtetasit J. B. dhe S. B. (vëllezër) dhe Gj. P. Gjatë kontrollit në automjet, në vendin e pasagjerit ku qëndronte shtetasi J. B., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe lidhëse plastike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit J. B., 28 vjeç, S. B., 27 vjeç, A. T., 20 vjeç dhe Gj. P., 29 vjeç, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”. Këta shtetas dyshohet se në kërcënimin e armës do të rrëmbenin një shtetas 49 vjeç, banues në Sarandë, për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Serbia rrëzon Vuçiçin, studentët nga protesta në pushtet
  • Portreti i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
  • Reagimet e para nga jashtë pas fitores së Listës Studentore në Serbi
  • E FUNDIT: Lista Studentore fiton zgjedhjet në Serbi. Në pushtet nga 2012, Vuçiç pranon humbjen
  • Media italiane: Meloni po konsulton dorëheqjen me aleatët

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë
  2. K R on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë
  3. Antishqiptari on Media italiane: Meloni po konsulton dorëheqjen me aleatët
  4. Kujtimi on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë
  5. Emigranti on Rama, me “paketë” të re kundër protestave: 500 mijë gjobë të rrish në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg për maskë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?